56 emigrantë kanë rrezikuar të mbyten në brigjet e Kretës Jugore.
Mediat greke shkruajnë se Autoriteti Portual i Chania u njoftua për ekzistencën e një varke me vela me të huaj në bord, e cila ndodhej në pozitë të vështirë, në zonën më të gjerë detare të Kissamos, Chania, gati për tu mbytur.
Menjëherë në vendngjarje ka autoritetet përkatëse dhe Roja Bregdetare, e cila ka lokalizuar varkën dhe e ka shoqëruar në portin e Kavonisit, ku është ankoruar i sigurt. Në bord ndodheshin 15 shtetas grekë, dhe 41 të huaj, ku mes tyre ishin 39 burra dhe 2 gra.
Ndërkohë autoritetet greke janë duke hetuar në lidhje me ngjarjen.














