• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Analistët në Mal të Zi, kritika ndaj qendrimeve të disa përfaqësuesve të lartë të vendit

22:49 : 20/01/2024
në RAJONI

Analistët dhe opozita në Mal të Zi po kritikojnë disa struktura të pushtetit në vend, duke thënë se ato po mohojnë identitetin malazez dhe kushtetutën e tij.Ata akuzojnë kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç , i cili me veprimet e tij, siç thanë ata, po ndjek politikën hegjemoniste të botës serbe në rajon dhe se është shndërruar në instrument të Kishës Ortodokse Serbe.

Po ashtu ata shprehën shqetësimin edhe ndaj disa zyrtarëve të lartë të qeverisë malazeze, të cilët sipas tyre, po ndikojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon.

Qendra malazeze e organizatës PEN kritikoi sjelljen e kryetarit të parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, i cili zyrtarisht priti peshkopin e Kishës ortodokse Serbe, Joanikij Miqoviç.

“Duke puthur duart e peshkopit serb, kryetari i parlamentit u dërgoi një mesazh të qartë qytetarëve malazezë se parlamenti i Malit të Zi është instrument në duart e kishës serbe dhe të zyrtarëve të Beogradit”, thuhet në reagimin e qendrës.

Lexo edhe:

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

Analisti malazez Aleksandar Sasha Zekoviç e kritikoi qëndrimin e kryetarit të parlamentit, i cili sipas tij, po ndjek politikën hegjemoniste të botës serbe në rajon.

Opozita malazeze nuk e përjashtoi mundësinë që të kërkohet dorëheqja e kryetarit të parlamentit. “Sjellja dhe veprimet e Mandiqit janë arsyeja e mjaftueshme për të kërkuar largimin e tij,” tha opozita malazeze.

Andrija Mandiç është përfaqësues i koalicionit të partive pro-serbe dhe pro-ruse i ish Frontit Demokratik i njohur si kundërshtar i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Uashingtoni zyrtar ka paralajmëruar dhe shprehur disa herë shqetësim se qeveria e re përbëhet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Qëndrim i ngjashëm është shprehur edhe nga institucionet evropiane.

Analistët dhe opozita shprehen shqetësimin edhe ndaj disa përfaqësuesëve zyrtarë të qeverisë së re malazeze, që sipas tyre po ndikojnë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon.

Fjala është për takimin e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiç me homologun e tij malazez, Dragan Krapoviç, që u anulua për shkak të deklaratave të ministrit malazez lidhur me pllakën përkujtimore në ish-kampin ushtarak në Morinje gjatë luftës së Kroacisë, dhe të pronësisë mbi anijen shkollore Jadran, që vazhdon të jetë objekt i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Mosmarrëveshjes i parapriu zoti Krapoviç, i cili tha se sipas marrëveshjeve të nënshkruara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kroacia nuk ka të drejtë të kërkojë anijen shkollore Jadran. Anija lundruese e quajtur Jadran është pjesë e flotës detare malazeze me qendër në portin e Tivarit.

Ndërsa lidhur me pllakën përkujtimore në ish kampin ushtarak, Morinj, zoti Krapoviq tha se, “ishte vendosur në mënyrë të gabuar dhe se mbishkrimi nuk korrespondon me faktet dhe se ajo duhet të zëvendësohet me një tjetër me një tekst më të përshtatshëm”.

“Pikëpamjet e Ministrit Krapoviç, të cilat i ka shprehur në media ditët e fundit, nuk lënë hapësirë për diskutim dhe bien ndesh me pikëpamjet e Kroacisë dhe faktet historike”, tha në reagimin e saj ministria kroate lidhur me anulimin e takimit.

Në pllakën përkujtimore citohen vuajtjet në kampin Morinj gjatë agresionit serbomadh dhe kërkohet që ngjarjet që turpëruan emrin e Malit të Zi të mos përsëriten më kurrë.

Sjellja e shefit të mbrojtjes malazeze, Dragan Krapoviç, u kritikua nga përfaqësuesit kroatë në Malin e Zi, duke thënë se” cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa i kërkuan kryeministrit malazez që të distancohet nga qëndrime të tilla.”

Edhe opozita malazeze e kritikoi veprimin e Ministrit të Mbrojtjes, duke thënë se ai bëri deklarata të pamenduara në raport me shtetet fqinje.

“Incidenti që shkaktoi zoti Dragan Krapoviç me deklaratat e tij të pamenduara është vetëm vazhdimësi e politikës së provokimit të shteteve fqinje nga shumica e re parlamentare”, tha Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë./VOA

Etiketa: kushtetutamal i ziopozita

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretoi zgjedhjet në shkelje të Kushtetutës? Begaj: U konsultova me ekipin tim

21:44 : 02/10/2025
AKTUALITET

Burimi: Opozita të ushtrojë presion tek ndërkombëtarët, nuk shkohet në zgjedhje antikushtetuese

19:42 : 02/10/2025
AKTUALITET

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025
AKTUALITET

Një president lolo

19:54 : 01/10/2025
AKTUALITET

Juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

18:28 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kandidati i përbashkët i opozitës për Tiranën, detaje nga mbledhja/ EMRAT e propozuar

11:23 : 01/10/2025
Para

Qëlloi Roza Latin, "Big Brother" merr vendimin për Meri Shehun

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com