• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria bën tendera pa fonde, 370 mln euro nga investimet për t’u paguar pas 2024

08:13 : 19/12/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Zhvillimi i tenderave për investime publike pa marrë paraprakisht miratimin e Ministrisë së Financave po shndërrohet në veprimtari të errët që rrit shanset për shpërdorimin e taksave të shqiptarëve, humbjen e efektivitetit të tyre dhe rritjen e barrës së detyrimeve të buxhetit në avancë.

Një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Ministrinë e Financave që kishte në themel procedurat për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të shtetit gjeti se janë se paku 38 miliardë lekë ( 370 milionë euro) detyrime ndaj kontratave të investimeve që duhen paguar pas vitit 2024. Për disa projekte punimet kanë mbaruar por financimet duket se do të bëhen deri në fund të dekadës në vijim.

Për shembull rruga Kardhiq -Delvinë me kosto totale 14,2 miliardë lekë, do të përfundojë totalisht vitin që vjen, por 3,1 miliardë lekë, ose 22 për qind e kostos do të jepet pas vitit 2024.

Projekti “Unaza e re e Tiranës” e cila ka si afat përfundimi vitin 2024 ka një kosto totale 35,6 miliardë lekë, por 14 miliardë leke ose rreth 40 për qind e vlerës totale do të paguhet pas vitit 2024, sipas tabelave që KLSH ka gjeneruar nga Ministria e Financave. Në total do të jetë rreth 370 milionë nga projektet e investimeve që do të paguhen pas vitit 2024.

Inspektorët e KLSH -së kanë vërtetuar se entet publike nisin procedurat e prokurimit pa marrë më parë miratimin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ato marrin angazhime buxhetore pa pasur fonde të disponueshme. Më pas miratimi i fondeve buxhetore bëhet vetëm me qëllimin e lidhjes së kontratës (20 % e vlerës) dhe më pas shkurtohen. Çelen projekteve investimesh të reja me Akte Normative, teksa mbyllen investimeve në proces. Janë çelur investimeve publike pa kaluar procedurat e menaxhimit të investimeve publike dhe pa përshkrimin e projektit.

Lexo edhe:

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

Raporti i KLSH referon për publikun se ka gjetur shkelje në të gjitha hallkat e buxhetimit dhe një planifikim të dobët të investimeve publike nga ana e institucioneve qendrore dhe vendore dhe një monitorim formal nga ana e instancave drejtuese të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me qëllim dhënien e një sigurie në menaxhimin eficient dhe transparent të fondeve publike.

Sipas KLSH-së, këto veprime krijojnë kushtet për krijimin e detyrimeve të prapambetura me efekt në rritjen e presionit për rritjen e borxhit publik si pasojë e mosrespektimit të kufijve të miratuar për shpenzime në vitin buxhetor aktual dhe kufijtë e miratuar për vitet e ardhshme buxhetore./Monitor

Etiketa: fondqeveritender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

Fasada e Integrimit/ Antonio Costas ‘shuplakë’ Ramës: Luftoni korrupsionin!

12:53 : 02/06/2026
AKTUALITET

Nafta dhe gazi, amerikanët ikin nga Kreta në Jon/ Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

14:15 : 29/05/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
Para

Temperatura nga -2 C deri në 18°C! Parashikimi i motit për ditën e sotme

TË GJITHA

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026

Qytetari i Zvërnecit i kthehet Ramës: 25 vite luftoi im atë për tokën, derisa vdiq

18:09 : 05/06/2026

“Ballkani Perëndimor i përket BE-së!”, Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi

18:00 : 05/06/2026

Çfarë humbasim? Pishë Poro-Narta përpara protestës së Flamingove

17:53 : 05/06/2026

Zvërneci në fokus, siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë

17:45 : 05/06/2026

Aksion në Ksamil, hiqen 14 mole detare

17:38 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom giriş