• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirana po bëhet qytet i pajetueshëm

19:39 : 03/11/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Ola Xama

Nuk po tentoj fare të mat se sa minuta shi ra dhe me çfarë intensiteti. Tirana ka kohë që po kthehet në një qytet që pritet nga momenti në moment të kolapsojë.

Në një ditë të zakonshme të duhen minimalisht 3 orë të shkosh në punë dhe të kthehesh në shtëpi. Sheshe publike nuk ka. Shërbimet komunitare për fëmijët dhe të rriturit: kopshtet, shkollat, spitalet janë larg.

Transporti publik të shndërron në ‘sardele’ dhe as të kursen kohë. Parkimet publike janë me pikatore dhe ato pak vende ë i jepen bizneseve që paguajnë kontratë vjetore. A thua se shteti është biznes që mendon si të rritë fitimin dhe jo si rregullator që ka për detyrë të zgjidhë problemin!

Tirana nuk përmbytet se ka stuhi shiu, por sepse sheshet që më parë kishin kolektorë u prishën për të bërë pallate. Përmbytet se të njëjtat tubacione shkarkimi që më parë përdoreshin nga 700 mijë banorë, sot po përdoren nga 900 mijë dhe askush nuk ka vrarë mendjen të investojë.

Lexo edhe:

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana dhe Athina nën valën e 143 ditëve të nxehta

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

Tirana përmbytet se nuk ka pemë, që përveç ajrit të pastër për banorët, kur ka shira, përthithin ujin nga nëntoka dhe ulin mundësinë e përmbytjeve.

Tirana po kolapson si qytet sepse e ka gllabëruar ndërtimi, ndërtimi i parave të pista që mbajnë 300 mijë apartamente bosh në të gjithë Shqipërinë.

Shumë dritëshkurtër të gjithë, mendojnë si të zgjidhin hallin që kanë sot për sot, disa të pastojnë paratë, disa të marrin ndonjë shtëpi e ca të tjerë të fitojnë te lejet. Po nesër ç’do të bëni me këto, ku do t’i shisni?

Po pse kështu zhvillohet qyteti, mblidhi 1 milion banorë dhe jepi më pak rrugë se kur ishin 500 mijë, jepi më pak shërbime, jepi më pak parqe, vidhi qindra orë? Kështu zgjerohet qyteti, futi të gjithë në një rreth dhe për vete jeto jashtë tij, e kur të bie rruga të shkosh në punë e çan trafikun me eskortë?

Tirana ka kolapsuar si qytet në funksionalitetin e tij. Është bërë praktikisht i pajetueshëm. Gjysma e ditës tonë konsumohet nga vonesat që na shkakton qyteti. Tani po presin që të kolapsojë dhe ekonomikisht që të binden.
Ju lutem, reflektoni!

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: Ola xamatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Stina e verës në Evropë po zgjatet, Tirana dhe Athina nën valën e 143 ditëve të nxehta

14:23 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kaosi me ndërtimet në Tiranë, eksperti: Ose financohen nga paratë e krimit ose nuk ka logjikë ekonomike

16:15 : 02/07/2025
AKTUALITET

“Të vdekurit pranë plehrave”/ Xama: Inceneratori fantazmë shkakton kaos në Landfillin e Sharrës

17:42 : 24/06/2025
AKTUALITET

“56 mijë apartamente bosh në Tiranë”/ Xama: Krimi pastron para në ndërtim, hyjnë nga sektori i kleringut

16:23 : 19/06/2025
AKTUALITET

Dogjani-socialistëve: E keni kthyer Tiranën në një geto betoni, ku ligjin e bën i forti

16:51 : 16/06/2025
AKTUALITET

Celibashi: Rinumërimi i votave për Tiranën e Fierin do bëhet nga stafi i KQZ, ja se kur do nisë

10:33 : 10/06/2025
Para

Panik në ajër, avioni i linjës Tiranë-Bolonja bën ulje të detyruar në Bari

TË GJITHA

Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

10:41 : 07/07/2025

“Krime të rënda dhe të dhunshme”, detaje nga arrestimi i Noizy-t në Zvicër

10:35 : 07/07/2025

Berisha në SPAK: Ja shënimi që i lashë Altin Troplinit, është peng i verbër i Ramës dhe Manjës

10:31 : 07/07/2025

10-fishohen kostot e prodhimit në bujqësi, perimet dhe blegtoria kryesojnë

10:15 : 07/07/2025

Dogji një sipërfaqe toke dhe rrezikoi një karburant, arrestohet 34-vjeçari

10:15 : 07/07/2025

Në gjendje të rëndë prej ditësh, ndërron jetë gruaja që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Lezhë

10:10 : 07/07/2025

Sherr për një borxh/ 30-vjeçari plagos me thikë dy vëllezërit e tij në Paskuqan

10:02 : 07/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com