• Kontakt
Saturday, June 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Rrokaj: Kujt po i tregonte forcën qeveria? Atyre 23 varfanjakëve apo…

18:20 : 04/04/2018
në POLITIKE

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shezai Rrokaj, ka komentuar situatën e krijuar sot para ambienteve të Gjykatës së Tiranës ku edhe u dha vendimi për 23 të arrestuarit në Kukës pas protestës në Kalimash për të kundërshtuar taksën e vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit”. Teksa ai ka shkuar pranë gjykatës për të mbështetur familjarët e protestuesve ai e ka përshkruar situatën si ato të filmave hollivudianë ku mijëra policë kishin blinduar Tiranën.

“Kujt i po shfaqej ky demonstrim force? Vetëm rreth 20 deputetëve të opozitës që mezi po çanin radhët e ngjeshura të policëve për të mbërritur te Gjykata ku do të zhvillohej qyqi? Apo këtyre 23 fukarenjve? Kujt iu drejtua ky tension skafandrash? Qytetarëve të protestës për t’u treguar muskujt? Kundër kujt ka dalë policia e shtetit?” shkruan Rrokaj.

Reagimi i plotë:

Teksa po shkoja për të ndjekur seancën gjyqësore në Gjykatë, u befasova nga një pamje si ajo e filmave hollivudianë. Tirana ishte blinduar. Mbi 2000 forca policie kishin bllokuar rrugët kryesore të saj, duke bllokuar qarkullimin e njerëzve që shpejtonin për në punë.
Gjithë kjo skenë e ekzagjeruar ishte komiko-dramatike në pamje, por tragjike në thelb.

Përveç qytetarëve që nxitonin për në punë dhe borive të makinave,si shprehje e nervozizmit të këtij demostrimi të panevojshëm, në rrugë ishin edhe rreth 20 deputetë të LSI-së dhe PD-së, të cilët po shkonin në Gjykatë për të mbështetur me praninë e tyre 23 fukarenj, pa dy lekë në xhep, që do të gjykoheshin. Ky ishte “rreziku” të cilit shteti po i ruhej e që e bëri të lëshonte policinë akseve kryesore te kryeqytetit. Dhe përse, për 23 qytetarë të pafajshëm që protestuan për tarifat e larta të rrugës. Mëkati qenka kaq i madh saqë gjykimi në zonën ku ndodhi protesta ishte i pamundur. Çështja ishte e madhe, pompoze, e denjë veç për një spektakël kryeqyteti.
Kujt i po shfaqej ky demonstrim force? Vetëm rreth 20 deputetëve të opozitës që mezi po çanin radhët e ngjeshura të policëve për të mbërritur te Gjykata ku do të zhvillohej qyqi? Apo këtyre 23 fukarenjve? Kujt iu drejtua ky tension skafandrash? Qytetarëve të protestës për t’u treguar muskujt? Kundër kujt ka dalë policia e shtetit? Meqë ngjarja u zhvillua në kryeqytet kumti kërcënues i saj synonte të rezatohej në gjithë vendin.

Lexo edhe:

Horoskopi 13 qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat e 12 shenjave

Leksioni i protestës, Mustafaj: PD duhet të ripërtërihet

Gjykata qe nën presionin e uniformave të ekzekutivit. Deputetët u dhunuan duke mos u lejuar të futen në sallën e gjyqit.
Imagjinoni se si u mor vendimi në kushte të tilla.
Por çfarë ndodhi në sallë? Prokuroria u shpreh se ndalimet janë bërë ditën e 1 prillit midis orës 10 dhe 12, duke falsifikuar të dhënat për orarin e arrestimeve. Gjë që u hodh poshtë nga të ndaluarit, të cilët pohuan se arrestimet janë bërë gjatë natës, duke mos u lënë mundësinë atyre as të visheshin e të mbathnin këpucët.
Organi i akuzës u shpreh se jane dëmtuar vetëm forcat e policisë, por nuk u ndal fare te shkopinjtë e gomës ndaj protestuesve dhe dëmtimet e këtyre të fundit.
Protestuesit të gjithë pohuan se u provokuan nga policia. Të arrestuarit, disa të lënë në burg tashmë dhe me vendim gjykate, ishin të gjithë familjarë, me një barrë hallesh, pa precedentë penalë, vetëm me qindarka në xhepa siç kishte rezultuar nga kontrolli i policisë.

E gjithë kjo është dëshmi e qartë se ku po shkon mjerimi i qytetarëve por ca më keq degradimi i mënyrës për të bërë drejtësi në këtë vend dhe për të ndërtuar një shtet të së drejtës në prag të çeljes së negociatave. Gjithë shteti u vu në lëvizje për këta 23 fukarenj që janë simbol i një revolte qytetare. Po ku është shteti për krimin e organizuar, për shefat e komisariateve, për zyrtarët e lartë të përfshirë në narkotrafik, për politikat sociale dhe zhvillimin e vendit e punësimin e qytetarëve?! Për protestuesit e varfërt të Kukësit a të gjithë Shqipërisë, shteti tregon dorë të hekurt, por kur vjen puna te oligrakët e trafikantët, duart i ka të lidhura. Sidoqoftë, duart e qytetarëve janë më tepër dhe kur bëhen bashkë, mjet për ta hequr qafe arrogancën e grykësinë e kësaj qeverie që s’ka të ngopur.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 13 qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat e 12 shenjave

22:59 : 12/06/2026
AKTUALITET

Leksioni i protestës, Mustafaj: PD duhet të ripërtërihet

22:48 : 12/06/2026
AKTUALITET

El Niño konfirmohet zyrtarisht, paralajmërohet një nga fenomenet më të forta që nga viti 1950

22:42 : 12/06/2026
SPORT

Si e ka ndryshuar mjekësia karrierën e futbollistëve

22:31 : 12/06/2026
AKTUALITET

Protesta para Kryeministrisë, krevat bosh si shenjë e emigracionit dhe krizës së strehimit

22:23 : 12/06/2026
AKTUALITET

Vijon marshimi i mijëra protestuesve në rrugët e Tiranës

22:09 : 12/06/2026
Para

Rrëmben 18-vjeçarin, ja arsyeja

TË GJITHA

Horoskopi 13 qershor, çfarë parashikojnë yjet për dashurinë dhe financat e 12 shenjave

22:59 : 12/06/2026

Leksioni i protestës, Mustafaj: PD duhet të ripërtërihet

22:48 : 12/06/2026

El Niño konfirmohet zyrtarisht, paralajmërohet një nga fenomenet më të forta që nga viti 1950

22:42 : 12/06/2026

Si e ka ndryshuar mjekësia karrierën e futbollistëve

22:31 : 12/06/2026

Protesta para Kryeministrisë, krevat bosh si shenjë e emigracionit dhe krizës së strehimit

22:23 : 12/06/2026

Vijon marshimi i mijëra protestuesve në rrugët e Tiranës

22:09 : 12/06/2026

BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë

22:00 : 12/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetcasibomjojobetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet