• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kampi ku vari veten Alfred Dosku/ Shqiptari që ka qëndruar aty: Ishte si burg, oficerët na dhunonin

14:39 : 28/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Pak javë më parë, një ngjarje e rëndë u regjistrua në qendrën e emigrantëve të paligjshëm “Brook House” në Angli, ku 38-vjeçari Alfred Dosku nga Librazhdi vari veten me çarçaf. Ai mbërriti me shenja jete në spitalin ”East Surrey”, në Redhill, por nuk arriti dot të mbijetonte, duke ndërruar jetë rreth 1 javë më vonë.

Një shqiptar që ka qëndruar për disa muaj në këtë qendër azilantësh tregoi për “Shqipëria live” kushtet e këqija, me të cilat ai dhe emigrantët e tjerë përballeshin.

Shtetasi shqiptar me pseudonimin Agim (nuk do të tregojë emrin e vërtetë) pretendon se në qendrën “Brook House”, emigrantët ishin në të njëjtin vend me kriminelë dhe ambienti ishte si një burg i sigurisë së lartë.

“Kam shkuar në atë qendër në orën 23:00, në 9 qershor. Vetëm strukrura e atij vendi është si burg i vërtetë. Duhet të kalosh 4 dyer hekuri. Ka masa të rrepta sig sikur ne të ishim kriminelët më të mëdhenj. Nuk mendoj se është normale për një azilantë të trajtohet si kriminel. Dhomëne  ndaja me një tjetër. Ushqimi është katastrofë. 13 orë qëndroje në izolim, shpesh përdoret forcë e panevojshme nga oficerët. Kur duhet të depërtohet dikush, vinin 10-15 oficerë, e merrnin me dhunë. Shumica aty ishin shqiptarë. Aty ka pasur edhe kriminelë dhe ne na linin në të njëjtën vend me ta. Jemi trajtuar njësoj si ata”.

Sipas Agimit, edhe avokatët shqiptarë në Angli abuzojnë me emigrantët shqiptarë.

Lexo edhe:

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

“Shumica e avokatëve shqiptarë përfitojnë. Abuzojnë me shqiptarët aty”.

Agimi thotë se gjatë qëndrimit aty brenda ka parë persona që kanë vrarë veten apo kanë tentuar të vrasin veten. Sipas tij, për shkak të dhunës dhe kushteve të këqija, të gjitha emigrantët përjetojnë depresion, por nuk u ofrohen psikologë.

“Në një vend të atillë ku trajtohesh në mënyrë çnjerëzore, përjeton dhe depresion. Ne u munduam të ndihmonim njëri-tjetrin. Të thoshin se duhet të flasësh me oficerët, ata na i sillnin si psikolog. Por, asnjë nuk kishte trajnim për psikolog.

Ka pasur njerëz që mendonin vetëvrasjen, kanë prerë damarët, kanë tentuar të vetëdigjen, kanë tentuar të presin veten në stomak ose gjoks. Aty, sikurse e thashë, kalon në depresion, edhe sikur të jesh njeriu më i lumtur në botë”.

Agimi iku nga Shqipëria sapo mbaroi shkollën e mesme me profil IT dhe Ekonomik. Në gusht të vitit 2019, ai mbërriti në Angli me kamion, ku punoi në të zezë përkundrejt një page minimale. Tri vite më pas, iu refuzoi azili dhe u dërgua në qendrën e emigrantëve. Falë ndihmës së familjarëve, Agimi ia doli të dalë nga qendra e emigracionit në fund të tetorit.

Një hetim i shtatorit 2023 zbuloi se në qendrën e mbajtjes të emigrantëve Brook House ku vari veten Alfred Dosku, në mënyrë të përsëritur kishte dhunë fizike dhe verbale. Raporti i këtij hetimi nënvizonte se në Brook House kishte një trajtim jo human të emigrantëve në kufijtë e shkeljes së të drejtave të njeriut. Në Brook House momentalisht është një numër i konsiderueshëm emigrantësh shqiptarë të cilëve i është refuzuar azili e më pas prej andej çdo të mërkurë deportohen drejt Tiranës.

Etiketa: alfred doskuAngliAzilazilantëtBrook Housekampishqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025
SPORT

Ndeshja me Serbinë, gazetarja denoncon skandalin: Kishte agjenci që shisnin bileta përpara shortit

22:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë nga deklarimi i të ardhurave personale

08:59 : 05/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
AKTUALITET

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025
AKTUALITET

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Ky qytet është i imi ose vdes”/ Daily Mail: Pse bosët e drogës në Liverpool kanë tmerr të punojnë me shqiptarët

12:58 : 03/06/2025
Para

Sondazhi i UEFA-s/ Goli më i bukur në eliminatore, Shqipëria i vetmi shtet që...

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com