• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zelensky tregon numrin e ushtarëve ukrainas që kanë humbur jetën prej fillimit të luftës

18:20 : 25/02/2024
në BOTA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë këtë të dielën se 31 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës para dy vitesh.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin ukrainas për shënimin e dyvjetorit të pushtimit nga Rusia – i cili nisi më 24 shkurt 2022 – Zelensky shpresoi se një samit i liderëve botërorë do të mbahet në Zvicër në muajt e ardhshëm për të biseduar për vizionin e tij për paqe.

“Deri tani në këtë luftë janë vrarë 31.000 pjesëtarë të ushtrisë. Jo 300.000, jo 150.000, e as sa [presidenti rus Vladimir] Putin dhe rrethi i tij mashtrues kanë gënjyer. Por, sidoqoftë, secila prej këtyre humbjeve është flijim i madh për ne”, tha Zelensky.

Zelensky shtoi se nuk do të flasë për numrin e të plagosurve, për shkaqe sigurie.

Duket se kjo është hera e parë që Ukraina flet zyrtarisht në hollësi për numrin e përgjithshëm të ushtarakë të vrarë.

Lexo edhe:

26 vende bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

Herën e fundit kur Kievi foli për numrin e humbjeve në betejë ishte në fund të vitit 2022, kur zyrtari presidencial Mykhailo Podolyak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë.

Zelensky pretendoi se humbjet e Rusisë janë 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.000 të plagosur në këtë luftë, që është shifër shumë më e lartë se vlerësimet e deritanishme, por e pamundur për t’u konfirmuar.

Rusia nuk i zbulon humbjet në luftë.

Më 24 shkurt, presidentja e Zvicrës, Viola Amaherd, tha se vendi i saj neutral shpreson se do ta mbajë një konferencë të nivelit të lartë për paqe në muajt në vijimë.

“Shpresoj se [samiti[ do të mbahet këtë pranverë. Ne nuk duhet ta humbim këtë nismë diplomatike”, tha Zelensky.

Ai shtoi se pret që kjo nismë e paqes t’i prezantohet Moskës.

Ndërkohë, Zelensky gjithashtu tha se fitorja e Ukrainës në këtë luftë varet nga mbështetja prej Perëndimit, e cila është përballur me rezistencë kryesisht nga ligjvenesit e Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara.

Ai tha në konferencë se është i sigurt se paketa vendimtare me ndihmë për Ukrainën do të miratohet përfundimisht nga Senati amerikane.

“Se a do të humbë, apo se a do të fitojë Ukraina do të jetë e vështirë për ne, dhe nëse do të ketë numër të madh të viktimave, kjo varet nga ju, nga partnerët tanë, nga bota perëndimore”, tha Zelensky.

Ai shtoi se “ka shpresë për Kongresin. Dhe, jam i sigurt se do të jetë pozitive”./REL

Etiketa: 31 mijë ushtarëhumbën jetënluftePresidenti i UkrainësukrainasVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

BOTA

26 vende bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

16:36 : 21/07/2025
BOTA

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025
BOTA

“CIA parandaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës, që përmend Trump”

22:11 : 18/07/2025
BOTA

Sondazhi: Vetëm 16% e italianëve do të luftonin për vendin e tyre

17:58 : 18/07/2025
BOTA

Zelensky emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si sekretar të këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare

11:39 : 18/07/2025
BOTA

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025
Para

VIDEO/ Pasim “magjik” i Asllanit, Lautaro tund rrjetën e Lecce

TË GJITHA

Shijak/ Flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

20:18 : 26/07/2025

Zjarret po shkrumbojnë Shqipërinë! 26 vatra në të gjithë vendin, ja qarqet më të rrezikuara

20:07 : 26/07/2025

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në 8 orët e fundit

19:41 : 26/07/2025

“Pellazgologët digjitalë”: Rrjetet sociale si burim për shtrembërimin e origjinën së shqipes

19:30 : 26/07/2025

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com