Atletja e cila na ka nderuar në garat evropiane dhe botërore duke sjellë disa medalje ari, Luiza Gega, me anë të një reagimi në InstaStory bën me dije se gjërat nuk po shkojnë ashtu si duhet, duke shigjetuar ndër të tjera, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
Ajo shprehet se pavarësisht asaj që ka dhënë për vendin, ka marrë shumë më pak nga sa i takon, duke theksuar faktin se ajo ende nuk ka marrë disa shpërblime të tjera që po ashtu i takojnë.
Gega shton se ky vit duhet të jetë më i rëndësishmi për të, pasi janë Lojërat Olimpike në Paris, por sipas saj duke se institucionet e kanë harruar diçka të tillë.
Shkrimi i plotë:
“Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qëoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.
Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit & nuk do ta lë me kaq”.