• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E Mërkura nis me plumba, 1 i vdekur dhe dy të plagosur në Lushnje dhe Lezhë

10:05 : 06/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në dy ngjarje të ndryshme të ndodhura mëngjesin e kësaj të mërkure në Lezhe dhe Lushnje, ku është qëlluar me armë zjarri.

Në Lezhë, u plagos me armë zjarri pranë një shkolle fillore Agron Puka. Ndërsa në Lushnje, dy vëllezër qëlluan njeri-tjetrin me sëpatë dhe armë zjarri. Azis Musaj, 70 vjeç, humbi jetën, ndërsa i vëllai Nazif Musaj, 77 vjeç, mbeti i plagosur.

Atentati në Lezhë

Në fshatin Rrilë të Lezhës u plagos me armë zjarri Agron Puka. Atentati ndodhi rreth orës 08:00. Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, Puka sapo kishte shoqëruar fëmijët në shkollë dhe po kthehej në automjetin e parkuar aty pranë. Dyshohet se sapo është futur në makinë është qëlluar me armë zjarri.

Autorët mendohet se kanë qenë më shumë se dy, megjithatë, sipas të dhënave të para pranë grupit hetimor, vetëm një prej tyre ka shkrepur armën. Qitësi ka zbritur nga një “Audi” me ngjyrë të bardhë dhe ka qëlluar drejt makinës së 54-vjeçarit. Më pas, ka hipur sërish në mjet është larguar nga vendngjarja.

Lexo edhe:

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli. Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha zyrtarisht policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Pista kryesore e hetimeve është një konflikt fizik që Puka, i cili punonte në një fermë blegtorale në Balladre, ka pasur disa ditë më parë, bënë me dije policore.

“Boldnews” sjell edhe pamjet nga vendngjarja. Në automjetin tip “Audi” të Pukës dallohen shenjat e plumbave në xhamin e përparmë dhe atë në pjesën anësore të makinës, nga ana e pasagjerit.

 

1 nga 4
- +

Ngjarja pranë shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë ka shkaktuar frikë te stafi pedagogjik dhe fëmijët kur kanë parë apo mësuar se çfarë kishte ndodhur pranë tyre, ndërsa mësimi u pezullua. “Ishte automatiku si me qenë në ’97 këtu”, tha për mediat një nga banorët e zonës. “Ky djali që e kanë plagosur është njeri i rregullt, familjar. Ndihen fëmijët të tmerruar. I morëm nga shkolla”, shtoi ai.

Skenën e ngjarjes e rrëfu për mediat një nxënës i shkollës. “U ndalën (autorët) me një Audi të bardhë. Zbritën… kanë ra plumbat për tokë. Audi ka shkuar deri te karburanti (pranë vendngjarjes) dhe më pas është kthyer me dyer të hapura dhe janë futur në makinë (autorët) dhe kanë ikur. Ne ishim në klasë. Kanë gjuajtur një karikator”, tha ai.

Vëllavrasja për pronën në Lushnje

Në fshatin Çukas të vjetër, në Lushnje, vëllezërit Azis e Nazif Musaj, përkatësisht 70 dhe 77 vjeç, janë konfliktuar mes tyre.

Sherri ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit dhe sipas bluve, ka pasur si shkak mosmarrëveshjet që kishin palët për çështje pronësie. Konflikti mes vëllezërve degradoi në atë pikë, sa që sipas policisë, Azis Musaj ka goditur me sopatë vëllanë e tij Nazifin, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar të parin me pistoletë.

Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nazif Musaj u plagos me sëpatë në dorë dhe fytyrë, ndërsa vëllai i tij Azisi u plagosur me plumb në kokë edhe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranës, ku edhe humbi jetën.

Arma e zjarrit dhe sopata, të përdoruara gjatë konfliktit, janë sekuestruar.

Nazif Musaj

Nazif Musaj deklaroi për policinë pas ngjarjes se vëllai i vogël e ka goditur i pari dhe prandaj ai u detyrua ta qëllonte me armë zjarri. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.

“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, mësohet të jetë shprehur 77-vjeçari.

I moshuari u arrestua në ambientet e spitalit ku po merr mjekim për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Momenti kur Nazif Musaj shoqërohet në autoambulancë

Etiketa: lezheLushnjeplagosjete shtena

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i shumëfishtë në Lushnjë-Fier, radhë kilometrike tek ‘Pushimi i shoferit’

12:10 : 08/08/2025
AKTUALITET

Përgjakën rrugët e Shqipërisë! INSTAT: Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve

08:38 : 08/08/2025
AKTUALITET

I dënuar në Maqedoni për plagosje, kapet në Pikën Kufitare të Bllatës 28-vjeçari

13:47 : 07/08/2025
AKTUALITET

Çdo ditë 13 aksidente! Në gusht pritet rritje, 4 milionë makina qarkullojnë në vend, më shumë të lënduar

15:07 : 06/08/2025
AKTUALITET

Aksident në kryqëzimin e Savrës në Lushnjë/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët

20:23 : 05/08/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Aksident masiv ne autostradën Fier-Lushnjë, autoboti përmbyset jashtë rruge

17:50 : 05/08/2025
Para

Bllokohen mbi 53 mijë € të padeklaruara në Portin e Durrësit, 1 në pranga, 2 nën hetim - EMRAT

TË GJITHA

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com