• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli e Hamas larg marrëveshjes për armëpushim, cilat janë pengesat?

08:44 : 09/02/2024
në BOTA

Izraeli dhe Hamasi janë duke i vlerësuar kushtet e propozuara për një marrëveshje që ka për qëllim sjelljen e një armëpushimi në luftën katërmujore në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të dhjetëra pengjeve që po mbahen ende atje dhe të lirimit të shumë palestinezëve nga burgjet izraelite.

Por, palët kanë shumë papajtueshmëri për kushtet. Ndërmjetësuesit, Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë për t’i sjellë palët më afër marrëveshjes.

Më poshtë mund të mësoni se çfarë po kërkon secila palë: Izraeli dëshiron ta rrëzojë Hamasin nga pushteti në Rripin e Gazës. Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – dëshiron të vazhdojë ta udhëheqë enklavën bregdetare. Synimi kryesor i Izraelit është t’ia shkatërrojë kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse Hamasit, grupit militant i cili e ka udhëhequr Gazën prej se mori pushtetin në dorë me dhunë në vitin 2007.

Pas sulmit tronditës nga Hamasi më 7 tetor, kur 1.200 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng, sipas autoriteteve izraelite, Izraeli është zotuar se do të sigurohet që ky grup nuk do të jetë më kurrë kërcënim për qytetarët e tij. Izraeli thotë gjithashtu se dëshiron të ketë kontroll të sigurisë mbi Gazën për kohë të papërcaktuar pasi të ketë përfunduar lufta. Hamasi kërkon lirimin e qindra militantëve të lartë palestinezë nga burgjet izraelite.

Izraeli dëshiron t’i mbajë prapa grilave militantët në fjalë. Mijëra të burgosur palestinezë po mbahen nga Izraeli nën akuza të lehta edhe të rënda – apo në disa raste edhe pa akuza fare – në lidhje me konfliktin e kamotshëm.

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

Izraeli është pajtuar të bëjë këmbim për pengjet në të kaluar. Një marrëveshje e tillë më 2011 bëri që të lirohej ushtari izraelit, Gilad Schalit, nga Hamasi në këmbim të lirimit të 1.027 të burgosurve palestinezë. Në mesin e të liruarve ishte edhe Yehya Sinwar, lideri i tanishëm i Hamasit në Gazë, i cili shihet si truri i sulmit të 7 tetorit, i cili e nxiti këtë luftë.

Hamasi kërkon lirimin e të burgosurve dhe pritet të kërkojë liri edhe për militantët e burgosur të cilët qëndrojnë mbrapa disa prej sulmeve më vdekjeprurëse kundër izraelitëve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe partnerët e ekstremit të djathtë nga të cilët ai varet për të qëndruar në pushtet, e kundërshtojnë një marrëveshje ku përfshihet lirimi i militantëve të lartë.

Ata ka gjasa ta hedhin poshtë edhe kërkesën për lirimin e një numri kaq të madh të të burgosurve. Fati i të burgosurve është tejet emocional. Derisa Izraeli i cilëson ata si terroristë, palestinezët i vlerësojnë ata si heronj që e luftojnë pushtimin izraelit. Praktikisht, çdo palestinez e ka një mik, apo të afërm që është, apo ka qenë i burgosur.

Izraeli dëshiron ta rifillojë luftën pas lirimit të pengjeve. Hamasi dëshiron një zotim paraprak se lufta do të përfundojë nëse lirohen të gjitha pengjet. Netanyahu thotë se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa ta arrijë një “fitore të plotë” kundër Hamasit. Izraeli dëshiron t’i mbajë forcat e veta në tokën e Gazës, në mënyrë që ato të vazhdojnë ta rrënojnë rrjetin e madh të tuneleve nëntokësore të grupit militant, t’i shkatërrojnë raketahedhësit e këtij grupi dhe t’i vrasin militantët, për ta arritur synimin e shkatërrimit të kapaciteteve ushtarake të Hamasit.

Lufta ka shkaktuar tashmë rrënim të madh, duke i bërë disa pjesë të Gazës të pabanueshme, duke e zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë dhe duke nxitur një katastrofë humanitare, pasi një çerek e popullsisë vuan nga uria. Hamasi dëshiron që Izraeli të zotohet për një armëpushim të përhershëm, para se të fillojë bisedimet për lirimin e të gjitha pengjeve pjesë-pjesë./REL

Etiketa: hamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025
BOTA

Komisioni i BE rrit presionin ndaj Izraelit

08:31 : 19/09/2025
BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
BOTA

BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit shkaku i luftës në Gazë

14:58 : 17/09/2025
BOTA

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025
BOTA

325 ish-zyrtarë të BE-së i bëjnë thirrje OKB-së: Vendosni sanksione ndaj Izraelit

15:30 : 15/09/2025
Para

Të shtëna drejt një makine/ Arrestohet punonjësi i policisë, në kërkim i biri

TË GJITHA

Një grua nga Maliqi tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh

12:08 : 20/09/2025

127 mln lekë për 4 subjekte, KQZ shpërndan fondet paszgjedhore për partitë e reja

11:53 : 20/09/2025

Mediat e huaja: Karteli “Çopja-Çela” e siguronte drogën direkt nga prodhuesit, deri në 350 ton në vit

11:42 : 20/09/2025

PD: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

11:32 : 20/09/2025

Pasi largoi shqiptarët, Rama gjen “zgjidhje”: Të tërheqim mjekë të huaj në Shqipëri

11:19 : 20/09/2025

Itali/ Vranë 62-vjeçarin me thikë dhe i vendosën zjarrin, arrestohen 3 autorët, mes tyre një shqiptar

11:06 : 20/09/2025

Gara për Kushtetuesen/ Pikët e Sadushit përcaktuan “fituesit”, votim në konflikt interesi

10:55 : 20/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com