• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kazanë, platforma dhe makina plehrash të përdorura; ECO Tirana tenderon miliona euro për gjëra skarco!

15:48 : 18/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Bashkia e Tiranës shpenzon dhjetëra miliona euro në vit për të pastruar territorin, atë në qytet dhe Njësitë Administrative. Pa llogaritur koston e Inçeneratorit, janë bërë një mori tenderësh për zona qendrore, lindore, jugore apo edhe veriore. Një grusht kompanish kanë fituar këto procedura, ndërkohë që këto kontrata mbivendosen edhe me “ECO Tirana”, një kompani me kapital gjysëm shtetëror, ku Bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve dhe italianët 49 %.

Gjithmonë ka pasur dyshime për këtë bashkëpunim, duke njohur edhe precedentët përtej Adriatikut, ku mafia ka futur gjithmonë “duart” te tenderët e pastrimit. Por, sa para shpenzon kjo kompani? Nga një vëzhgim i BoldNews.al rezulton se kjo kompani tenderon çdo vit dhjetëra miliona euro, duke blerë makineri dhe pajisje për pastrimin e Tiranës. Por, nga vëzhgimi rezulton se shumica e makinerive, kazanëve apo pajisjeve janë të vjetra. Pra, një kompani që pastron plehra, po blen “plehrat” e vendeve të tjera, për ti instaluar në Tiranë.

Njoftimet e ECO Tirana për blerje të kazanëve të përdorur

Redaksia e BoldNews.al bëri një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik për tenderët e shpallur dhe ata që ka në planifikim ECO Tirana. Për një kohë të shkurtër, janë hapur dhjetra procedura. E nisim nga procedura “blerje mjete për inerte”, me një fond limit 18 milionë lekë të rinj. Procedura e radhës është “blerje platformë e përdorur për mbledhjen e inerteve” me një fond 12 milionë lekë të rinj. Pra, pajisje të përdorura! Ndërkohë procedura e radhës me vlerë 12.8 milionë është pajisje për ujë të ftohtë “në automjetin e përdorur Euro 5”.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Tenderi i radhës është “blerje mjet transport kazanësh” me një fond 36 milionë lekë të rrinj. Kërkohen të “blihen kazanë të përdorur 1700 lt”. Po përse kazanë të përdorur? Nga do të vinë këto plehra për të mbajtur plehra? Fondi për këto kazanë të përdorur është 30 milionë lekë. Me një fond 32 milionë lekë do të blihen koshë të rinj 25 litër, ndërkohë gjysëm miliona euro do të spenzohen për blerje kompaktues me dy akse.

Njoftimet e ECO Tirana për blerje të kazanëve të përdorur

Lista vijon me tenderin 97 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro, për komaktues me 3 akse. Gjithashtu kërkohen edhe të blihet një autobot i ri 10.000 litra në shasi të përdorur me shirit anësor për korsitë e biçikletave. Për këtë autobot do të shpenzohen 50 milionë lekë. Kërkohet edhe autokarro skarabil me vinç merimangë për 68 milionë lekë, apo sërish blerje kompaktues me fond 313 milionë lekë të rinj, ose rreth 3.2 milionë euro. Shpenzimet vijojnë edhe me tenderin “blerje kazanë të rinj hekuri 1700 lt me kapakë HDPE në dy pjesë” me një fond 187 milionë lekë të rinj. Gjithashtu do të shpenzohen edhe 10 milionë lekë për vajra minerale dhe graso për motorrë.

Tenderët s’kanë fund te ECO Tirana, pasi do të shpenzohen 40 milionë lekë për pjesë këmbimi për mjete, apo 20 milionë lekë për pajisje mbrojtëse për punonjësit gjatë punës. Për transportin e kazanëve do të shpenzohen 36 milionë lekë dhe 18 milionë të tjera do të jenë për mjete për interte. Kërkohet edhe blerje platforme e përdorur për mbledhjen e inerteve.

Njoftimet e ECO Tirana për blerje të kazanëve të përdorur

Qindra milionë lekë janë shpenzuar edhe për autokarro me vinç merimange, ku do të shpenzohen 68.220.448 lekë. Ndërkohë, 250 milionë lekë, ose 2.5 milionë euro, do të kushtojë edhe karburanti i këtyre mjeteve. Shpenzime marramëndëse, vetëm për ECO Tirana pa llogaritur dhjetëra miliona që marrin firmat e pastrimit.

Pak kohë më parë, BoldNews.al publikoi një shkrim, pasi kishte dyshime se italianët po i përdorin këto aksione për të përfituar miliona euro, duke menaxhuar një kompani që mbiu nga hiçi në Shqipëri, por ish-drejtuesit dhe drejtuesit italianë janë hetuar, proceduar dhe arrestuar në Itali dhe Spanjë për pjesëmarrje në grupe kriminale dhe klane mafioze.

Etiketa: eco tiranakazanemakina plehrashmiliona euroskarcotender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Lufta në Ukrainë dhe roli i Perëndimit

TË GJITHA

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëririn

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025

U ekzekutua në pragun e derës në Selenicë, 35-vjeçari nipi i një prej autorëve të masakrës së Çoles

21:30 : 01/11/2025

U plagos me armë zjarri në Selenicë, ndërron jetë 35-vjeçari/ EMRI

21:08 : 01/11/2025

Plagosja në Selenicë, 35-vjeçari po vizitonte xhaxhain kur u qëllua me armë

20:55 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com