• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mitropoliti i Korçës uron Krishtlindjen: Të gjejmë paqen dhe ta përhapim kudo!

11:26 : 25/12/2023
në AKTUALITET

Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës Imzot Joani ka uruar gjithë besimtarët e krishterë në lidhje me festën e Krishtlindjes.

“Të gjejmë paqen brenda vetes dhe ta përhapim kudo ku ajo mungon”, ky ka qenë mesazhi që Imzot Joani ka shpërndarë për shqiptarët në ditën e lindjes së Krishtit.

Ai nënvizoi se lutja për paqe dhe drejtësi është e domosdoshme në këto koë kur njerëz në pjesë të ndryshme të botës janë në vështirësi për shkak të luftrave dhe konflikteve.

MESAZHI I MITROPOLITIT TË KORÇËS HIRËSISË SË TIJ IMZOT JOANIT

Të gjejmë paqen brenda vetes dhe ta përhapim kudo ku ajo mungon

Lexo edhe:

Përplasje mes partive politike në Bosnje, zyra që mbikëqyr zbatimin e paqes ‘mollë sherri’

Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

I

Se një djalë na lindi, dhe një Bir na u dha, dhe ai do të marrë qeverimin përsipër. Dhe do të quhet emri i tij, Engjëll i Këshillës së madhe, i Mrekullueshëm, i Fuqishëm, Atë i amëshuar, Princ i Paqes. (Is. 9:6-7). Me këto fjalë profeti Isaia paralajmëron Lindjen e Krishtit, Princit të paqes, i Cili erdhi për të rivendosur marrëdhënien tonë me Perëndinë, duke na mundësuar të rigjejmë paqen. Paqja është një dëshirë e zjarrtë e vendosur brenda nesh, e krijuar për të na treguar se i vetmi mjet për të arritur këtë paqe, vjen nga Ai që quhet Princi i Paqes, sepse Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të jetojnë së bashku në paqe. Nëse është e mundur, për aq sa varet nga ju, jetoni në paqe me të gjithë – na porosit Apostulli (Rm. 12:18).

Në fillim të Liturgjisë Hyjnore në Kishën Orthodhokse, tre kërkesat e para i referohen temës madhore të paqes: Me paqe le t’i lutemi Zotit; Për paqen që lartazi; Për paqen e tërë botës. Pas përsëritjes së kërkesës për paqe edhe 18 herë të tjera, deri në lutjen e fundit: Fali paqe botës sate, Liturgjia Hyjnore përfundon me thirrjen: Me paqe le të shkojmë. Nga fillimi i Liturgjisë Hyjnore e deri në fund mbizotëron ideja e paqes. E përsërisim vazhdimisht rëndësinë e paqes dhe lutemi për të, sepse të jesh i krishterë do të thotë të jesh njeri i paqes dhe punëtor i saj. Asgjë nuk është më karakteristike për një të krishterë sesa të jetë një punëtor për paqen – shkruan Shën Vasili i Madh.

II

Por të krishterët, jo vetëm që luten për paqen dhe besojnë se Zoti e ka caktuar botën të jetojë në drejtësi dhe në paqe, por, për shkak të besimit të tyre, ata janë thirrur të jenë paqebërës aktivë. Ne nuk mund të ngurtësojmë zemrat tona, të mbyllim veshët dhe të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve, padrejtësive, luftërave dhe konflikteve dhe në të njëjtën kohë të jemi të krishterë. Shën Joan Gojarti thotë: Unë nuk besoj në shpëtimin e askujt që nuk shqetësohet për shpëtimin e tjetrit. Jisui kishte paqe të përsosur në zemrën e Tij, por Ai, gjithashtu, pati dhembshuri për njerëzit, që ishin si dele pa bari (Mk. 6:34). Vetë Zoti thotë: Lum paqebërësit, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë (Mat. 5:9).

Paqebërës është ai, që sjell paqen e Krishtit në konfliktet njerëzore, paqe që nuk është ashtu siç e jep bota (Jn.14:27), Paqja që jep bota është e paqëndrueshme. Ajo varet nga vullneti njerëzor, që shpesh helmohet nga egoizmi dhe lakmia, nga emocionet e paqëndrueshme të njerëzve dhe nga interesat e tyre që ndryshojnë me shpejtësi. Ndërsa Paqja e Krishtit, Princit të paqes, themeluar në shkëmbin hyjnor të dashurisë, është e përjetshme. Ajo lind në zemrën e njeriut, pastaj përhapet jashtë dhe merr një dimension shoqëror.

Të jesh paqebërës nuk është mirë vetëm në nivelin etik, por është më tepër në nivelin ontologjik, po ashtu si të jesh i mirë. Duke mos qenë të mirë dhe paqësorë, është vetë qenia jonë ajo që gjymtohet. Paqebërës është ai që ka dashuri dhe sheh tek çdo njeri, kushdo qoftë ai, ikonën e Perëndisë dhe në zemrën e tij nuk ka urrejtje dhe armiqësi. Nëse nuk e shohim ikonën e Perëndisë në çdo qenie njerëzore në këtë jetë, nuk do të shohim Fytyrën e Zotit në jetën e ardhshme. Kërkoni paqen me të gjithë njerëzit dhe shenjtërinë, pa të cilën asnjë nuk do të shohë Zotin – shkruan Shën Pavli (Hebr. 12. 14).

III

Me keqardhje shohim se në kohën e sotme paqja është pakësuar, si ndërmjet individëve, ashtu edhe brenda familjes. Nuk ka as paqe sociale dhe nuk ka as paqe ndërmjet kombeve. Luftërat dhe konfliktet po e përgjakin planetin tonë dhe po shtojnë vuajtjet dhe shkatërrimet. Perëndia na kërkon të dëshmojmë dhe të punojnë për paqen. Ndonëse rruga për ta realizuar atë është e mundimshme dhe e vështirë, ne nuk jemi vetëm. Krishtlindja na kujton, përsëri dhe përsëri, se Perëndia është midis nesh dhe nuk do të na braktisë, por do të na japë urtësi dhe kurajë për ta ruajtur në veten tonë dhe për ta përhapur tek të tjerët paqen dhe gëzimin e Tij.

Paqja e Perëndisë është një dhuratë nga Ai dhe pjesë e hirit të Tij dhe, duke qenë një parashijim i Mbretërisë, është një mjekim kundër frikës dhe mbron mendjet dhe zemrat tona në kohë të trazuara dhe të paqëndrueshme. Vetëm Paqja qiellore mund ta largojë ankthin tonë tokësor. Edhe paqja e Perëndisë që kapërcen çdo mendje do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja me anë të Jisu Krishtit – thotë Apostulli (Fil. 4:7).

Të dashur vëllezër dhe motra! Lajmi se lindi Krishti, Princi i Paqes, është për ne. Ai është një lajm gëzuar dhe një thirje për tu zgjuar. Zgjohu o njeri! Sepse ishte për ju që Perëndia u bë njeri. Ngrihuni dhe kuptoni se gjithçka ishte për ju – shkruan Shën Agustini. Prandaj, në këtë ditë të shenjtë të lindjes së Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, le të zgjohemi dhe le të ndërgjegjësohemi se Trupëzimi i Perëndi-njeriut bëri të mundur që paqja e Tij të bëhet e arritshme për të gjithë njerëzit. Le ta përjetojmë këtë paqe, së pari në zemrat tona dhe pastaj të përpiqemi ta përhapim kudo ku ajo mungon.

Gëzuar Krishtlindjet dhe për shumë vjet!

Mitropoliti i Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Devollit dhe Voskopojës

Etiketa: krishtlindjeMitropoliti i Korçëspaqe

Lajme të lidhura

BOTA

Përplasje mes partive politike në Bosnje, zyra që mbikëqyr zbatimin e paqes ‘mollë sherri’

14:33 : 27/05/2026
BOTA

Trump refuzon përgjigjen e Iranit ndaj propozimit për paqe

11:35 : 11/05/2026
Lajmet e Dites

Çfarë përmban plani i paqes me 14 pika, i propozuar nga Irani?

14:12 : 03/05/2026
BOTA

A do të vazhdojnë bisedimet SHBA-Iran për paqe?

08:34 : 13/04/2026
BOTA

Itali/ Tragjedi në Krishtlindje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi

17:10 : 28/12/2025
AKTUALITET

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

20:51 : 25/12/2025
Para

Java e fundit e vitit! Cilat janë shenjat e Horoskopit më të "përkëdhelura” nga fati

TË GJITHA

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom