• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I jepet lamtumira Zef Dedës, përcillet në banesën e fundit mjeshtri i humorit shqiptar

14:23 : 25/11/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, KULTURE, SHOW BIZ

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Mjeshtri i madh i humorit vuante prej pak kohësh nga një sëmundje te rëndë.

Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda.

Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, u mbajtën homazhe.

Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi u nis për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.

Lexo edhe:

E rëndë në Austri! Shqiptari humb jetën në vendin e punës, ra në kontakt me energjinë elektrike

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

Homazhet për Zef Dedën, Juli: Baba dhe artist i jashtëzakonshëm

Julian Deda ka mbajtur një fjalim prekës kushtuar të atit. Pasi vlerësoi rolin e tij si baba, por edhe si artist, Julian Deda kërkoi një duartrokitje të fundit për Zef Dedën nga vendi që për të ishte shtëpia e tij e dytë, teatri Migjeni në Shkodër.

“Ju falënderoj shumë. Kam dëshirë që të falënderoj Zef Dedën për atë që ishte. Babai i jashtëzakonshëm, burrë i jashtëzakonshëm, gjyq i jashtëzakonshëm, artist i madh. Nuk e di se sa duhet të mundohemi të ruajmë emrin e mirë që ka dalë prej Zefit. Shpresoj t’ia dalim, me ndihmën edhe të babait nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën se si është sjellë në jetë, na e ka bërë jetën edhe më të lehtë. E falënderoj nga zemra. Sot nuk di s’i t’i rreshtoj fjalët. Dua t’ju falënderoj dhe kolegët e babës. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore. Jeni shembull për ne. Falënderoj nga zemra dhe publikun e tij. Sot meqë është hera e fundit që është në teatrin Migjeni, dua t’i dhurojmë një duartrokitje të fortë”, e mbylli fjalën e tij Julian Deda.

  • Reagime nga kolegët

Mes lotësh dhe dhimbjes, ikona e estradës shqiptare, Zyliha Miloti thotë se një artist kaq i madh sa Zef Deda nuk lind më, teksa shton se ai i kishte të gjitha vetitë e një artisti të mirëfilltë.

Në një prononcim për mediat pas kryerjes së homazheve në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda në teatrin “Migjeni” në Shkodër, e madhja Zyliha Miloti thotë se Zef Deda ka qenë “alegria e estradës”.

Zyliha Miloti: Sot Shkodra jonë e dashtun është zgjuar pa një artist të madh, pa një ikonë jo vetëm të Shkodrës, por të gjithë Shqipërisë! Zef Deda ka lindur për të qenë artist. Që në moshën 5-vjeçare ka dalë në skenën e teatrit “Migjeni”. Me Zefin kam punuar më shumë se 50 vjet, më shumë kemi qëndruar më njëri-tjetrin se sa në shtëpitë tona.

Zoti ia kishte falë talentin në të gjitha drejtimet. Të gjitha të dhënat që mund të ketë një artist, ja kishte falë Zoti Zef Dedës. Për mua është artist i rrallë. Zefi fizikisht nuk ekziston më, por vepra e tij artistike do të mbetet për shekuj.Them nuk lind më një Zef Dedë, një artist kaq i madh. Zefi kishte një karakter të veçantë, ishte i dashur dhe shumë gazmor. Ne e kemi quajt “alegria e estradës”, “Benjamini i estradës”.

Kujtime nga më të ndryshmet i kemi me Zef Dedën. Do të na mungojë shumë. Është një humbje shumë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Herën e fundit kur e takuam na e bëri pak qefin sepse bëri edhe pak humor me ne. Ndoshta ishin momentet e fundit të jetës së tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! I paharruari Zef Deda! Është vështirë me lind të tillë artista, por Shkodra prapë është burim artistash!

Sejfulla Myftari, ose siç njihet ndryshe për publikun, “Cekja” i Beratit nuk i ka mbajtur dot lotët pasi ka kryer homazhet në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Deda. Në një prononcim për mediat, aktori i njohur i humorit “Cekja” është shprehur se një artist si Zef Deda nuk i vjen më as Shkodrës dhe as mbarë Shqipërisë.

“Cekja” i Beratit: Humbje shumë e madhe për humorin shqiptar, për mbarë Shqipërinë, një aktor i mrekullueshëm. Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë nuk i vjen më si Zef Deda, simboli i humorit shqiptar. Me dhimbje të madhe, ngushëllime familjes, fëmijëve të tyre jetë të gjatë. Me Zef Dedën kam kujtime të mrekullueshme! U prehtë në paqe!

Çfarë e bënte të veçantë Zef Dedën?

“Cekja” i Beratit: Të veçantë e bënte humori i tij, karakteret e tij të jashtëzakonshme, shumë role të mrekullueshme. Zefi do të ngelet në mendjet dhe kujtimet e shqiptarëve sa të jetë jeta. U prehtë në paqe!

Edmond Halili, aktori i njohur shkodran i humorit është shprehur i prekur ditën e sotme në homazhet e vdekjes së aktorit Zef Deda në teatrin “Migjeni”. Halili i përlotur përpara e kamerave lavdëroi mikun e tij të ngushtë si një brilant dhe i pazëvendësueshëm.

Nga ana tjetër ai rrëfeu bisedën me bashkëshorten e Dedës, pas vdekjes e cila i kishte thënë se i ndjeri e kishte përmendur pak para vdekjes duke thënë “Mondi nuk erdhi të më takonte sot”. Halili i prekur vijon duke thënë se “më mirë mos të ma kishte thënë, do e kem peng”.

“Ndihem jashtëzakonisht keq, e kemi dashur shumë njëri-tjetrin. Ishte një aktor i mrekullueshëm, brilant, i pazëvendësueshëm. Nga Durrësi erdha në Shkodër ta takoja. Shkova tek shtëpia e Zefit, takova një djalë që po dilte nga banesa me çantë. E pyeta ku ishe, më tha isha tek shtëpia e Zefit dhe më tha: “Zefi na la, dha shpirt, Erdha nga Durrësit për ta takuar (qan). Takova gruan e tij sot në mëngjes dhe më tha se në mëngjes se Zefi ishte shprehur, “si nuk erdhi Mondi të më takojë” Më mirë të mos ma thoshte, do më mbesë peng gjithë jetën, më ka përmendur në momentet e fundit të tij. Zefi është i paarritshëm, nuk harrohet më. Kam thënë që nuk zëvendësohet, nuk bë nëna si Zef Deda.”-tha Halili.

Aktori Agron Llakaj tha për mediat se humbja e Zefit ishte e parakohshme duke shtuar se ai ishte një person që e mbështeti gjithmonë artin. Më tej ai uroi që dy fëmijët e tij të trashëgojnë artin e të atit.

“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën pas dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë. Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda. Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe.”- është shprehur Llakaj.

Kompozitori i njohur Osman Mula tha për gazetarët se me Dedën ka pasur një miqësi disa vjeçare, që ka nisur që në fëmijëri.

“Më është dhimbsur shumë, të kalosh një jetë me të. I gjithë populli e kujton. Ai është një aktor i madh, i një trupe të madhe, i një skene të madhe, ku secili ka kujtuar një rol kryesor në fuqizimin e artit në Shkodër. Zefi është një nga interpretuesit më të mirë. Zefi futi në skenën e teatrit një interpretim ndryshe. Ai kishte një vokal të bukur dhe një shtrirje të madhe vokale.”, tha Mula.

  • Kush ishte Zef Deda

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaron dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.

Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Rolet kryesore që ai ka luajtur janë: Kunati i shokut Xhemal, Kola i dritave, Charlie Chaplin (imitim), Kusheriri nga Amerika, Altini (altufi) Dhjetra emisjone per femije, Ne filmin “gjurme ne kaltersi” 1981, etj.

Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Etiketa: aktorhomazhejulian dedavdekjeZef Deda

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
KRONIKE

E rëndë në Austri! Shqiptari humb jetën në vendin e punës, ra në kontakt me energjinë elektrike

10:11 : 05/06/2025
KRONIKE

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025
BOTA

Arabia Saudite planifikon Haxh më të sigurt për mbi 1 milion pelegrinë në 2025-ën

18:59 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vdekja e turistit anglez në Durrës/ E lejoi të merrte Jet Ski pa pasur leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

12:02 : 02/06/2025
RAJONI

U qëllua me armë zjarri në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari

20:17 : 31/05/2025
BOTA

Fituese e çmimit “Emmy”, ndahet nga jeta aktorja e famshme/ FOTO

19:51 : 31/05/2025
Para

Cili është plani i NATO-s për Ballkanin?

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com