Këngëtarja e famshme, Britney Spears ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj “përrallë” me vlerën 8.9 milion dollar. Ylli i muzikës pop ka jetuar për katër vite në këtë shtëpi.
Prona shtrihet në sipërfaqe 785 m2, ndërsa në të gjenden pesë dhoma gjumi, shtatë banja, dy zyra, mini-kinema shtëpiake, pishinë dhe pamje të mrekullueshme kah malet Santa Monika.
Pronari i ardhshëm, të cilit Britney do t’ia dorëzojë çelësat e shtëpisë së bukur me stil mediteran, do të duhet të paguajë 8,9 milionë dollarë.