• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata liron ekuipazhin e Gjergj Lucës që vodhën velierën në Sarandë

12:44 : 17/11/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjykata e Sarandës ka liruar 5 anëtarët e ekuipazhit të anijes “Rozafa” të Gjergj Culës të cilët akuzohen për vjedhjen e një veliere të sekuestruar nga policia e qytetit.

Për shtetasit Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou Elzantawy dhe Ibrahim Aboushahin, Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “detyrim për t’u paraqitur” në policinë gjyqësore” dhe “ndalim dalje jashtë vendit”.

Vendimi është dhënë dje në drekë nga gjyqtar Entiljan Spahiu. Më saktësisht, për shqiptarin është dhënë “detyrim paraqitje”, ndërsa për egjiptianet “ndalim për dalje jashtë shtetit”. Ende nuk kam gjetur se kush ka qene prokuror dhe çfarë ka kërkuar në seancë. Ata dyshohen për “vjedhje” në bashkëpunim.

  • Çfarë ndodhi 2 ditë më parë:

Mjeti lundrues veliere, rreth 15 metra e gjatë me mbishkrimim “Bavaria 50”, u gjet i braktisur më 10 qershor në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit italian të Siçilisë.

Veliera pa persona në bord është konstatuar nga anija e peshkimit “Rozafa”, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Lexo edhe:

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

Asokohe u raportua se në velierë u gjetën bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme ç’ka ngiti dyshime se mjeti lundrues mund të jetë përdorur për trafikimin e klandestinëve nga vendet e treta, ndërsa u ngrit hipoteza se mund të ishte braktisur për shkak të ndonjë defekti të mundshëm.

Kapiteni i anijes së peshkimit “Rozafa” njoftoi autoritetet detare italiane, të cilët pasi kryen kontrollin fizik në velierë, nuk konstatuan sende të kundraligjshme. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, velieren ia dhanë kapitenit të anijes “Rozafa”. Mëngjesin e 14 qershorit, mjeti lundrues mbërriti në portin e Limionit në Sarandë, i sekuestruar nga Policia kufitare, që nisi hetimet për të zbardhur misterin rreth velierës.

Veliera e sekuestruar nga policia

Vjedhja e velierës:

Mjeti ka qëndruar i ankoruar në port (ende nën masën e sekuestros) deri këtë të mërkurë, kur është tërhequr nga ekuipazhi i anijes së Gjergj Lucës – biznesmen me lidhje të ngushta me kryeministrin Edi Rama dhe i denoncuar nga opozita për përfshirje në ngjarje të ndryshme kriminale.

Burime zyrtare nga blutë e Sarandës njoftuan se nisën një hetim nën drejtimin e prokurorisë pas marrjes së njoftimit se veliera ishte marrë nga porti i Limionit duke u tërhequr nga një anije peshkimi.

Si rezultat i angazhimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Vlorë, të Delta Force dhe të Guardia di Finanza-s, shtuan të njëjtat burime, u bë i mundur gjetja dhe bllokimi i velierës.

Veliera e zhvendosur nga moli nga anija e kompanisë “Rozafa”

Mjeti u konstatua nga autoritetet teksa po tërhiqej nga një anije peshkimi në bordin e së cilës ndodhej ekuipazhi i anijes “Rozafa” i përbërë nga 5 persona, të cilët u arrestuan.

“Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre”, njoftoi policia. Veprim që me shumë gjasë e kanë kryer me urdhër të shefit, Gjergj Luca.

Gjithashtu, Agjencia rajonale e Mbikëqyrjes Policore nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A.M. – me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë – pasi akuzohet se nuk ka marrë masa për ruajtjen e velierës së sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues pas lënies së shërbimit.

Etiketa: ekuipazhigjergj lucagjykatasarande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e Sarandës, po shkonin në spital te vëllai me leuçemi

22:09 : 25/08/2025
AKTUALITET

Dorian Beu i arrestuar nga SPAK për trafik droge, ortak biznesi me oligarkun e peshkut Gjergj Luca

21:58 : 25/08/2025
AKTUALITET

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

11:10 : 25/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025
AKTUALITET

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025
Para

Arratisja spektakolare e çiftit shqiptar nga burgu në Itali/ EMRAT

TË GJITHA

Të shtënat me a*më drejt automjetit në Kombinat/ Lihen në burg dy të rinjtë: Nuk doja t’i vr*sja

11:57 : 26/08/2025

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve

11:47 : 26/08/2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

11:32 : 26/08/2025

Lëvizje në Kryeministri në prag të formimit të qeverisë së re

11:29 : 26/08/2025

Po të flasë Erioni, bëhet “Dumani” i qeverisë

11:09 : 26/08/2025

U arrestua në Malin e Tomorit, lihet në burg Dorian Beu, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

11:07 : 26/08/2025

Në kërkim për disa vjedhje, arrestohet skifteri në Vlorë/ EMRI

11:02 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com