• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Financat rishikojnë indeksimin e akcizës me inflacionin, përndryshe do të rriteshin më tej çmimet e karburanteve

15:31 : 31/10/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Në janar të vitit 2022 është aplikuar indeksimi automatik i tarifave të akcizës me normën zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i për dy vitet paraardhëse, me qëllim reflektimin e rritjes së indeksit të çmimeve të konsumit të mallrave mbi nivelin e akcizës së aplikuar, si dhe parandalimin e erozionit në akciza.

Por duke qenë se dy vitet e fundit inflacioni u rrit në mënyrë jo të zakontë, një projektligj i ri vendos që indeksimi i akcizës në vlerë fikse të bëhet me inflacionin mesatar të 10 viteve të fundit duke parandaluar në këtë mënyrë një rritje tjetër të çmimeve të karburanteve me masën e inflacionit. Kështu akciza për karburantet do të indeksohet me 1.5% dhe jo me normën reale të inflacionit të dy viteve të fundit që shkon mbi 11%.

Përndryshe, nëse nuk do të bëhet ky kufizim, niveli i akcizave nga janari 2024 duhet të rritet +11,5% dhe nëse edhe në vitet në vijim inflacioni do të rezultojë në nivele mbinormale, indeksimi do të ndikojë në rritjen e çmimeve të mallrave, të tilla, si karburantet, pijet alkoolike, birra, vera etj.

Sipas Ministrisë së Financave indeksimi ligjor çdo dy vjet i tarifave të akcizës u vendos, bazuar në nivelin e inflacionit mesatar të rezultuar në 10 vitet e fundit, i cili varionte në nivelin rreth 1.7% në vit.

Qëllimi i këtij projektligji është kufizimi i nivelit të indeksimit dyvjeçar të tarifave të akcizës, si rezultat i detyrimit ligjor për indeksimin e tyre me normën zyrtare të inflacionit.

Lexo edhe:

Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Indeksimi ligjor çdo dy vjet i tarifave të akcizës u vendos, bazuar në nivelin e inflacionit mesatar të rezultuar në 10 vjetët e fundit, i cili varionte në nivelin rreth 1.7% në vit, ndryshe nivelet e akcizës për produktet e akcizueshme do të rriteshin me mesatarisht 3-3.4 %, çdo dy vjet.

Nga kjo skemë përjashtohen duhanet dhe cigaret, për të cilat, për periudhën 2022-2026 aplikohet rritje çdo vit, sipas një skedulimi të caktuar, të parashikuar në ligjin e akcizave.

Ministria e Financave sqaron se rritja e shpejtë e inflacionit në nivele “jonormale” gjatë dy-tre viteve të fundit, si një fenomen jo vetëm shqiptar, por global, që u nxit fillimisht nga pandemia Covid-19 dhe më pas nga lufta në Ukrainë, bën të nevojshëm rishikimin e skemës së rritjes. Të dyja këto ngjarje dëmtuan zinxhirët e furnizimit për disa produkte jetike, si energjia, nafta dhe ushqimet.

Kjo rritje e inflacionit, me një normë mesatare vjetore prej 7.4% në fund të vitit 2022 dhe 5.2% për periudhën janar-gusht 2023 bën të domosdoshëm kufizimin e rritjes së tarifave të akcizave për shkak të inflacionit dhe propozimin e këtij projektligji, me qëllim kufizimin e indeksimit të tarifave të akcizës brenda limiteve të një norme inflacioni të akumuluar dyvjeçare që nuk kalon 1.5%.

Gjithashtu, projektligji synon të rregullojë problematikën e hasur në zbatim nga administrata doganore, e cila duhet të aplikojë indeksimin e normave të akcizave nga 1 janari në çdo dy vjet, si rezultat i mosnjohjes së normës së inflacionit për vitin paraardhës nga data 1 janar e vitit pasardhës.

Për këtë qëllim, propozohet që për efekt të indeksimit llogaritja të përfshijë nivelin e inflacionit të vitit të dytë paraardhës dhe 9-mujorit të vitit paraardhës.

Efekti i parashikuar në buxhetin e shtetit pritet të jetë rreth 1.5 mld lekë në total, i ndarë në: 0.5 mld të ardhura nga indeksimi me 1.5% çdo dy vjet i akcizës; 0.8 mld nga kalendari i miratuar për akcizën e duhanit dhe nënprodukteve të tij; dhe 0.2 mld nga masat kufizuese në lidhje me përjashtimet nga akciza.

Etiketa: çmimetinflacionikarburantinafta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bordi cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

11:50 : 27/05/2026
AKTUALITET

Bordi vijon “ping pong”-un me çmimet e karburanteve, nafta mbetet mbi 200 lekë/litër

16:37 : 20/05/2026
AKTUALITET

Bordi i Ramës rrit çmimin, nafta e kalon sërish nivelin e 200 lekë për litër

11:23 : 16/05/2026
BOTA

Kriza në tregjet e naftës do të përkeqësohet përpara se të zbutet

09:00 : 16/05/2026
BOTA

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, shkon në 105 dollarë për fuçi!

14:40 : 12/05/2026
Para

Izraeli kundërshton thirrjet për armëpushim, ushtria depërton më thellë në Gazë

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom