• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau me grushte ndërtuesin, merret i pandehur djali i Nurihanit të KLP-së

16:37 : 14/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Vlorës ka marrë të pandehur Rei Meta, djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, i cili rrahu për vdekje ndërtuesin Armando Meshau.

Ai është marrë i pandehur nën akuzën për veprën penale “Vrasjes nga pakujdesia”, neni 85 i Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg.

Burime për mediat bëjnë me dije se pritet që brenda javës që vjen Rei Meta të dalë para gjyqtarit paraprak, ku mësohet se do kërkojë gjykim të shkurtuar.

Ngjarja ndodhi më 7 Gusht të vitit 2023 në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë, ku shkaku i sherrit mes tyre është bërë një apartament.

Pas arrestimit, Rei Meta deklaroi se kishte një debat me ndërtuesin Meshau, pasi ai nuk po i përmbahej një kontrate mes të dyve, ku djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë kishte marrë përsipër që të ndihmonte Meshaun (të bënte rolin e sekserit) për një tokë në Radhimë.

Lexo edhe:

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

Sipas dosjes hetimore, në dëshminë e tij Rei Meta ka treguar se ditën e krimit ndodhej në Vlorë për të takuar një mikun e tij, por kishte hasur me viktimën, për të cilin pretendonte se prej 7-8 muajsh nuk i hapte telefonin, edhe pse kishin për të diskutuar për pronën që u bë “mollë sherri” mes tyre.

Meta ka rrëfyer se pasi është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, e ka ftuar atë për kafe, por Meshau kishte refuzuar duke i thënë se “kishte punë”. Më pas Armando Meshau ka hyrë në kancelarinë ku ndodhi përplasja fizike.

Rei Meta ka zbuluar më tej se me viktimën kishte lidhur një kontratë sipërmarrjeje në vitin 2020 si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë.

“Kam nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që unë do të shpërblehesha me 60 m2 apartament dhe në këmbim do i jepja Armandos 7000 euro“, ka dëshmuar Meta.

Pasi është bërë ndërtimi ai sqaron se ka kërkuar të merrte pjesën e tij por nuk ka mundur, pasi Meshau i kishte ndërprerë komunikimin edhe pse kishte marrë 7 mijë euro prej Metës.

Referuar dosjes, pasi kanë hyrë në kancelari dyshja kanë debatuar sërish po për pronën në Radhimë dhe kjo konfirmohet edhe një prej dëshmitarëve në vendin e ngjarjes.

Siç u pa dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, pas një debati verbal mes tyre, Armando Meshau çohet në një moment nga karrigia ku ishte ulur para kompjuterit dhe e godet i pari me grusht Rei Metan. Më pas, ky i fundit e godet disa herë rresht me grushte në kokë deri sa e lë të vdekur në vend. Fillimisht, Meshau bie në karrige dhe më pas në tokë, teksa një djalë i afrohet t’i japë ndihmë.

Meta pasi e ka qëlluar me grusht është larguar nga vendi i ngjarjes, por ishte dorëzuar në polici, pasi kishte mësuar se Meshau kishte ndërruar jetë.

Rei Meta rezultonte punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe nuk ushtronte aspak funksionin e agjentit të autorizuar imobiliar, pasi nuk i lejohet diçka e tillë përsa kohë është pjesë e administratës publike.

Nurihan Seiti (Metaj) nëna e autorit të krimit, një zyrtare shumë e lartë e “Drejtësisë së Re”, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por nuk gjeti aspak kohën që të kërkonte një ndjesë publike familjes së viktimës dhe opinionit publik.

Etiketa: Armando Meshaui pandehurklpNurihan SeitiRei Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP pritet të çelë më 7 Prill procedurën konkurruese

17:31 : 01/04/2026
AKTUALITET

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

15:03 : 28/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ Ja pse e paditi prokurorja gruan që denoncoi anëtarin e KLP, Olger Eminaj

16:40 : 25/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual i anëtarit Olger Eminaj, reagon KLP

16:08 : 24/03/2026
AKTUALITET

Skandali seksual/ SPAK sekuestron dokumenta e pamje filmike në KLP. Këshilli mbledhje urgjente

15:13 : 24/03/2026
AKTUALITET

Kërkoi favore seksuale, nisin hetimet ndaj anëtarit të KLP, Olger Eminaj

22:23 : 23/03/2026
Para

Tuchel rrezikon shkarkimin, Bayerni mendon për rikthimin e bujshëm

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom