• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koka e gjetur në Sarandë dyshohet se i përket “Koçoles” ose shokut të tij, hetimet

08:50 : 15/11/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Sarandës ka dalë me një komunikatë në lidhje me mbetjet kockore humane të gjetura ditën e djeshme në fshatin Xarë të Konispol, pranë varrezave të fshatit.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se mbetjet kockore ishin në proçes dekompozimi dhe do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.” – njofton Policia.

Mësohet se pjesa e gjetur është koka e një njeriu, e cila ka ende inde të buta dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.  Ka qenë një informacion i marrë nga Policia ajo që bëri të mundur zbulimin e kokës së groposur.

Burime për mediat bëjnë me dije se dyshimet kryesore janë se mbetjet kockore mund t’i përkasin trupit të Fatmir Sulovarit apo Leonard Thodhorit, që rezultojnë të zhdukur prej 6 prillit 2023.

Lexo edhe:

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

  • Kush janë dy personat e zhdukur?

Dy të zhdukurit janë emra të njohur për policinë, pasi në të shkuarën kanë patur precedent në fushën e narkotikëve. Përfshirja e tyre në aktivitete kriminale dyshohet të jetë arsyeja e zhdukjes.

Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMë” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

  • Arrestimi i Sofokli Baxherit

Në lidhje me zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit, i vetmi i arrestuar deri më tani është Sofokli Baxheri, por edhe për të Gjykata e Sarandës vendosi zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” duke e lënë të lirë. Ai po hetohet  në gjëndje të lirë për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Hetimi ka provuar se Baxheri, ka një aktivitet tregtar në Sarandë, që meret kryesisht me blerjen, dhënien me qëra dhe shitjen e pronave të paluajtshme. 28-vjeçari është njeriu që ka gjetur shtëpinë me qëra në fshatin Nivicë të Himarës, aty ku më pas është zbuluar prej policisë dhe makina tip “Benz-Mercedez”, me të cilën është rrëmbyer në Sarandë, Fatmir Sulovari.

Baxheri, ka dhënë një dëshmi kontradiktore përballë grupit të hetimit, duke u shprehur se shtëpinë ja kishte dhënë me qëra një personi që jetonte jashtë shtetit, të cilin nuk ja kujtonte emrin. Policia dhe prokuroria e Sarandës, janë të bindur që pikërisht në këtë shtëpi, kanë qëndruar anëtarët e grupit kriminal që kanë kryer vrasjen e dy personave Fatmir Sulovarit, Leonard Theodhorit dhe vendosjen e tritolit në banesën e ndërtuesit Afëz Kulla, ngjarje kjo e ndodhur në 5 Dhjetor 2022 në Sarandë.

Prej disa muaj, policia dhe prokuroria e Sarandës ende nuk kanë asnjë person në burg, ndërsa nuk dihet asgjë se ku janë fshehur trupat e të rinjve pas ekzekutimit. Në disa raste familjarët e viktimave kanë protestuar para komisariatit të Sarandës dhe Policisë së Shtetit në Tiranë, duke marë premtimin për zbardhjen e ngjarjes.

Por deri në këtë fazë strukturat e hetimit asgjë nuk kanë mundur të bëjnë, për identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Sulovarit dhe Theodhorit. Dy viktimat dhe autorët e krimit kanë pasur njohje të mëparshme mes njëri-tjetrin, pasi dy personat e zhdukur kanë hipur vetë në automjetet ku janë parë për herë të fundit në Sarandë.

Etiketa: Fatmir Sulovarii dekompozuarkocoleLeonard thodhoriSofokli BaxheritrupiXarë

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

21:45 : 10/06/2025
SHENDETI

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

22:50 : 21/05/2025
AKTUALITET

Importet e proteinave drejt Shqipërisë rriten me 39%

21:14 : 10/04/2025
SHENDETI

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

19:27 : 10/04/2025
SHENDETI

Çfarë ndodh me trupin tonë kur qëndrojmë ulur për orë të gjata?

14:47 : 30/03/2025
Vendi ku gjet trupi i pajetë
AKTUALITET

Identifikohet viktma në Milot/ Policia: Dyshohet se ka vdekur para disa muajsh në një aksident

10:34 : 06/03/2025
Para

Izrael-Gaza/ Pse kjo luftë është e ndryshme nga të tjerat?

TË GJITHA

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025

OKB: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

16:00 : 17/06/2025

Analiza/ Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

15:58 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com