• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH zbulon tek VIP-at e Tatimeve 20 milion euro evazion në sektorin e ndërtimit

12:41 : 08/11/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, VIDEO
Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sektori i ndërtimit ka udhëhequr rritjen ekonomike vitet e fundit, por kontributi i tij në punësim dhe të ardhura buxhetore nuk kanë të njëjtat proporcione.

Në një audit të fundit në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj për vitin 2022 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti një skemë të evazionit në sektorin e ndërtimit, me vlerë mbi 2 miliardë lekë, rreth 20 milionë euro. Kjo shumë është evidentuar nga kontrollet e raportimeve vetëm në pak kompani ndërtimi dhe jo në të gjithë sektorin.

Skema kishte në themel deklarime dhe fatura që zhvillonin transaksione të shitjeve poshtë çmimeve referencë të miratuara me vendime të qeverisë, pikërisht për qëllim tatimore.

KLSH vëren se si rezultat i veprimeve të kryera në kundërshtim me ligjin për procedurat tatimore, për tatimin mbi të ardhurat, për tatimin mbi vlerën e shtuar janë konstatuar efekte negative në grumbullimin e të ardhurave buxhetore të shumës prej 2,024,711 mijë lekë, konkretisht si pasojë e faturimeve të situacioneve të punimeve ndërtimore poshtë nivelit të përcaktuar në Entit Kombëtar të Banesave.

Lexo edhe:

Rama i merr të gjitha për vete, tani edhe lejet e ndërtimit mbi 6 kate

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

Ky detyrim është krijuar, si pasojë e mangësive në inventar, shitjeve pa faturë tatimore, kreditim i gabuar i TVSH-së së karburantit, zbatimit të gabuar të koeficientit të rregullimit të TVSH-së, shitjeve të objekteve ndërtimore poshtë çmimit të referencës të përcaktuar.

Gjithashtu në raportet e kontrollit në vend kanë rezultuar pasaktësi në transaksionet me ortakun të kryera në kundërshtim me parimet dhe kushtet e tregut duke mos aplikuar norma interesi, dhe me mos njohjen si të ardhur të parapagimeve për shitjet e njësive të banimit, të cilat janë të pajisura me certifikatë shfrytëzimi, po pa kalim titulli të pronësisë.

Legjislacioni aktual në fushën e ndërtimit e ka të qartë detyrimin për respektimin e kostos minimale fiskale, çmimit minimal fiskal dhe fitimit minimal fiskal sipas përcaktimeve të bëra në nenin 20 “Punimet e ndërtimit, kryerja e procesit të ndërtimit, si dhe të mirëmbajtjes”.

Sakaq udhëzimi i ministrit të Financave i vitit 2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” është detyruese për kryerjen e vlerësimeve alternative, për të cilën nga DPT është mbajtur qëndrim jo ligjor dhe në tejkalim të kompetencave dhe detyrave funksionale, vëren KLSH-ja

Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkoi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të merren masa të menjëhershme për përcaktimin e efekteve të vlerësimeve alternative të munguara me pasojë ne të ardhurat tatimore ne , si dhe në vijimësi, të ndjekë zbatimin e përcaktimeve ligjore në lidhje me respektimin e kostos minimale fiskale, çmimit minimal fiskal dhe fitimit minimal fiskal në sektorin e ndërtimit./Monitor

Etiketa: cmimet referenceDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveDrejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenjekonomiklshndertimesektori i ndertimitskeme evazioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i merr të gjitha për vete, tani edhe lejet e ndërtimit mbi 6 kate

12:34 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vetingu ndaj ish-gjyqtares Majlinda Andrea, ekspozon mosveprimin e ILD e KLGJ për shkarkimin e saj

17:38 : 21/07/2025
AKTUALITET

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

12:10 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Pronari i bujtinës në Theth e pranon: U kam dhënë 5 milionë lekë ryshfet policëve!

22:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

Nga fjala e burrit tek fadromat e shtetit/ Si i mashtroi Rama banorët e Thethit

17:36 : 12/07/2025
Para

Raporti i Brukselit për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim serioz

TË GJITHA

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

21:55 : 25/07/2025

Zjarri shkrumboi në tre fshatra në Delvinë, banori: Zjarrfikësja nuk kishte ujë

21:54 : 25/07/2025

Takim në Skoci, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të diskutojnë tarifat tregtare BE-SHBA

21:43 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com