• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ambasadori i SHBA në Moskë: Putin të ndryshojë qëndrim, Trump e ka bërë të qartë se…

10:30 : 30/03/2018
në BOTA

“Nuk mund të luash teatër dhe as të dish kohën ideale”, thotë me të qeshur ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman.

Me këto komente, ai po i referohej një bisede telefonike të presidentit amerikan Donald Trump, javën e kaluar, me presidentin Vladimir Putin, gjatë së cilës ai e uroi udhëheqësin rus për rizgjedhjen.

Thirrja telefonike i kapi të papërgatitur këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët i kishin sugjeruar zotit Trump të mos nxitonte për ta uruar zotin Putin dhe nga ana tjetër, ngriti shpresa të rreme në Moskë se Shtetet e Bashkuara, mund të mos t’i bashkoheshin përpjekjes së bashkërenduar të dhjetra vendeve perëndimore, që u hakmorrën ndaj Rusisë për helmimin e ish-agjentit rus në Britani, për të cilin Londra fajëson Kremlinin.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, duke vlerësuar gjendjen e tanishme të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Moskës, ambasadori Huntsman thotë se Presidenti Trump nuk e ka ndryshuar strategjinë e tij ndaj Rusisë.

“Mund t’ju them se, përsa kohë kam diskutuar me presidentin rreth Rusisë, që kur më kërkoi të bëhesha ambasador në Moskë, ai ka patur të njëjtën strategji, vazhdimin e dialogut, megjithë sfidat, dëshira e tij është ta mbajë gjallë dialogun”, thotë ambasadori Huntsman për Zërin e Amerikës.

Por, ai shton se presidenti Trump e ka bërë të qartë se “….pret që dialogu dhe takimet në nivel krerë shtetesh të bazohen në përparimin për çështjet më të rëndësishme. I ardhur nga sektori privat – dhe unë kam punuar me presidentë si Demokratë edhe Republikanë – mund t’ju them se ai është i prirur drejt arritjes së rezultateve. Ai do të dijë se ku po shkojmë, çfarë është bërë, çfarë përparimi është arritur, për shembull për Ukrainën, dhe për çështje të tjera si kjo. Ai është i orientuar drejt rezultateve dhe marrëdhëniet po ecin në këtë drejtim”.

Për një ambasador në qendër të një stuhie si të Luftës së Ftohtë, ai mbetet optimist.

Ai është i përgatitur për përgjigjen e Kremlinit për të dëbuar diplomatë amerikanë. “Pres që ata të përgjigjen me masa simetrike”, thotë ai. Dhe vetëm disa orë pas intervistës, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov njoftoi se Rusia do të dëbojë një numër të njëjtë diplomatësh amerikanë.

Vazhdimi i Dialogut

Ambasadori Huntsman thotë se cilidoqoftë reagimi i Kremlinit, “është përgjegjësi e të dy vendeve të vazhdojnë dialogun, sado të vështira të jenë marrëdhëniet dypalëshe, ose çështjet e sigurisë rajonale”.

Dhe dialogu duhet të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të fundit në Rusi, për të cilat Ambasadori Huntsman thotë se nuk i ngjajnë aspak zgjedhjeve normale. “Nuk jam i sigurtë nëse ato mund të quhen zgjedhje”, thotë ai. “Unë kam kandiduar disa herë për poste publike dhe arrij t’i dallojë zgjedhjet kur ka të tilla, ku dominon debati intensiv, shtypi që i mbulon gjerësisht, ku flitet për çështjet kryesore. Nuk vura re dialog të madh këtu për çështjet më të rëndësishme”.

Zoti Huntsman thotë se ballafaqimi me Rusinë nuk do të përfundojë edhe nëse Kremlini i kufizon kundër-masat në një përgjigje simetrike. Çështjet që ndajnë Perëndimin nga Lindja nuk kanë të bëjnë vetëm me helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij 33-vjeçare Yulia.

“Varet se çfarë nënkupton me rezultatin përfundimtar”, thotë ai. “Por një rezultat i suksesshëm do të ishte, që Rusia të tërhiqej nga aktivitetet keqdashëse dhe të bëhej një partner i përgjegjshëm”. Ai citon si shembull Sirinë, duke u ankuar se Rusia votoi pesë herë në Këshillin e Sigurimit kundër zhvillimit të hetimeve për përdorimin e armëve kimike nga Siria.

Besimi tek Britania

Në intervistat për shtypin rus, ai pyetet shpesh se përse Shtetet e Bashkuara i besojnë Britanisë, që pas përpjekjes për atentat ndaj Skripalit qëndron shteti rus.

Në intervistën për Zërin e Amerikës, ambasadori Huntsman thotë se “Besimi nuk është marrje e një vendimi, kë të besosh e kë jo. Ne jemi demokraci të pjekura. Ne kemi shoqëri të fuqishme civile, ne jemi vende të hapura, transparente, si Shtetet e Bashkuara edhe Britania. Në vendet tona nuk ndodh që të kryesh hetime pa patur shumë sy të interesuar që të ndjekin në çdo hap dhe gjatë tërë procesit. Ky është mjedisi në të cilin veprojmë ne. Barra i bie Britanisë të hetojë në këtë rast dhe të dalë me përfundimet e veta. Dhe pa dyshim që ka patur shkëmbim të ngushtë informacioni, kjo është mënyra si funksionojnë shërbimet e rendit”.

Ai beson se në të ardhmen do të mësohet shumë më tepër.

Por, edhe mes këtij ballafaqimi diplomatik, që shumë njohës me përvojë e krahasojnë me pikat më të ulta të marrëdhënieve gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, ambasadori Huntsman thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë angazhimin me Rusinë sa më mirë që të munden, duke kërkuar ndryshime dhe përmirësime. “Për ata që mendojnë se nuk ka mbetur asgjë, kjo nuk është e vërtetë”, thekson ai.

Ai shton se do të ishte papërgjegjshmëri e madhe nëse nuk do të vazhdonte dialogu me Rusinë për çështje të tilla të stabilitetit strategjik, si kontrolli i armëve, paqja dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme, dhe konflikti në Siri, i cili, thotë ai “….duhet të zgjidhet, si nga ana e luftimeve, edhe nga formimi i qeverisë më pas”.

Por, ai e pranon se një zgjidhje e shpejtë nuk është realiste. “Shpresat shuhen, marrëdhëniet prishen, e kemi parë këtë skenar shpesh herë. Vëmendja duhet të përqëndrohet tek interesat e përbashkëta, aty ku ato takohen dhe mbi to të fillojë dialogu”. / VOA

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410
SPORT

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
BOTA

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025
SPORT

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
Para

Veshka juaj është në rrezik nëse trupi po ju dërgon këtë sinjal

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com