Teksa pritet nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, punimet e shtëpisë së famshme janë duke vazhduar.
Njëra prej drejtueseve të televizionit “Top Channel”, Sara Hoxha, ka postuar një foto ku tregon ambientin jashtë shtëpisë e cila është në punim e sipër.
Deri tani nuk ka ende një datë zyrtare mbi fillimin e Big Brother VIP, por burime për boldnews.al bëjnë me dije se reality show starton në fund të janarit.