• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Besimi në ekonomi pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt

13:48 : 01/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi rënie për të dytin muaj radhazi të këtij viti.

Sipas Bankës së Shqipërisë ky tregues për shkurtin pësoi rënie prej 2.6 pikësh në krahasim me muajin janar. Tendenca e treguesit të besimit në ekonomi ka qenë në përgjithësi negative që nga mbyllja e sezonit veror 2023. Qysh atëherë, një rritje u shënua vetëm në muajin dhjetor 2023, ndërkohë që muajt e tjerë kanë shënuar stanjacion ose lëvizje në kahun rënës. Megjithatë, ai ende qëndron 4.6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rënia e treguesit të ndjesisë ekonomike u përcaktua nga rënia e besimit konsumator si dhe rënia e besimit në sektorët e industrisë, shërbimeve dhe tregtisë. Vetëm besimi në sektorin e ndërtimit regjistroi rritje.

Treguesi i besimit të industrisë ra me 8.6 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar nga vlerësimet jo shumë optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Niveli i këtij treguesi është pothuajse i njëjtë me mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një muaji më parë.

Lexo edhe:

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

Treguesi i besimit në shërbime ra me 2.2 pikë përqindje në muajin shkurt. Megjithatë,

ai qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë gjithashtu në rënie.

Treguesi i besimit në tregti pësoi rënie të fortë me rreth 10 pikë përqindje në muajin shkurt, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për punësimin. Bizneset e sektorit presin rënie të porosive dhe të ecurisë së biznesit edhe në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i treguesit të besimit në tregti qëndron pranë mesatares historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Ky tregues qëndron rreth 25 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit konsumator vijoi rënien për të katërtin muaj radhazi, duke zbritur me 0.8 pikë përqindje në muajin shkurt. Megjithatë, niveli aktual i treguesit mbetet pranë mesatares historike. Rënia e besimit konsumator këtë muaj u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe për punësimin në të ardhmen janë rishikuar në rënie./Monitor

Etiketa: besimi ne ekonomiekonomi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Konsumi në nivel të ulët, turistët nuk e mbulojnë tkurrjen e popullsisë

13:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Falimentimi i bizneseve të vogla, në rënie në 8 qarqe

08:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

16:13 : 23/06/2025
AKTUALITET

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025
AKTUALITET

Rritja e çmimeve, Tabaku: Pasojë e ekonomisë së kapur

10:53 : 22/06/2025
Para

Arrestohet hajduti që grabiti supermarketin në Kavajë - EMRI

TË GJITHA

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025

Kaos me mikrokreditë e sekuestruara, Risena Xhaja ndërron 4 herë administratorët e MCA dhe Final

21:17 : 29/06/2025

Disa rajone në Turqi “nën pushtetin” e flakëve, situatë alarmante në Izmir

21:11 : 29/06/2025

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com