• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paralajmërimi i fortë i Putin: Nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, nis lufta bërthamore!

11:43 : 29/02/2024
në BOTA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore, këtë të enjte, se ekzistonte një rrezik i vërtetë i luftës bërthamore, nëse ato do dërgonin trupat e tyre për të luftuar në Ukrainë dhe ai tha se Moska kishte armët për të goditur objektivat në Perëndim.

Duke iu drejtuar parlamentit dhe anëtarëve të tjerë të elitës së vendit, Putin përsëriti akuzën e tij se Perëndimi është i prirur për të dobësuar Rusinë dhe ai sugjeroi se liderët perëndimorë nuk e kuptonin se sa e rrezikshme mund të ishte ndërhyrja e tyre në atë që ai i cilësoi si punët e brendshme të Rusisë.

Ai e parapriu paralajmërimin e tij me një referencë specifike ndaj një ideje, të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron të hënën, për anëtarët evropianë të NATO-s që dërgonin trupa tokësore në Ukrainë – një sugjerim që u refuzua shpejt nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe të tjerët.

“(Kombet perëndimore) duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. E gjithë kjo kërcënon vërtet një konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe shkatërrimin e qytetërimit. A nuk e kuptojnë ata?!” tha Putin, trasnmeton Reuters.

Putin, i cili po fliste përpara zgjedhjeve presidenciale të 15-17 marsit, kur ai është i sigurt se do të rikthehet për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, vlerësoi atë që ai tha se ishte arsenali bërthamor jashtëzakonisht i modernizuar i Rusisë, më i madhi në botë.

Lexo edhe:

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

SHBA-ja miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe Putini ka paralajmëruar më parë për rreziqet e një konfrontimi të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

I zemëruar dukshëm, Putini, udhëheqësi kryesor i Rusisë për më shumë se dy dekada, u sugjeroi politikanëve perëndimorë të kujtojnë fatin e atyre, si Adolf Hitleri i Gjermanisë naziste dhe Napoleon Bonaparti i Francës, të cilët pushtuan pa sukses vendin e tij në të kaluarën.

“Por tani pasojat do të jenë shumë më tragjike. Ata mendojnë se ajo (lufta) është një karikaturë”, tha Putin.

Etiketa: lufta berthamorenatoPer♪7ndimiPutintrupa ushtarkëUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Applebaum: Perëndimi nuk e kupton ekstremizmin e Putinizmit

09:11 : 24/07/2025
BOTA

SHBA-ja miraton shitjen potenciale të armëve në Ukrainë në vlera milionëshe

08:16 : 24/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
BOTA

Rusia kryen sulm ajror masiv kundër Ukrainës

13:32 : 21/07/2025
BOTA

Putin i gatshëm për paqe, por nuk heq dorë nga synimet në Ukrainë

12:05 : 21/07/2025
BOTA

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025
Para

Noka: Ja pse Rama mban në burg Fredi Belerin!

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com