• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Portugalia mban zgjedhjet parlamentare

10:52 : 10/03/2024
në BOTA

Qytetarët në Portugali votojnë më 10 mars në zgjedhjet parlamentare dhe përballen me zgjedhjen midis një qeverie të qendrës së djathtë apo t’i japin edhe një mandat qendrës së majtë.

Partia e ekstremit të djathtë, Chega, sipas sondazheve, është rritur dhe mund të luajë rol në bisedimet për koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve.

Çështjet që mbizotëruan fushatën në shtetin më të varfër të Evropës perëndimore përfshinin krizën e strehimit, rrogat e ulëta, gjendja në sistemin shëndetësor dhe korrupsioni.

Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00 në Portugali dhe një orë më vonë në arkipelagun e Azores. Rezultatet e para pritet të publikohen në mesnatë.
Zgjedhjet e parakohshme mbahen pasi katër muaj më parë kryeministri socialist, Antonio Costa, dha papritur dorëheqje për shkak të një hetimi për ryshfet.

Në këto zgjedhjet pritet përballja e dy partive të qendrës, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Social Demokrate (PSD), që qenë në pushtet herë njëra e herë tjetra që nga rënia e diktaturës fashiste pesë dekada më parë.

Në garë është edhe koalicioni i partive të djathta, Aleanca Demokratike (AD). Ky koalicion, sipas shumicës së sondazheve prin, por do ta ketë të vështirë të formojë koalicion qeverisës pa mbështetjen e Chegas.

Lexo edhe:

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

Partia në pushtet, PS, që tani udhëhiqet nga Pedro Nuno Santos, ndoshta mund të tentojë të përsërisë aleancën e vjetër me Bllokun e Majtë dhe Komunistët, me të cilët qeverisi gjatë viteve 2015 deri më 2019, nëse së bashku fitojnë mbi 115 ulëse në Parlamentin prej 230 vendesh.

Sondazhet sugjerojnë se mbështetja e mesazhit antiestablishment e Chegas – parti që është zotuar se do të luftojë korrupsionin dhe ka pikëpamje kundër migrimin – pothuajse është dyfishuar që nga zgjedhjet e fundit të vitit 2022. Megjithatë, kjo parti sipas sondazheve pritet të dalë e treta.

Të premten, presidenti konservator Marcelo Rebelo de Sousa, tha për gazetën Expresso se do të bëjë gjithçka për të parandaluar që Chega të marrë pushtetin.

Këto deklarata kanë nxitur kritika pasi kreu i shtetit duhet të jetë neutral.

Analisti politik, Antonoi Costa Pinto nga Universiteti i Lisbonës tha se Portugalia “ka hyrë në dinamikën e shumë demokracive evropiane”, në të cilën, qendra e djathtë sfidohet duke pasur përkrah një parti të krahut të djathtë të konsoliduar në vendin e tretë.

Mbi 10 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të Portugalisë./REL/

Etiketa: Portugalizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

11:48 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
Para

Policia gjermane jep detaje, si ndodhi vrasja e boksierit shqiptar në Gjermani

TË GJITHA

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025

Shkencëtarët: IA mund të parashikojë sëmundje vdekjeprurëse 10 vite përpara se të shfaqen

19:35 : 18/09/2025

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025

Trump kërkon shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale

19:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com