• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli vazhdon bombardimet në Gazë, përfshirë në pjesët ku u kërkoi civilëve të strehohen

12:05 : 09/12/2023
në BOTA

Avionët luftarakë të Izraeli i bombarduan disa pjesë të Rripit të Gazës gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e së shtunës, përfshirë në disa vende në jug, ku ushtria izraelite i kishte urdhëruar palestinezët të evakuoheshin.

Bombardimet e pareshtura u kryen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorën veton kundër një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera të premten, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gazë.

Rezultati i votimit ishte 13-1 në Këshillin e përbërë nga 15 anëtarë. Britania e Madhe abstenoi nga votimi.

“Sulmet nga ajri, toka dhe deti janë intensive, të vazhdueshme dhe të mëdha”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, para votimit.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë!

Kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin janë të mbyllur, që nënkupton se palestinezët nuk kanë zgjidhje tjetër pos të kërkojnë strehim brenda territorit të vet.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga bombardimet izraelite në Gazë ka arritur në 17.400 – 70% gra dhe fëmijë – ndërsa mbi 46.000 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin palestinez, e cila thotë se shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Izraeli e mban përgjegjës Hamasin – grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – për vrasjet e civilëve, duke i akuzuar pjesëtarët e tij se po i përdorin civilët si mburoja njerëzore.

Të shtunën, banorët e Gazës raportuan për sulme ajrore dhe granatime në pjesët veriore dhe jugore të vendit, përfshirë në qytetin Rafah, i cili shtrihet pranë kufirit egjiptian dhe është vendi ku Izraeli i kishte urdhëruar civilët të shkonin për t’u strehuar.

Spitali kryesor në qendër të qytetit Deir Al-Balah, i pranoi trupat e 71 njerëzve të vrarë nga bombardimet në atë zonë në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën në mëngjes.

Për bombardime gjatë natës u raportua edhe në kampin e refugjatëve Nuseirat, ku banori Omar Abu Moghazi, tha se u godit një shtëpi familjare dhe si pasojë pati të vdekur.

“Kjo është rutinë. E ke vetëm një mundësi: largohu ose atë do të të vrasin. Kështu është nëpër veri”, tha Mohamed Abded, i cili jeton në lagjen Zaytoun në Qytetin e Gazës.

Izraeli e ka shpallur një pjesë të ngushtë të vijës bregdetare në jug, Muwasi, si zonë të sigurt. Por, palestinezët që kanë shkuar atje, tregojnë për kushte të rënda dhe mbipopullim, me mungesë të strehimoreve dhe higjienës.

“Këtu nuk kemi parë asgjë të mirë. Po jetojmë në një të ftohtë të madh. Këtu nuk ka banjë. Ne po flemë në rërë”, tha Soad Qarmoot, një grua palestineze e cila është detyruar të ikë nga shtëpia e vet në veri të Gazës, raporton Associated Press.

“Unë jam paciente me kancer”, tha Qarmoot, duke shtuar se “nuk ka asnjë dyshek ku unë mund të fle. Po fle në rërë, bën shumë ftohtë”.

Izraeli është duke u përpjekur ta pushtojë veriun e Gazës, ku luftimet e ashpra flasin për një rezistencë të madhe nga udhëheqësit e Hamasit në Gazë. Besohet se dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur në këtë pjesë të vendit, pavarësisht urdhrave për evakuim, rreth gjashtë javë pasi trupat dhe tanke izraelite u futën aty gjatë luftës që u nxit nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit ndaj civilëve izraelit më 7 tetor.

Rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë gjatë sulmit të Hamasit, ndërsa më shumë se 240 të tjerë u morën peng. Gjatë një armëpushimi të përkohshëm njëjavor u liruan një pjesë e pengjeve në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Megjithatë, besohet se mbi 130 pengje janë duke u mbajtur nga Hamasi në Gazë ende.

Me gjithë trysnin e madhe ndërkombëtare, administrata e presidentit Joe Biden i ka kundërshtuar thirrjet për armëpushim, duke thënë se kjo do t’ia mundësonte Hamasit të mbijetojë dhe të jetë kërcënim për Izraelin përsëri.

Zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, e kritikoi Këshillin e Sigurimit se ka dështuar ta dënojë sulmin e Hamasit dhe tha se ndalja e luftimeve do t’ia mundësonte Hamasit të vazhdojë ta udhëheqë Gazën dhe “vetëm të përgatitet për luftën e radhës”.

“Derisa Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm një paqe të qëndrueshme, në të cilën Izraeli dhe palestinezët mund të jetojnë në paqe dhe siguri, ne nuk i mbështesim thirrjet për armëpushim të menjëhershëm”, tha ai./REL

Etiketa: Gazahamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

16:09 : 13/08/2025
BOTA

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë!

22:11 : 12/08/2025
BOTA

24 vende i bëjnë thirrje Izraelit: Lejoni ndihmën urgjentisht për të ndalur urinë në Gaza

18:16 : 12/08/2025
BOTA

Të paktën 24 persona të vrarë, intensifikohen sulmet izraelite në Gaza

14:33 : 12/08/2025
BOTA

Deputetja përjashtohet nga Parlamenti i Zelandës së Re pasi kërkon ndëshkimin e Izraelit

12:05 : 12/08/2025
BOTA

BE: Ukraina duhet të jetë në gjendje të zgjedhë fatin e saj

08:32 : 12/08/2025
Para

Bashkëpunëtorët në burg, Veliaj bën propagandë duke mbjellë pemë

TË GJITHA

“Vendi digjet, shteti krihet”, dy zyrtarë lokalë në Gramsh pozojnë para flakëve

10:32 : 14/08/2025

Zjarret/ Kur Rama akuzonte: Shqipëria digjet, kryeministri krihet

10:25 : 14/08/2025

Zjarret në Gramsh, rëndohet bilanci! Problematike vatrat e reja

10:17 : 14/08/2025

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

10:05 : 14/08/2025

KAYO e Ardi Veliut refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës, nuk lejon gazetarët të futen në godinë

09:50 : 14/08/2025

Zjarret, Salianji: Shqipëria digjet çdo verë, qeveria shuan me degë pemësh dhe lopata

09:37 : 14/08/2025

Starmer do të takohet me Zelenskyn në Londër, në prag të takimit Trump-Putin

09:29 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com