• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Qytetet e Bosnjës, nivele më të larta të ndotjes së ajrit në botë

18:41 : 12/12/2023
në RAJONI

Qytetet e Bosnjës janë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë që nga java e kaluar. Kryeqyteti i vendit, Sarajeva ka nxjerrë një paralajmërim për cilësinë e dobët të ajrit dhe ekspertët kanë fajësuar për këtë një rritje të djegies së karburanteve në zonat e banuara dhe sektorin e transportit. Të hënën, qyteti që shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet, u mbulua nga një shtresë e trashë smogu.

Enis Krecenin, meteorolog dhe ekspert i mjedisit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Sarajeva është në rrezik të lartë nga ndotja e ajrit gjatë muajve të dimrit për shkak të ndryshimit të temperaturave, që bllokojnë elementët e dëmshëm ndotës në sipërfaqe të ulët.

“Çështja e cilësisë së ajrit në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është një gjë e re dhe nuk është shfaqur së fundmi. Ky problem ka ekzistuar për dekada sepse Bosnja është një vend i varfër me një jetesë shumë më të ndryshme se njerëzit e tjerë në Evropë. Industria jonë është e bazuar kryesisht në industrinë e rëndë dhe të papastër”, thotë ai.

Gjatë dimrit gjendja rëndohet për shkak të mungesës së lëvizjes së ajrit, thotë ai.

Lexo edhe:

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

Vërshimet e lumenjve në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

“Nëse nuk ka erë dhe ndryshime të tjera, ne do të kemi ajër të ndotur. Pra, smogu dhe ajri i ndotur i grumbulluar mbi qytet nuk hiqet pa një ndryshim të kushteve të motit, si reshje shiu ose erë.”

Pavarësisht premtimit të autoriteteve për ta bërë Sarajevën një qytet me nivel zero të çlirimit të karbonit deri në vitin 2035, kostoja e jetesës i ka detyruar banorët të zgjedhin opsionin më të lirë, karburantet, për ngrohjen e banesave të tyre dhe makina më të vjetra për transport, që shkaktojnë ndotje më të madhe të ajrit.

Ekspertët e shëndetit publik thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze për banorët.

“Ndotja e ajrit në Sarajevë shkakton ndryshime dhe probleme shëndetësore me mushkëritë si për të rinjtë ashtu edhe për popullatën e moshuar”, thotë Teufik Hadziosmanovic, mjek i sëmundjeve të mushkërive.

Pasojat e ajrit të ndotur janë më të rënda për personat që vuajnë nga sëmundje kronike, thotë mjeku Teufik Hadziosmanovic.

“Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, që zgjat me vite, mund të dëmtojë rëndë sistemin e frymëmarrjes dhe kjo ndodhë shpesh tek të rinjtë, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike dhe mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive”, thotë ai.

Përveç sëmundjeve të mushkërive, mjekët thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme./VOA

Etiketa: bosnjendotja e ajrit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyfishohen sëmundjet alergjike në Shqipëri, mjekët: Shkak ndotja e ajrit

18:18 : 29/03/2025
RAJONI

Vërshimet e lumenjve në veri të Bosnjës, gjendje e jashtëzakonshme në disa komuna

12:40 : 28/03/2025
AKTUALITET

Shqipëria rrezikon të zbrazet! Ndotja e ajrit dhe pensionet e ulëta po bëhen nxitës të emigracionit

09:27 : 12/03/2025
BOTA

DW: Mosmarrëveshje transatlantike në Ballkan?

17:04 : 09/03/2025
BOTA

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

15:18 : 08/03/2025
BOTA

Bosnje dhe Hercegovinë/ Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore ndaj Dodik

11:57 : 19/02/2025
Para

9 orë në SPAK, Beqaj hyn me ditë dhe del me natë: U mora në pyetje për sterilizimin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com