• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skela e “Arlis” zuri poshtë kalimtarët, arrestohen dy punëtorë dhe inxhinieri/ Shpëton ndërtuesi Armand Lilo

Tre punonjës së “Arlis” janë arrestuar nga policia e Tiranës lidhur me incidentin e djeshëm, kur skelat në pallatin në ndërtim ranë mbi dy kalimtarë. Policia nuk ka çelur procedim penal për ndërtuesin Armand Lilo.

09:39 : 23/01/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Inxhinieri dhe dy punëtorë të pallatit në Tiranë ku ndodhi incidenti me dy të plagosur një ditë më parë, janë arrestuar. Mëngjesin e së Hënës, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u rrëzuan skelat e një pallati në ndërtim e sipër nga firma “Arlis-ndertim” dhe për pasojë mbetën të lënduar 2 kalimtarë.

Në pranga kanë rënë, Zef Kalaj, 49 vjeç, Elton Osmanllari, 41 vjeç dhe Erjon Kanto, 41 vjeç. Të arrestuarit akuzohen se nuk respektuan rregullat e sigurimit teknik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur Hysen Lavdari 72 vjeç dhe Imelda Shkëmbi 38 vjeçe, kalimtarë të rastit, po ecnin në trotuarin buzë kantierit kur papritur, skela u shkëput nga pallati në ndërtim dhe u ra në kokë. Të dy u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Ditën e djeshme, në orën 10:00, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’, dyshohet se për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurimit teknik në punë, nga kati i 13-të i pallatit në ndërtim, ka rënë një skelë metalike që dëmtoi 2 kalimtarë të rastit, shtetasit I.Sh., 38 vjeçe dhe H. L., 72 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Lexo edhe:

KKTU refuzon 26 leje për kulla dhe hotele, përfshi dhe projektin e “Arlis” të Armando Lilo

Djegia e pallatit të “Arlis shpk”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë

Firma që po kryen punimet është “Arlis-ndertim” sh.p.k. në pronësi të biznesmenit Armand Lilo, ndaj të cilit nuk ka procedim nga policia për këtë rast.

Lilo njihet si person me lidhje politike, kryesisht me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai ka përfituar leje ndërtimi në disa zona të kryeqytetit, ndërsa është akuzuar në disa raste për ndërtime pa leje dhe përfitime të jashtëligjshme nga pushteti.

Etiketa: Arlisarlis shpkarmand lilo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KKTU refuzon 26 leje për kulla dhe hotele, përfshi dhe projektin e “Arlis” të Armando Lilo

12:08 : 24/04/2026
AKTUALITET

Djegia e pallatit të “Arlis shpk”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë

09:47 : 24/04/2026
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në pallatin e “Arlis” nisi nga djegia e kartonëve të Big Market

16:56 : 19/04/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama është kthyer në avokatin e ndërtuesit Armand Lilo

15:25 : 19/04/2026
AKTUALITET

Rama si avokat i “Arlis shpk”: Zjarri në pallat nuk ka lidhje me ndërtimin

11:08 : 19/04/2026
AKTUALITET

Zjarri te “Arlis”/ Rama ndryshon deklaratë: Pallati do riparohet! Bonus qiraje për banorët

14:21 : 18/04/2026
Para

Ndezi zjarr në oborrin e shtëpisë, digjet i moshuari në Vlorë

TË GJITHA

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom