• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Botërori i Klubeve me 32 ekipe, Tebas i ashpër: Duhet të ndalet, do ta padis FIFA-n

18:15 : 22/01/2024
në SPORT

Është një sulm i gjithanshëm nga Javer Tebas. I intervistuar nga “The Guardian”, presidenti i La Liga-s foli për Superligën, FIFA dhe Botërorin për Klube, madje duke njoftuar synimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër organit më të lartë të futbollit.

“Formati me 32 skuadra duhet të ndalet, është prioriteti im ta bëj këtë. Lojtarët kanë në zemër mirëqenien e tyre dhe ky lloj kompeticioni sjell vetëm para për një sërë klubesh, e kompreson kalendarin”, – tha ai, duke iu referuar Botërorit për Klube.

Sa i takon Superligës, mbi të gjithë përplaset me Florentino Perez, të cilin ta përcaktosh si armik të tij është ndoshta shumë, por sigurisht që është dikush me të cilin nuk shkon shumë mirë: “Superliga ka shumë pak shanse për t’u pranuar nga klubet.

Presidenti i Real Madridit? Objektivi i tij është që klubet e mëdha, ato më të pasurat dhe me burimet më të mëdha, të mund të menaxhojnë futbollin në Evropë. Të tjerët janë vetëm vasalë, që duhet të kënaqen me çdo gjë që iu vjen.

Dallimet thelbësore që kam me Florentinon janë dy modele krejtësisht të kundërta të futbollit profesionist, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në Evropë. Nuk ka asnjë kompromis mes nesh, jemi bardhë e zi, nuk kemi zonë gri”.

Lexo edhe:

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

Dënimi nga FIFA, “TKZ” akuzojnë Armand Dukën: Aftësia e tij është të rrisë çmimet e biletave

Tebas, duke folur për Botërorin e Klubeve, nënvizoi se është gati për veprime ligjore, të cilat i përcakton si prioritetin e tij kundër FIFA-s: “Shikoni vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Ajo iu referua Superligës, por është plotësisht i zbatueshëm për vendimet e marra nga FIFA, kur procesi nuk është i saktë dhe ajo që miraton është e dëmshme për ekosistemin e futbollit. Lojtarët kanë në zemër mirëqenien e tyre dhe ky lloj kompeticioni vetëm sa iu sjell para një numri klubesh dhe ngjesh kalendarin”.

Në këtë pikë, Tebas nuk ka ndërmend të tërhiqet, siç e dëshmojnë jo vetëm fjalët e tij, por mbi të gjitha veprimet konkrete të La Liga-s, e cila në dhjetor kishte paralajmëruar se do të “studionte ligjin përkatës, do të ndërmerrte veprime për ta parandaluar Botërorin e Klubene në formatin e ri të shpallur”.

Dhe rreth një javë më parë, sipas asaj që raportoi gazeta “As”, ai e ka bërë tashmë denoncimin në “Tas”. Konflikti lindi në mes të dhjetorit, kur Infantino njoftoi se do të revolucionarizonte Botërorin e Klubeve nga viti 2025, duke e shtuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse në 32.

Për më tepër, ai propozoi përfshirjen e më shumë ndeshjeve në Kupën e Botës 2026. Dy skenarë që nuk iu pëlqyen kampionateve kombëtare, veçanërisht atij spanjoll, sepse do të thotë kalendar me më shumë ndeshje.

Etiketa: Botërori i KlubevefifaJaver Tebas

Lajme të lidhura

SPORT

Pak muaj para merkatos, FIFA “bllokon” 4 ekipet shqiptare

16:53 : 15/05/2025
SPORT

Dënimi nga FIFA, “TKZ” akuzojnë Armand Dukën: Aftësia e tij është të rrisë çmimet e biletave

22:51 : 15/04/2025
SPORT

Shqipëria zbret në renditjen e FIFA-s, Kosova fiton dy pozicione

10:07 : 03/04/2025
SPORT

Renditja e FIFA-s/ Bie Shqipëria, Kosova vendos rekord të ri

15:34 : 27/03/2025
SPORT

Botërori për klube/ FIFA do shpërndajë 1 miliard dollarë për 32 skuadrat finaliste

21:26 : 26/03/2025
SPORT

Platini flet pasi u lirua nga akuzat për mashtrim: Më është kthyer nderi

18:32 : 25/03/2025
Para

Dosja “McGonigal”/ 6 orë dëshmi, Agron Neza "kyç gojën" pasi del nga zyrat e SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com