• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kërcënimi i Trumpit: Jo ndihmë për partnerët që nuk paguajnë

Që kur ishte president amerikan, detyrimet e anëtarëve të NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes ishin tema e preferuar e Donald Trumpit. Tani ai kërcënon me atë që të mos i mbrojë vende të tilla në rast se Rusia i sulmon.

08:29 : 12/02/2024
në BOTA

Donald Trump kërkon të rikthehet këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. Në fushatën zgjedhore të republikanëve në SHBA ai po mat forcat, tallet me rivalen brenda partisë, si konkurrenten Nikki Haley dhe i nxit republikanët për një politikë bllokuese.Tani ai sërish kthen NATO-n në temë të tij.

Në një miting me përkrahësit e tij në Karolinën Jugore të dielën në mbrëmje, Trump kërcënoi, se vendeve anëtare të NATO-s që nuk paguajnë, ai nuk do t’u dalë krah në rast se sulmohen nga Rusia. “Presidenti i një vendi të madh”, e ka pyetur njëherë, nëse SHBA do ta mbronte këtë vend nga Rusia, edhe kur nuk i paguan shpenzimet e mbrojtjes, tha Trump. Dhe më tej, shtoi se i është përgjigjur: “Jo nuk do t’iu mbroja.” Më shumë se kaq. Trump tha, se do “inkurajonte Rusinë të bënte, çfarë dreqin duan të bëjnë.”

Donald Trump në Karolinën Jugore
Fotografi: Manuel Balce Ceneta/AP/picture alliance

Nuk ishte e qartë, nëse një bisedë e tillë është zhvilluar vërtet, sepse republikani Trump tha, “le të pranojmë se ka ndodhur.”

Reagon Shëpia e Bardhë

Lexo edhe:

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

Shtëpia e Bardhë iu kundërpërgjigj deklaratave të Donald Trump dhe iu referua përpjekjeve të qeverisë amerikane për të forcuar aleancat e saj në botë. “Inkurajimi për pushtim të aleatëve tanë më të ngushtë nga regjime vrastare është tronditës dhe i çmendur”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates. Në vend që të thërrasë për luftëra, dhe të nxisë “kaosin nga problemet mendore”, presidenti amerikan, Joe Biden “do të forcojë edhe më tej rolin udhëheqës të SHBA”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, portret
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens StoltenbergFotografi: picture alliance/Bill Clark/CQ Roll Call/Sipa USA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i kritikoi ashpër deklaratat e Trumpit, që në rast të rizgjedhjes së tij nuk do t’i mbrojë partnerët e aleancës që nuk kanë paguar. “Çdo lloj aludimi, se nuk do të mbrohen aleatët,  minon sigurinë tonë të përgjithshme, përfshirë edhe atë të Shteteve të Bashkuara”, theksoi Stoltenberg në Bruksel.

Zëdhënësja e Gjelbër për politikën e Jashtme, e Aleancës90/ Të Gjelbrit, Sara Nanni
Zëdhënësja e Gjelbër për politikën e Jashtme, e Aleancës90/ Të Gjelbrit, Sara NanniFotografi: Stefan Kaminski

Edhe nga Gjermania erdhën reagime kritike. Zëdhënësja e Gjelbër për politikën e Jashtme, e Aleancës90/ Të Gjelbrit, Sara Nanni tha për “Handelsblatt”, se Trump ka një kurs të çrregullt. “Kjo e ktheu atë në një problem për aleancën edhe gjatë presidencës së tij.” Kurse politikani liberal për çështjet e Mbrojtjes, Marcus Faber tha se, Trump po kthehet në një rrezik për sigurinë e Gjermanisë. “Ne duhet të përgatitemi që tani për rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit”, theksoi Faber. “Që do të thotë konnkretisht të rrisim pavarësinë tonë në industrinë e armatimit.” Edhe nga Polonia pati reagime. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se asnjë fushatë zgjedhore nuk mund të merret si justifikim që të luhet me sigurinë e aleancës./DW

Etiketa: donald trumpnato

Lajme të lidhura

BOTA

Rusia i ofron azil politik Elon Musk-ut pas përplasjeve me Donald Trump

20:00 : 06/06/2025
BOTA

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025
BOTA

“Mbetemi të varur nga SHBA”/ Merz: Trump më siguroi se Uashingtoni nuk do të tërhiqet nga NATO

17:37 : 06/06/2025
BOTA

NATO bie dakord për një program gjigant armatimi

20:40 : 05/06/2025
BOTA

Video/ Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

19:13 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025
Para

10 milionë refugjatë nëse rrezikon të shpërbëhet Ukraina

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com