Dinamo ka mposhtur Kukësin mes spektaklit të 5 golave, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorië Superiore.
Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi me fitoren 3-2 të dinamovitëve.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti.
“Për të qenë i sinqertë dua të falenderoj çunat pasi ishte meritë e tyre dhe besuan deri në fund. Vinim nga një situattë e vështirë pas dy humbjesh dhe sidomos ajo me Tiranën ka lënë njollë në psikologjinë tonë. Në pjesën e dytë Kukësi na vuri në vështirësi me topat e gjatë. Goli i parë i Kukësit ishte eurogol, por më vjen keq për të dytin. Pozicioni në tabelë dhe nevoja për pikët i bën lojtarët nervoz. Presidenti Bardhi u largua pas 2-0? Ai e ndjen shumë ndeshjen, nuk kam komunikuar me të. Në të tilla situata ashtu e ka ndjerë. Nuk është hera e parë që është kthyer Dinamo. Po të ndodhte dhe sot do të ishte shumë e vështirë”, u shpreh Mehmeti.
Gerti Çarçani: Falendero Tafas, sepse për çunat loja kishte mbaruar.
“Unë do falenderoj çunat e mi, jo Tafasin. Dinamo e shëmtuar? Është këndvështrimi yt. Nuk mund ta hedhim poshtë djersën e lojtarëve. Ky është futbolli, ka dhe fat.”
Me ardhjen e Qefaliaj, prisni ndonjë afrim tjetër nga merkato?
“Dihen vlerat e Qefaliaj, por ai ka ardhur pas një dëmtimi të gjatë. Shpresoj që ai ta kalojë me sukses. Përsa i përket merkatos jemi në ditët e fundit dhe po mundohemi të bëjmë maksimumin.”
Sulmi i Dinamos? Mbas rezultatit 2-0 mendon se faktor negative ishte pasimi i fundit?
“Jo vetëm pasi i fundit, por duhet të shkonim bllok si skuadër. Kam vështirësi, pasi kur janë 2-0 psikologjia e skuadrës bie poshtë.”
“Përsa i përket besimit, deri në momentin që do jem këtu, kam besim maksimal te kjo skuadër. Përsa i përket aspektit fizik, ndikon më shumë në atë psikologjik. Ky është problemi, por nuk është çështje fizike. Pasi mendoj se janë goxha mirë.”