Një helikopter Mil Mi-8 që i përkiste Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë me tre persona në bord u rrëzua në një liqen në Republikën Veriore të Karelias.
Helikopteri po kryente një “fluturim stërvitor”, tha ministria përmes Telegramit, duke specifikuar se ekuipazhi ishte shumë “me përvojë” dhe kishte “mijëra orë kohë fluturimi”.
Sipas ministrisë, rrënojat e helikopterit, i cili u zhduk nga radarët vonë të dielën në mbrëmje, u vunë re 11 kilometra larg bregut të liqenit Onega, i dyti më i madh në Evropë, në një thellësi prej rreth 50 metrash.