• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 Dhjetori dhe vjedhësi i simboleve

13:17 : 08/12/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Luçiano Boçi

8 Dhjetori si data simbol e Rinisë transmeton qartë mesazhin se regjimet e kastave, qofshin ideologjike siç ishte diktatura, qofshin kriminalo-politike si ky i sotmi, përmbysen, nuk largohen.

Forca e simbolikës së kësaj date provokon dhe frymëzon emocione dhe qëndrime të shumëfishta.

E lidhur ngushtë me rrëzimin e komunizmit dhe rolin e rinisë studentore e të pedagogëve e intelektualëve të kohës të drejtuar nga Sali Berisha, kjo datë nxit idealet e qëllimet demokratike e zgjon ëndrrat e lirisë e demokracisë.

Megjithëse autorët e forca e saj janë të njohura, përpjekjet për ta relativizuar, devijuar, vjedhur atë e tradhëtuar nuk kanë reshtur.

Lexo edhe:

“Fute mikrofonin në xhep”/ Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen”

“Asnjë dobi për qytetarët”/ Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 u bë për kalkulime politike

Vlera e padiskutueshme e saj me simbolikën që mbart, trazon çdo herë që vjen politikën shqiptare.

Kjo vlerë buron nga të qënit të saj të një prej simboleve më domethënëse të historisë sonë te re.

Dihet se simbolet janë pjesë e identitetit dhe kulturës së një shoqërie. Ata kanë një ndikim të madh në mënyrën se si një shoqëri shprehet, si mendon dhe vepron.

Ato sikurse 8 Dhjetori, janë një pjesë integrale e historisë dhe kulturës sonë. Prandaj, është e rëndësishme të kushtohet vëmendje dhe përkujdesje këtyre simboleve dhe të bëhet ballë tentimeve të manipulimit dhe vjedhjes së tyre.

Manipulimi dhe vjedhja e tyre është sot një nga format më perfide të luftës ndaj demokracisë dhe opozitës.

Në shumë raste Rama ka tentuar të rrëmbeje disa prej tyre, përfshi logon e vulën e sidomos 8 dhjetorin me fabulën e të qenit dhjetorist.

Por dhe me forma të tjera bastarde, siç është organizimi i kongresit të partisë-shtet që nisi të rrëzohej pikërisht në këtë datë, më 8 Dhjetor të ‘90.

Ky skinhead-s subkulturor i viteve 90, sot Kryeministër, që bërtiste gjoja atëhere “komunistët në litar” e që ishte thjesht një i infiltruar dhe i mbështetur nga sigurimi i shtetit, sot është, jo vetëm nxitësi dhe përcjellësi më i madh i simboleve të komunizmit, por dhe vjedhësi më i eksituar i simboleve të demokracisë.

Djali i llastuar i bllokut që u shemb më 8 Dhjetor, kërkon të grabisë dhe vlerat shpirtërore të historisë.

Kjo vjedhje e tentuar nga ky individ do të thotë sekuestrim i tyre, për të fituar kontrollin mbi to. Njëkohësisht synon vendosjen e tyre në një kontekst krejt tjetër, për të gënjyer apo manipuluar masat. Dhe duke vjedhur historinë kërkon të paraqitet si më i madh dhe më i rëndësishëm se kushdo në kohë.

Ndërsa vjedhja e simboleve ka përfitime për këtë vjedhës dhe manipulator, ajo ka pasoja të rënda për shoqërinë dhe për qytetarët.

Kur simbolet humbasin integritetin e tyre dhe kuptimin e tyre të vërtetë për shkak të vjedhjes, siç kërkon Rama të bëjë me këtë 8 Dhjetor, ata humbasin aftësinë për të shprehur dhe kommunikuar mesazhe të rëndësishme dhe të vlefshme.

Kjo njëherazi çon në zbehje të ndërgjegjes kolektive dhe të kuptimit të plotë të historisë dhe kulturës shoqërore. Gjithashtu, kjo vjedhje e simboleve mund të shkaktojë mospërfillje dhe pakuptim të simboleve si pjesë të trashëgimisë historike e shpirtërore tonën, dhe shkon deri në përpjekjen për të mohuar vlerën e historisë e të ngjarjeve.

Ky është dhe qëllimi i Ramës dhe me bindje e ndërgjegje të plotë, bën gjithçka për ta realizuar.

Prandaj mbrojtja e tyre, mbrojtja e 8 Dhjetorit, është detyrë imperative po aq sa dhe rrëzimi i organizatës politiko-kriminale që drejton sot vendin.
Kongresi i pasardhësve të atyre që u rrëzuan duke nisur nga 8 Dhjetori, vërtet sot mund të mblidhet në luks e bijtë e etërve mund të lagen dhe me shampanjë, por sido të ndodhë nuk kanë për t’i shpëtuar ndëshkimit të historisë së 8 dhjetorit.

Historia nuk rezervon vetëm përsëritjen e kthimit të regjimeve për shkak të rënies së demokracisë, por mbart brenda dhe përmbysjen e tyre.

Lavdia e studentëve dhjetoristë na grish dhe na frymëzon!

Etiketa: 8 dhjetorikongresi i psluciano boci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fute mikrofonin në xhep”/ Mazniku i heq fjalën, Boçi braktis komisionin për “Territorialen”

12:58 : 28/05/2026
AKTUALITET

“Asnjë dobi për qytetarët”/ Boçi: Reforma territoriale e vitit 2014 u bë për kalkulime politike

17:38 : 25/05/2026
Lajmet e Dites

Referendumi për Berishën/ Boçi: Proces unifikues! PD nuk ka luksin të hyjë në përçarje

15:47 : 23/05/2026
AKTUALITET

Reforma Territoriale/ Mziu ‘kapet’ me Maznikun, socialisti: Mos e prish tani

22:03 : 22/05/2026
AKTUALITET

Boçi në Dibër: Reforma e vitit 2014 ishte partiake, jo administrative

18:43 : 22/05/2026
AKTUALITET

Boçi: Reforma territoriale e 2014-s dështoi, vendi ka nevojë për model të ri decentralizimi

19:20 : 19/05/2026
Para

Sherr në Tiranë, tre persona godasin me automjet një 37-vjeçar, vihen në kërkim nga policia

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom