• Kontakt
Friday, June 19, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli kryen sulme të reja vdekjeprurëse në Rripin e Gazës

16:33 : 18/02/2024
në BOTA

Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Gazën, duke vrarë të paktën 18 persona gjatë natës të shtunës dhe gjatë të dielës, më 18 shkurt, thanë mjekët dhe dëshmitarët, përderisa Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të vendosin veto në një draft-rezolutë të re në Kombet e Bashkuara që bën thirrje për armëpushim.

Aleati kryesor i Izraelit, Uashingtoni, tha se në vend të rezolutës favorizon më shumë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi dhe lirim i pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe ajo synon të arrihet një zgjidhje më të gjerë për konfliktin izraelito-palestinez.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ha hedhur poshtë kërkesat “absurde” të Hamasit dhe ka refuzuar thirrjet e SHBA-së dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë për një rrugë drejt shtetësisë palestineze.

Të dielën, kabineti i tij miratoi një deklaratë duke thënë se Izraeli në “mënyrë kategorike refuzon thirrjet ndërkombëtare për një marrëveshje të përhershme me palestinezët” dhe duke refuzuar njohjen e njëanshme të një shteti palestinez, i cili “do të ishte çmim i madh për terrorin” pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit që nxiti luftën.

Lexo edhe:

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

Kryeministri izraelit u zotua se do të vazhdojë ofensivën “deri në fitoren e plotë” ndaj Hamasit, dhe se do të zgjerojë luftën në qytezën e Rafahut, ku gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh janë strehuar nga luftimet në Gazë.

Izraeli gjatë natës kreu sulme në Rafah duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një grua dhe tre fëmijë. Në një sulm tjetër në Han Junis u vranë pesë persona të tjerë.

Në Qytetin e Gazës nga një sulm ajror është shkatërruar një shtëpi duke lënë të vrarë shtatë persona, përfshirë tri gra, thanë familjarët e viktimave.

Ushtria izraelite rrallë komenton sulmet individuale dhe për viktimat civile ia lë fajin Hamasit, pasi thotë se grupi radikal operon brenda zonave të banuara dendur.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi kreu sulm në jug të Izraelit, duke vrarë 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Hamasi ende mban afër 130 pengje, një e katërta e të cilëve besohet se kanë vdekur. Pjesa tjetër e pengjeve u liruan gjatë një armëpushimi njëjavor nëntorin e vitit të kaluar.

Ofensiva izraelite ka vrarë të paktën 28.985 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion, që nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, tha më 18 shkurt se në këtë numër përfshihen edhe 127 trupat e pajetë që u dërguan në spitale në 24 orët e fundit./rel

Etiketa: Gazaizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Lavrov: Europa është pranë luftës me Rusinë

12:04 : 19/06/2026
BOTA

“Kurthi i luftës” i Putinit dhe çmimi i mundshëm për paqe

08:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në tregjet botërore

09:01 : 18/06/2026
BOTA

Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen për fundin e luftës

08:36 : 18/06/2026
BOTA

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA–Iran?

19:55 : 17/06/2026
BOTA

Pse SHBA paraqitet në pozicion më të dobët se në fillim të luftës?

18:40 : 17/06/2026
Para

“Fondet e BE për bujqësinë në xhepat e pushtetarëve”, Bardhi: Drejtësia të veprojë

TË GJITHA

“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën”/ Veliaj: Jam 500 ditë në burg nga një noter me pesa

15:14 : 19/06/2026

Tragjedi në Tale! Mbyten në det dy vajza 9 dhe 11 vjeçe (EMRAT)

14:52 : 19/06/2026

Media britanike “kryqëzon” Ronaldon: Portugalia po luan me 10 lojtarë dhe një statujë

14:51 : 19/06/2026

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

14:36 : 19/06/2026

Një nga të akuzuarit për vrasjen e Santiago Malkos, Apeli i GJKKO-së liron nga qelia Ilir Selmanin

14:28 : 19/06/2026

Padia kundër emërimit të Ols Dados/ Nis seanca në Gjykatën Administrative, i pranishëm edhe Veliaj

14:20 : 19/06/2026

Matura 2026, publikohen rezultatet e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

14:11 : 19/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetpadişahbetmeritbet girişbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetjojobetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetamgbahis