• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Shëndetësia falas mashtrim”, Meta: Pensionistët në mëshirë të fatit

16:13 : 05/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar këtë të martë se Rilindja mashtroi pensionistët në mënyrë të pabesë.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se qeveria shqiptare ka lënë në mëshirë të fatit 700 mijë pensionistë, duke shtuar se shumë prej tyre shkojnë jashtë shtetit për të marrë ilaçe, pasi shumë medikamente nuk gjenden në vendin tonë.

Fjala e Metës:

Çështja e jetës tepër sfidante të pensionistëve shqiptarë është tashmë një kryetemë për Partinë e Lirisë, e cila kë një program të qartë për t’u dhënë zgjidhjeve të gjitha aspekteve më kritike, me të cilat pensionistët shqiptarë ndeshen sot.

Një nga aspektet më kritike të rreth 700 mijë pensionistëve është kostoja e papërballueshme e ilaçeve dhe mungesa e trajtimit shëndetësor cilësor, të sigurtë dhe dinjitoz.

Lexo edhe:

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Kjo situatë tepër e rëndë po rrezikon seriozisht çdo ditë shëndetin dhe jetën e dhjetëra mijëra pensionistëve në qytet dhe fshat, jeta e të cilëve siç e dimë është e shoqëruar për shkak të moshës nga sëmundjet kronike, por edhe dhe shumë sëmundje të tjera, që u zbulohen për herë të parë. Kostot e barnave dhe shërbimeve të tjera shëndetësore, që nuk mbulohen nga shteti, janë krejtësisht të papërballueshme me pensionet qesharake, që ata marrin, të cilat zhvlerësohen çdo ditë.

Pensionistët shqiptarë në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Boterore në 6.85 USD në ditë. Për një pensionist në qytet pensioni i pleqërisë është 6.4 USD në ditë, ndërsa pensioni i pleqërisë në zonat rurale është 3.8 USD në ditë ose sa gjysma e nivelit të varfërisë. Me këtë masë dramatike pensioni, një pensionist nuk mund të përballojë financiarisht ilaçet e domosdoshme që ju nevojiten për të kuruar sëmundjet serioze që shoqërojnë përditshmërinë e tyre.

Ndaj dhjetëra mijëra prej tyre shpesh sakrifikojnë shëndetin duke mos marrë barnat apo shërbimet më jetike shëndetësore. Është pakësuar në mënyrë të vazhdueshme Fondi I Rimbursimit, ndërkohë barra e trajtimit ka rënë mbi pensionistët dhe qytetarët, të cilët shpesh nuk I blejnë dot ilaçet nga varfëria në të cilën ndodhen.  Në vitin 2019, fondi i rimbursimit zinte 24% të totalit të shpenzimeve të FSKDSH-së, ndërsa në 2024 vetëm 20.6%. Regresi ka është i pandalshëm. Edhe pse vetëm Pandemia COVID-19 ka lënë komplikacione në dhjetëra mijëra raste, pa llogaritur sëmundshmërinë e përgjithshme, gjendja e furnizimit me barna nga shteti për qytetarët dhe pensionistët në veçanti, vetëm është përkeqësuar dita-ditës.

Barna me cilësi shumë të ulët janë futur gjerësisht në farmacitë shqiptare, për qëllime spekullimi dhe korrupsioni, ndërkohë janë larguar masivisht kompanitë prestigjioze farmaceutike, që sillnin barna cilësore.

Më konkretisht, importet e barnave nga një vend jashtë Bashkimit Europian para vitit 2019  zinin vetëm 8% të importeve totale, vitin e kaluar zinin 17%, pra me një rritje prej më shumë se 200%. Ndërkohë që nga 13 përfaqësi të kompanive të njohura botërore farmaceutike që ishin në Shqipëri para shumë vitesh, tani kanë mbetur vetëm 3 prej tyre.

Për pensionistët trajtimi me ilaçe bashkëkohore dhe cilësore është absolutisht i pamundur për t’u përballuar financiarisht për shkak të pensioneve ekstremisht të ulta, që e detyrojnë këtë kategori kaq të përvuajtur të trajtohet ose me ilaçe me cilësi të ulët dhe Të pasigurt ose të mos kurohen fare.

Kurimi i dobët mjekësor dhe I pasigurt ka rritur ndjeshëm problemet sociale, ndërkohë komplikacionet e rënda  kanë rritur ndjeshëm kostot e trajtimit mjekësor në spitalet publike, të cilat nuk po përballojnë dot ngarkesën dhe trajtimin në kohë. Pra pensionistët jo vetëm nuk kanë mundësi financiare të ushqehen për shkak të rritjes galopante të çmimeve, por as të kurohen.

Shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”. Pensionistët, ashtu si edhe të gjithë shqiptarët, paguajnë sot 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se qytetarët e tjerë në Europë.  Madje OBSH përllogarit se në periudhën 2015-2021 shpenzimet e qytetarëve shqiptarë për shëndetësinë u rritën me 82%.

Është kjo arsyeja pse sot një pensionist në Korçë apo në Pogradec i ble sot ilaçet në Resnjë apo në Ohër të Maqedonisë së Veriut, është kjo arsyeja pse një pensionist në Shkodër i ble ilaçet në Ulqin ose Tuz, pse një pensionist në Kukës i ple ilaçet në Prizren, apo pse një pensionist në Gjirokastër e Dropull i ble ilaçet në Janinë. Sepse janë shumë herë më lirë dhe padyshim shumë herë më cilësore dhe të sigurta se ato që tregëtohen në Shqipëri.

Të dhënat nga Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike tregojnë se barnat e reja që kanë një trend të lartë shitje në tregjet europiane dhe ato të rajonit ende nuk kanë hyrë në tregun spekulativ shqiptar. Sepse këtu ato kushtojnë shumë dhe nuk janë të përballueshme, pasi shteti nuk i rimburson.

 

Etiketa: Ilir Metapensioniste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 të tjerë/ AKUZAT

14:54 : 29/08/2025
AKTUALITET

Procesi ndaj Metës/ Tedi Blushi: Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me atë të PS

11:45 : 27/08/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin

11:21 : 25/08/2025
Para

Kualifikueset e “Euro 2025” për vajza/ Hidhet shorti, Shqipëria njeh kundërshtaret

TË GJITHA

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com