• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia e Lirisë-qeverisë: Miratoni uljen 5% të TVSH për ushqimet për qytetarët në nevojë

17:17 : 08/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar sot për mediat se qëllimi i qeverisë për ta kthyer ligjin për investitorët strategjikë nga të përkohshëm, në të përhershëm, është tentativë e pastër për të ligjëruar klientelizmin, korrupsionin dhe rrëmbimin e pronave publike dhe private për llogari të një grup të caktuar oligarkësh.

Deklarata e plotë nga Partia e Lirisë:

“Partia e Lirisë denoncon me forcë nismën e Qeverisë për të shtyrë për herë të tretën ligjin për të ashtëquajturit investitorët strategjikë.

Qëllimi për ta kthyer këtë ligj nga të përkohshëm, në të përhershëm, është tentativë e pastër për të ligjëruar klientelizmin, korrupsionin dhe rrëmbimin e pronave publike dhe private për llogari të një grup të caktuar oligarkësh, bashkëpronarë me Qeverinë në këtë aferë.

Ky ligj klientelist, korruptiv dhe antipronë që nuk ka bërë gjë tjetër pëveç rrëmbimit të tokave publike pa para ose me vlera qesharake 1 euro, përfshi edhe ato private, për t’ua falur klientëve të Edi Ramës me histori suksesi në monopole dhe në krimin e organizuar.

Lexo edhe:

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

Është kjo arsyeja pse për 8 vjet nga zbatimi i këtij ligji nuk ka asnjë raport monitorimi të institucioneve shtetërore për ndikimin që “strategjikët” e Edi Ramës kanë patur në ekonomi.

Nga institucionet e shtetit shqiptar mungon thuajse plotësisht transparenca në lidhje me objektet dhe sektorët, ndikimit që kanë patur investitorët strategjikë në krijimin e vendeve të reja të punës, në rritjen e nivelit profesional, në ndikimin e ekonomive lokale të vendit, si dhe në rritjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.

Gjithashtu nuk ka raporte nga Qeveria mbi auditimin e investitorëve strategjikë në lidhje me burimin e financimit të investimeve të tyre, si dhe me gjendjen faktike të punimeve të realizuara nga këta investitorë, të cilët kanë përfituar lehtësira tatimore.

Të vetmet raporte janë ato nga sistemi i drejtësisë që bëjnë me dije se më shumë se 2/3 e kontratave të ngjashme të llojit PPP janë nën hetim penal dhe se mbi 95% e investitorëve “strategjikë” janë vendas, shumica të arrestuar si pjesë e elitës së krimit të organizuar shqiptar, pjesa tjetër të afërm të ministrave të Edi Ramës, “gaztorë” të “Rilindjes” dhe klientë të saj pa asnjë përvojë në fushën e investimit të dhënë.

Për më tepër ndryshimet e reja zgjerojnë mundësinë e grabitjes dhe zhvatjes të pasurive pasurive natyrore dhe financiare të vendit për shkak se ndryshe nga ligji aktual, që kërkon vlerë të konsiderueshme investimi dhe punësimi, ky ndryshim i propozuar i hap rrugën edhe investimeve me vlerë 100 euro.
Mjafton të jesh afër me Kryeministrin Rama për të marrë statusin e “strategjikut” në xhep, duke përfituar tokën falas, duke mospaguar detyrime tatimore dhe duke u financuar dhe pastruar paratë e pista.

Më i rëndë është fakti që për këta investitorë miliarderë dhe “strategjikë” që ndërtojnë pallate, kulla dhe resorte dhe ju falet prona publike me çmim 1 euro, detyrimi tatimor i tyre është 6%.

Ndërkohë që bizneset e ndershme paguajnë tatim 15% dhe profesionet e lira do të paguajnë deri në 23%. Dhe po kështu paguhet 20% TVSH për ushqimet e shportës dhe 60% nga xhepi për shëndetin.

Ndaj Partia e Lirisë bën thirrje për tërheqjen sa më parë nga axhenda parlamentare të vendimit për të shtyrë për herë të tretë ligjin për investitorët strategjikë dhe në vend të kësaj nisme të miratohet në Parlament propozimi i Partisë së Lirisë, i rrëzuar në të kaluarën arbitrarisht me forcën e kartonave të “Rilindjes”, për ta ulur në 5% TVSH e shportës.

Kjo inciativë ligjore, që ne kemi propozuar edhe më herët do t’i jepte frymëmarrje familjeve të thjeshta, do të gjallëronte ekonominë e tyre dhe do të zbuste shumë koston e lartë të jetesës.
Nëse Qeveria ka qëllim të thellojë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve duke favorizuar miliarderët dhe pastruesit “strategjikë” të parave të pista, fokusi ynë janë vetëm qytetarët e thjeshtë që vuajnë sot më shumë se kurrë kostot e larta të jetesës”, u shpreh ai.

Etiketa: MetaPartia e Lirisetvsh

Lajme të lidhura

BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
AKTUALITET

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:28 : 22/04/2026
AKTUALITET

Kapet në Rinas italiani i shpallur në kërkim nga Franca, i shkaktoi shteti 2.5 milionë euro dëm/ EMRI

10:34 : 13/03/2026
AKTUALITET

KQZ ndan fondet për vitin 2026, pjesën më të madhe të “tortës” e merr PS

16:41 : 30/01/2026
Para

Tirania e mazhorancës

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom