Gjatë natës aksi turistik Boboshticë-Dardhë është përfshirë nga reshjet e dëborës, më konkretisht nga kilometrin 7 deri në 14.
Mësohet se reshjet e dëborës nuk kanë krijuar problematika për qarkullimin e automjeteve pas ndërhyrjes së kontraktorëve për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve nga dje dhe sot.
Trashësia e dëborës nga reshjet ka shkuar deri në 10 centimetra ndërkohë që aktualisht qarkullimi kryhet pa probleme.
Ndërkohë i gjithë qarku i Korçës gjatë orëve të natën është përfshirë nga reshje të shumta të shiut shoqëruar me erë të fortë.