• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zjarri te urgjenca e QSUT, shërbimet jetike mjekësore ende nuk janë futur në funksion

20:12 : 22/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Kur po mbushen afro dy javë që nga shkëndija elektrike që ndodhi në një dhomë teknike në spitalin qendror në QSUT asgjë nuk ka ndryshuar.

Urgjencat janë shpërndarë në dy spitalet ai Shefqet Ndroqi dhe në spitalin e Traumës.

Pranohen vetëm ato të cilët arrijnë si rast urgjent dhe nuk u premton koha që të transferohen në dy spitalet e tjera. Por ka ende qytetarë që nuk e kanë e mësuar që urgjenca e Spitalit Qendror nuk funksionon.

Ndërkohë që në shërbimet e tjera që janë vendosur në spitalin qendror përveç pacientëve që kanë qenë të shtruar pranohet të shtrohen edhe ata të cilët vijnë me rekomandim nga spital të tjera të vendit apo që e kanë të domosdoshëm trajtimin në një spital të nivelit terciar.

Në spitalin qëndror funksionon ¼ e tij. Përveç shërbimit të urgjencës, hemodinamikës, pra ku bëhën koronarografi apo në katin ku ndodhi shkëndija ku janë të instaluar rezonanca magnetike, nuk funksionojnë.

Lexo edhe:

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

Nga Syri i Kaltër te Poliçani/ 23 vatra zjarri aktive në vend

Burime nga QSUT thonë se ky shërbim ofrohet nga rezonanca të tjera që ndodhen po në ambientet e QSUT-së.

Ndërsa të gjithë shërbimet e tjera që janë vendosur në katet e mësipërme duke nisur nga dy kardiologjitë në dy katet e para mjekësia interne, nefrologjia dhe endokrinologjia, Gastro hepatologjia dhe hematologjika, pacientë të shtruar dhe shtrojnë të tjerë, por më pak se sa kur funksiononte urgjenca e këtij spitali ku numri i tyre ishte shumë më i lartë sikundër dëshmohet në këto foto e video amatore.

Asnjë përgjegjës për zjarrin, një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë po vlerëson dëmin:

Por çfarë ka ndodhur dhe po ndodh me shkakun e shkaktarët këtij incidenti në një spital të sapo ndërtuar? Dy javë pas incidentit ende nuk është mësuar sa është vlera e dëmit të shkaktuar?

Kush do të paguajë këtë dëm dhe kur do të fillojë zëvendësimi i kabllove të dëmtuara në mënyrë që Jo vetëm urgjenca pori i gjithë spitali i ri t’i kthehet normalitetit.

Ajo çfarë Top Channel ka mësuar paraprakisht është se shkëndija ka ndodhur në katin minus 2, në një dhomë teknike ku ishin vendosur disa bateri të aparaturave, angiografive të cilat ishin ekzistuese.

Njëra prej baterive të cilat kanë përmbajtje xheli ka rrjedhur, ç’ka çoi në një tymnajë të madhe e cila u përhap shpejt duke bërë që atë ditë zhvendoseshin edhe pacientët.

Deri më sot vetë QSUT ka larë e pastruar të gjithë ambientet. Por vetëm kaq, pasi procedura duket e komplikuar.

Spitali i ri është ndërtuar nga një kompani ndërtimi dhe i mbylli punimet në fund të dhjetorit të vitit 2023.

Zhvendosja e aparaturave angiografëve, pra aparaturat që bëjnë koronarografi nga spitali i vjetër në të riun është bërë nga një tjetër kompani që merret me mirëmbajtjen e pajisjeve në QSUT.

Ndërsa për lidhjen e tyre me sistemet e reja të spitalit, kompania e ndërtimit ka nënkontraktuar një tjetër firmë që ka bërë lidhjen e baterive me aparaturat.

Mësohet se spitali është marrë në dorëzim me pjesë. Pas përfundimit të ndërtimit është bërë kolaudimi i tij dhe ka përfunduar në 13 mars të 2023.

Ç’ka do të thotë që nga ky moment ka hyrë në garanci e cila përfundon në 13 mars 2024. Sot pas dy javësh ende nuk dihet kush mban përgjegjësi për këtë që ka ndodhur dhe kush do të paguajë. Top Channel ka mësuar se një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët ndërkombëtarë janë duke bërë gati vlerën e dëmit e cila me gjasë i kalon kompanisë së ndërtimit.

Por nëse ajo e kundërshton atëherë Ministria e Shëndetësisë duhet të hap proces gjyqësor dhe menjëherë të kërkohet të vihet në zbatim fondi i kontigjencës për riparimin e dëmit.

Gjë e cila kërkon kohë për kryerjen e proceduarve dhe të tjera prokurime. Spitali qëndror një investim afro 17 milion euro është ingurauar 22 mars të vitit 2023 pra ende nuk është mbushur një vit nga funksionimi i tij./TCH

Etiketa: jetikeqsutsherbimetzjarri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vijon të jetë ende aktiv zjarri në Parkun e Gërmenjit në Kolonjë

09:28 : 15/08/2025
AKTUALITET

Nga Syri i Kaltër te Poliçani/ 23 vatra zjarri aktive në vend

17:46 : 14/08/2025
AKTUALITET

Dëmet në blegtori nga zjarret/ Janë djegur mbi 740 koshere, 13 gjedhë dhe 25 krerë të imta

17:06 : 14/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në Kukës fiket me degë peme e lopata

10:39 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarret në Gramsh, rëndohet bilanci! Problematike vatrat e reja

10:17 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Situata është shumë e rëndë ”, banori i Nartës: Gjithçka po digjet

20:18 : 13/08/2025
Para

Dëmet e përdorimit pa kriter të pilulës së emergjencës, mjekja paralajmëron rrezikun

TË GJITHA

EMRI/ Tentoi të vriste me makinë komshiun, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

13:47 : 16/08/2025

Greqi/ Shpëtoi delen duke e mbajtur në krahë, shqiptari: Krim, të lesh kafshët e lidhura në zjarr

13:36 : 16/08/2025

EMRI/ Shqiptari ekstradohet nga Franca në Angli, akuzohet për vrasjen e një të riu në vitin 2023

13:19 : 16/08/2025

Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për tregun gjerman

13:12 : 16/08/2025

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

12:33 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com