• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

200 mijë euro për “kokën” e shkodranit brenda burgut të Peqinit, kush është Xheladin Kruja

21:16 : 19/12/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Viktima Arben Lleshi nuk ishte shënjestra e vetme për t’u ekzekutuar brenda burgut të Peqinit, por edhe shkodrani Xheladin Kruja.

Kështu thotë i plagosuri Indrit Shaqja, i cili në dëshminë e dhënë për autoritetet thotë se Arben Lleshit i kishte shkuar një letër anonime ku i bëhej me dije se ishin ofroheshin nga 200 mijë euro secili për “kokën” e tij dhe të Xheladin Krujës.

“Në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes është pyetur viktima Indrit Shaqja, i cili ka deklaruar gjithashtu se “gjatë gjithë kohës që ka qenë në burg dy herë në sportelin e derës së dhomës ka gjetur dy letra të shkruara me shkrim dore, një rreth katër vjet më parë dhe tjetrën rreth një viti e gjysmë më parë në burgun e Peqinit me të njëjtën përmbajtje se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë dhe helmin që ty ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit, nëse je dakord me të dyja rastet i kanë thënë se nëse je dakord na kthe përgjigje me letër. Është deklaruar gjithashtu se në të dyja rastet letrat ia ka dhënë shtetasit Arben Lleshi për të cilin deklaroi se ka dijeni gjithë burgu, kam pasur marrëdhënie të mira në Fushë Krujë ndërsa më pas i ka prishur për shkak se i përbuzte fenë ky dënuar. Në Peqin ka qenë për 3 muaj në regjim të posaçëm se ju kap telefoni në dhomë. Në vijim ka deklaruar se një anonim i ka dërguar letër Arben Lleshit tek dhoma se e paralajmërojnë se për kokën tënde po paguojnë 200 mijë euro dhe për Xheladin Krujën 200 mijë euro”. – thuhet në dosjen e Prokurorisë së Elbasanit.

Por kush është Xheladin Kruja për të cilin ofrohen 200 mijë euro për ta vrarë?

Xheladin Kruja akuzohet se ka vrarë dy vëllezërit Eliton dhe Enton Grezda, 20 dhe 18 vjeç në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur më 3 maj të vitit 2001. Krimi i rëndë ndodhi pas një grindjeje mes të rinjve kur edhe Kruja ishte asokohe 22 vjeç. Pas sherrit ai shkoi në shtëpi, mori automatikun dhe qëlloi me breshëri drejt dy vëllezërve. Ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua dy ditë më vonë.

Lexo edhe:

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

Por, teksa vuante dënimin në burgun e Shën Kollit, më 3 qershor të vitit 2012 ka tentuar të vrasë ish-kreun e komunës Rrethina, Kleves Muja. Sipas organit të akuzës nga hetimet e kryera, u provua, falë edhe pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë së burgut, se i pandehuri Xheladin Kruja e ka goditur në qafë shtetasin Keleves Muja me një tub të modifikuar si thikë.

Ky sulm ndodhi pikërisht në çastin që Muja po kthehej në qeli pas takimit me familjarët, ku Xheladin Kruja hoqi një hekur nga frigoriferi dhe e priti Kleves Mujën të kthehej. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e ajrimit të burgut të Shën Kollit në Lezhë, vetëm disa ditë pas arrestimit të Kleves Mujës me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian për çështje droge. Në atë kohë, kryekomunari Muja u transportua për në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në kokë.

Për autoritetet, Xheladin Kruja deklaroi në atë kohë e qëlloi epër shkak se ai i ka trafikuar një kushërirën e tij. “Më izoloni, më bëni çfarë të doni, unë sërish po u ndesha me të kam për ta vrarë,” mësohet të jetë shprehur Kruja.

Nga ana tjetër, për këtë krim, prokuroria mori me cilësinë e të pandehurve edhe pesë punonjësit e policisë së burgut, Arben Tushaj, Bujar Kasmi, Petrit Ahmeti, Petrit Marku dhe Artur Meraj, të cilët kishin për detyrë shoqërimin e Mujës dhe atë të agresorit Kruja brenda ambienteve të burgut. Të pandehurit u gjykuan për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre në bashkëpunim”.

Një vit më vonë pas kësaj ngjarje, në vitin 2013, Xheladin Kruja u dënua me 16 vite e 8 muaj burg dhe u dërgua në burgun e sigurisë së lartë. Ndërsa, 10 vite pas ngjarjes, Kleves Muja dhe shtatë anëtarë të familjes së tij u dëmshpërblyen nga shteti shqiptar, pasi policia e burgjeve u gjet fajtore që nuk e ruajti atë kur mbas arrestimit ju dorëzua për tu dërguar në qeli.

Nuk dihet se kush e do të vrarë Xheladin Krujën, nëse ka të bërë me një hakmarrje për krimin e regjistruar në vitin 2001 apo atë të vitit 2012.

Etiketa: 200 mije euroburgu i peqinitEliton GrezdaEnton GrezdaKleves MujavrasjeXheladin Kruja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

13:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
BOTA

Lirohet autori i masakrës ku u vra kryeprokurori Giovanni Falcone, familjarët e viktimave: E dhimbshme

15:39 : 05/06/2025
AKTUALITET

“E lidhëm me litar”/ Vrasja e Fridman Xhaferrajt, Tafani: Si e vrau Laert Haxhiu shokun

15:25 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e anëtarit të grupit të Avdulajve në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

10:22 : 04/06/2025
Para

EFL Cup/ E pëson Chelsea, Newcastle kalon në avantazh (Video)

TË GJITHA

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë

15:17 : 07/06/2025

Tërmet i fortë në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

15:07 : 07/06/2025

Jozi harron Loredanën? Puthje dhe përqafime me vajzë ‘misterioze’

15:01 : 07/06/2025

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com