• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Republikanët votojnë në Karolinën e Jugut, sondazhet i japin fitoren Donald Trump

17:51 : 24/02/2024
në BOTA

Karolina e Jugut do të votojë sot për të zgjedhur kandidatin republikan që do të sfidojë Presidentin Biden në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Gara zhvillohet mes ish ambasadores në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley dhe ish Presidentit Donald Trump.

Haley është zotuar se do ta vazhdojë betejën e saj pavarësisht rezultateve në shtetin e saj. Sondazhet tregojnë se ish Presidenti Donald Trump kryeson në këtë shtet me një epërsi prej mbi 30%.

Ish guvernatorja e Karolinës së Jugut thotë para mbështetësve të saj se ajo është një zgjedhje më e mirë se sa Donald Trump-i për të mundur Presidentin Biden dhe fituar Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e nëntorit.

“Kemi nevojë për dikë që mund të shërbejë tetë vjet me radhë dhe të përqendrohet tek puna që duhet bërë për të ofruar zgjidhje për popullin amerikan”, tha zonja Haley gjatë një tubimi.

Lexo edhe:

SHBA dhe India nisin misionin historik që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim Tokën

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

Në këtë qytet bregdetar, votuesit thonë se janë të shqetësuar lidhur me forcimin e kufirit amerikan dhe se zonja Haley është zgjidhja më e mirë për ta bërë këtë.

“Ajo e di se çfarë mendojnë armiqtë dhe aleatët tanë. Ndoshta do të ishte në pozitën më të mirë për të biseduar me presidentin e Meksikës. Në rast të kundërt, ajo do të dinte çfarë të bënte për të mbajtur emigrantët jashtë vendit tonë”, thotë Kat Loftus, votuese në Karolinën e Jugut.

Ish ambasadore në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së Presidentit Trump, zonja Haley thotë se zoti Trump po i dëmton Shtetet e Bashkuara në skenën botërore me mbështetjen e tij për Vladimir Putinin.

“Donald Trump është në anën e Putinit. Rreth gjysmë milion njerëz janë plagosur ose vrarë për shkak të agresionit të Putinit ndaj Ukrainës. Trump është në anën e një diktatori që vret kundërshtarët e tij politikë. Trump është në anën e një tirani që i arreston gazetarët amerikanë dhe i mban peng”.

Por zonja Haley renditet pas zotit Trump në të gjitha sondazhet në shtetin e saj. Sipas një ankete të javës së kaluar nga “USA Today” 63% e votuesve në Karolinën e Jugut e mbështesin ish presidentin. Në fillim të javës Zoti Trump tha për kanalin televiziv Fox News se po mendon për përzgjedhjen e nënpresidentit.

“Në rast se ndodh diçka, duhet të kemi dikë që do të jetë një president i mirë”, tha zoti Trump.

Votuesit në Karolinën e Jugut thonë se përvoja e mëparshme në Shtëpinë e Bardhë e bën zotin Trump një zgjedhje më të mirë.

“Pavarësisht nga politika dhe çfarë mendojnë njerëzit për të, ai ishte një biznesmen i mirë dhe i tërheq njerëzit”, thotë Paul Crakeel, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley është alternativa e vetme për votuesit republikanë që janë të shqetësuar mbi mundësinë e zgjedhjes së zotit Trump.

“Të gjithë mendojnë se ai do të sjellë ndryshime, por ai e kishte mundësinë më parë dhe nuk bëri ndryshime”, thotë Tee Miller, votues në Karolinën e Jugut.

Zonja Haley ka thënë se do ta vazhdojë garën deri më 5 mars, në atë që njihet si Super e Marta, ku pesëmbëdhjetë shtete do të mbajnë zgjedhje paraprake për të zgjedhur kandidatin republikan për president.

“Nuk mendoj se do të tërhiqet. Do të ishte vërtet për të ardhur keq nëse ajo do të humbiste në Karolinën e Jugut. Besoj se ajo ka një mundësi më të mirë në vjeshtë për të fituar”, thotë votuesi Chris Cykoski.

Votuesit në Karolinën e Jugut hedhin votën këtë të shtunë për të zgjedhur kandidatin republikan për president./ VOA

Etiketa: donald trumpKarolina e jugutNikki HaleySHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe India nisin misionin historik që mund të ndryshojë mënyrën se si e shohim Tokën

21:13 : 30/07/2025
BOTA

Ekonomia amerikane kalon pritshmëritë, rritet me 3% në tremujorin e dytë

16:42 : 30/07/2025
BOTA

Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit

08:23 : 30/07/2025
BOTA

Evakuime në Japoni dhe SHBA, tërmeti i fuqishëm pranë Rusisë shkakton paralajmërime për cunami

08:14 : 30/07/2025
BOTA

Analiza e CNN: Trump fitoi luftën e tarifave me BE-në, unioni shfaqet i penduar

21:19 : 29/07/2025
BOTA

E projektuar për të goditur marinën kineze, SHBA teston raketën që “ndryshon rregullat e lojës”

20:18 : 29/07/2025
Para

Greqi - Shkoi për të grabitur shtëpinë, shqiptari tenton të përdhunojë të renë dhe e plagos me thikë

TË GJITHA

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

11:03 : 31/07/2025

Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson/ EMRAT

10:46 : 31/07/2025

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, dy persona të plagosur pas përplasjes së motorit me trailerin

10:40 : 31/07/2025

I vodhi portofolin me para dhe kartat e bankës një personi tjetër në Ksamil, arrestohet hungarezi

10:32 : 31/07/2025

Gjashtë të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

10:23 : 31/07/2025

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

10:19 : 31/07/2025

EMRI/ Aksidenti me dy viktima në Borsh, arrestohet shoferi që shkaktoi përplasjen

10:18 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com