• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sllovaki, qeveria e re vendim kundër dërgimit të ndihmave për Ukrainën

22:41 : 08/11/2023
në BOTA

Qeveria e re e Sllovakisë refuzoi të mërkurën një plan të hartuar më parë për t’i dhuruar Ukrainës raketa dhe municione, duke përmbushur kështu një zotim të Kryeministrit të ri Robert Fico, për të ndalur ndihmën ushtarake për Kievin që po përballet me sulmin e forcave ruse.

Në planin e ndihmave përfshihen 140 raketa të sistemeve KUB për mbrojtjen ajrore, mbi 5 mijë predha artilerie për topin me kalibër 125 mm, si dhe 4 milionë predha të kalibrit më të vogël. Plani ishte njoftuar më herët nga qeveria teknike e këtij vendi anëtar i NATO-s, qeveri e cila transferoi pushtetin muajin e kaluar.

Qeveria e zotit Fico e refuzoi këtë plan gjatë takimit të kabinetit të mërkurën, u njoftua në faqen zyrtare të qeverisë.

Zoti Fico bëri fushatë elektorale duke kritikuar mbështetjen ushtarake të Perëndimit për Ukrainën dhe sanksionet ndaj Rusisë. Ai gjithashtu mbështet nxitjen e bisedimeve për paqen, një qëndrim i ngjashëm ky me atë të udhëheqësit të Hungarisë, Viktor Orban, qëndrim që është refuzuar nga Kievi.

Partia e majtë e zotit Fico, SMER-SSD, fitoi në zgjedhjet e 30 shtatorit dhe ka krijuar një koalicion qeverisës me partinë e qendrës së majtë HLAS dhe atë nacionaliste SNS.

Lexo edhe:

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

Zoti Fico ka thënë vazhdimisht se vendi mund të ndalte furnizimin e Ukrainës me armatim nga depot e ushtrisë, por ka qartësuar rishtazi se marrëveshjet e biznesit privat nuk do të prekeshin.

Sllovakia ka qenë mbështetëse e vendosur e Ukrainës, dhe qeveria e mëparshme e qendrës së majtë dërgoi paisje ushtarake, përfshirë autoblinda luftarake, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore S-300 dhe avionë luftarakë MiG-29.

Sllovakia, vend që në pjesën lindore ka kufi të përbashkët me Ukrainën, ka dërguar për Kievin 13 paketa të ndryshme ndihmash ushtarake, me vlerë mbi 718 milionë dollarë, që kur Rusia filloi sulmin ushtarak në shkurt 2022, përpara se zoti Fico të merrte pushtetin.

Diplomatët thonë se rezervat e ushtrisë pothuajse kanë mbaruar, kështu që ndalimi i ndihmave nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh.

Kur u pyet për vendimin e Sllovakisë gjatë një konference për shtypin të mërkurën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nuk do të komentojë për raste individuale, por theksoi se është në interesin më të mirë të vendeve të NATO-s që ta vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Mesazhi im për të gjithë aleatët është se duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai. /VOA

Etiketa: ndihmasllovakiUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Probleme në funksionimin e Starlink-ut, ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë

14:23 : 15/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
BOTA

I rekrutuar përmes Telegram-it: Dëshmia e një maqedonasi që luftoi në Ukrainë

15:22 : 11/09/2025
BOLD BLOG

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Paqja në Ukrainë PA damkën e legjitimimit të pushtuesit” !

14:04 : 03/09/2025
BOTA

Seuli: 2,000 ushtarë të Koresë së Veriut humbën jetën duke luf*uar për Rusinë

16:13 : 02/09/2025
BOTA

DW: BE kërkon mënyra të reja për të mbështetur Ukrainën

09:00 : 01/09/2025
Para

Ilir Daja para Astanës: Kanë eksperience të madhe, presim ndeshje të vështirë

TË GJITHA

Telefonatë mes Von der Leyen dhe Trump, SHBA dhe BE planifikojnë sanksione ndaj Rusisë

22:56 : 16/09/2025

Juristi Daci: Ministrja virtuale nuk është ligjore, s’jemi Matrix-i!

22:51 : 16/09/2025

Trupat izraelite pushtojnë Gazën, mbi 106 persona humbën jetën ditën e sotme

22:46 : 16/09/2025

Përballja me zjarret/ Zjarrfikëset e viteve ’60-’70, në 2025 asnjë investim në flotën ajrore e tokësore

22:41 : 16/09/2025

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025

Ra në humnerë, ky është turisti holandez që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

22:24 : 16/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja se si përgjigjet Jorida Tabaku

22:04 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com