• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjykata ruse refuzon ankimimin, mbetet në paraburgim gazetarja

20:46 : 31/10/2023
në BOTA

Gjykata Supreme e Republikës ruse të Tatarstanit ia ka hedhur poshtë ankesën gazetares së Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, kundër paraburgimit paragjyqësor nën akuzat se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, të cilat ajo i mohon.

Seanca dëgjimore u mbajt më 31 tetor mbrapa dyerve të mbyllura, ndërsa Kurmasheva mori pjesë përmes një video-lidhjeje nga një qendër e paraburgimit në kryeqytetin e Tatarstanit, Kazan.

Avokati i Kurmashevës kërkoi masa tjera kufizuese paragjyqësore për klienten e tij, në vend të mbajtjes në paraburgim. Para një jave, Gjykata e Qarkut e Kazanit mori vendim për ta futur në paraburgim Kurmashevën deri së paku më 5 dhjetor.

Kurmasheva punon në selinë qendrore të REL-it në Pragë të Republikës Çeke në Shërbimin Tatar-Bashkir. Ajo ka dyshtetësi, amerikane dhe ruse. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare. Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dy pasaportat. Prej atëherë, ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.

Më 11 tetor, autoritetet e gjobitën Kurmashevën me 103 dollarë për dështim të regjistrimit të pasaportës së saj amerikane tek autoritetet ruse. Kurmasheva u arrestua sërish më 18 tetor nën akuzën se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj. Sipas ligjeve ruse, për një akuzë të tillë ajo mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Lexo edhe:

REL: A duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë së Kosovës pas përfundimit të mandatit?

Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me kërcënime dhe manipulime nga qelia

Komiteti Hetues tha se Kurmasheva dyshohet se a dështuar “të përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni i Federatës Ruse që të dorëzojë tek autoritetet dokumentet e nevojshme për përfshirjen në regjistrin e agjentëve të huaj”.

Kremlini ka mohuar se Moska po kryen fushatë për të ndjekur qytetarët amerikanë, por nuk ka komentuar më shumë lidhur me arrestimin e Kurmashevës. Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që arrestohet në Rusi gjatë këtij viti, gjë që ka nxitur valë të kritikave nga grupet për të drejtat e njeriut dhe politikanët.

Rusia është akuzuar se i përdor amerikanët e arrestuar për t’i këmbyer me rusët e burgosur në Shtetet e Bashkuara. Në mars të këtij viti, gazetari i Wall Street Journal, Evan Greshkovich, u arrestua nën dyshimet për spiunazh. Ai dhe gazeta ku punon kanë mohuar akuzat.

Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ato që quhen ligje për agjentë të huaj për të ndëshkuar kritikët e politikave qeveritare. Po ashtu, Moska ka shpeshtuar përdorimin e këtyre legjislacioneve për të mbyllur organizata të shoqërisë civile dhe media që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Kurmashevës./REL

Etiketa: gazetare ruseparaburgimREl

Lajme të lidhura

RAJONI

REL: A duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë së Kosovës pas përfundimit të mandatit?

15:42 : 18/04/2025
AKTUALITET

Përgjimet e Veliajt/ 13 faqe nga dosja e SPAK me kërcënime dhe manipulime nga qelia

20:03 : 06/04/2025
BOTA

REL: Policia kryen aksion në jug dhe veri të Kosovës

11:33 : 19/03/2025
BOTA

Trump po e bën Amerikën të hesht

09:34 : 19/03/2025
BOTA

Analiza e REL: A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?

08:35 : 19/03/2025
BOTA

Izraeli bombardon Gazën, Libanin dhe Sirinë, REL: Rrezikohet ndezja e luftës

10:37 : 18/03/2025
Para

Jepet alarmi në Britani dhe në Francë: Stuhia Ciaran do të godasë fort

TË GJITHA

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com