• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Intensifikohen luftimet/ Izraeli sulmon Gazën nga ajri e toka

23:25 : 27/12/2023
në BOTA

Forcat izraelite kryen sulme të reja ajrore të mërkurën në disa pjesë të Rripit të Gazës. Një ditë më parë komentet e zyrtarëve izraelitë mbi zgjerimin e operacioneve ushtarake tokësore, ngjallën shqetësime në Kombet e Bashkuara, mbi fatin e popullatës civile.

Të mërkurën, Izraeli kreu sulme nga toka dhe ajri në qytetin e Gazës, që shtrihet në pjesën veriore të rajonit, atje ku Izraeli përqendroi fillimisht fushatën e tij ushtarake, me qëllim eliminimin e grupit militant Hamas.

Po këtë javë, janë zhvilluar operacione edhe në pjesën qendrore të Gazës, përfshirë ato zona ku ndodhen kampe të shumta refugjatësh.

Pjesa më e madhe e popullatës së rajonit është detyruar të largohet nga shtëpitë për shkak të luftimeve. Ata janë grumbulluar në strehimore të mbingarkuara ndërsa po hasin në vështirësi për t’iu larguar atyre zonave, ku Izraeli njofton se do të kryejë sulme. Dërgesat në ndihma humanitare janë kufizuar për shkak të luftimeve, duke krijuar mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe karburant.

“Nuk ka një rrugë të shkurtër në çmontimin e një organizate terroriste”, tha të martën shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi, duke iu referuar Hamasit.

Lexo edhe:

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

Zgjerimi i luftimeve në pjesën qendrore të Gazës bëri që Kombet e Bashkuara të ngrenë alarmin të martën mbi ndikimin që sulmet izraelite kanë tek popullata civile. Më shumë se 100 palestinezë u vranë në dy ditë këtë javë.

“Forcat izraelite duhet të marrin të gjitha masat në dispozicion për të mbrojtur civilët. Paralajmërimet dhe urdhrat e evakuimit nuk i shfajësojnë ata nga detyrimet që kanë në raport me ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Seif Magango.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Emirin e Katarit Sheik Tamim bin Hamad Al Thani lidhur me rritjen e ndihmës humanitare në Gazë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej gjithashtu se “të dy udhëheqësit diskutuan dhe mbi nevojën urgjente për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve që vazhdojnë të mbahen nga Hamasi, përfshirë shtetasit amerikanë”.

Katari dhe Egjipti ndërmjetësuan armëpushimin e shkurtër dhe shkëmbimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit në fund të nëntorit. Por përpjekjet aktuale diplomatike kanë dështuar.

Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu se ministri izraelit për Çështjet Strategjike Ron Dermer u takua të martën me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan për bisedime mbi disa çështje që lidhen me konfliktin në Gazë.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se zoti Sullivan dhe zoti Dermer diskutuan mbi nevojën e kalimit në një fazë tjetër të luftës, për t’u përqendruar në goditjen e objektivave kryesore të Hamasit. Po kështu dy zyrtarët e lartë diskutuan mbi planet për Gazën e pas luftës, përfshirë qeverisjen dhe sigurinë e rajonit.

Më 7 tetor, militantët e Hamasit kryen një sulm terrorist ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1200 persona, e marrë peng 240 të tjerë, nga të cilët 129 vazhdojnë të jenë në duart e grupit militant.

Si përgjigje, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin duke nisur një sulm ajror, tokësor dhe detar në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite janë vrarë rreth 21 mijë palestinezë, të dhëna këto të Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, e cila nuk bën një ndarje mes popullatës civile dhe numrit të militantëve të vrarë.

/VOA/

Etiketa: Gazahamasizrael

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli dhe Ballkani/ Armë dhe interesa të tjera

15:12 : 18/07/2026
BOTA

Tre vite luftë në Gaza, regjistrohen mbi 73 mijë viktima

16:22 : 15/07/2026
BOTA

Sondazhi: Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan

18:06 : 12/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
BOTA

Argjentina përmbys Egjiptin, zhgënjim dhe lot për tifozët në Gaza

14:08 : 08/07/2026
Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages
BOTA

Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?

16:45 : 28/06/2026
Para

Horoskopi për ditën e enjte, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

TË GJITHA

Euro s’vjen me dekret

10:31 : 24/07/2026

‘Paketa e maleve’/ Koçeku thirrje banorëve: Rama po ju mashtron! Do t’ju bëjë lypsarë në tokën tuaj

10:24 : 24/07/2026

Reforma territoriale 2.0 e PS/ Bashkitë që rrezikojnë shkrirjen

10:17 : 24/07/2026

Autori i ngjarjes në Fier liron ish të fejuarën që mbante peng, RENEA negociata për dorëzimin e tij

10:17 : 24/07/2026

Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave, mbledhje me ministrat dhe deputetët

10:14 : 24/07/2026

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, RENEA rrethon zonën ku dyshohet se fshihet autori në Fier

10:04 : 24/07/2026

Gjirokastër/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen dy mjekët pediatër

10:03 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobet güncel girişcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom