• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nik Gjeloshaj jep dorëheqjen si kryetar i komunës së Tuzit, pritet të jetë zv.kryeministër i Malit të Zi

10:16 : 30/10/2023
në RAJONI

Ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të komunës së Tuzit, kryetari i “Forumit Shqiptar”, Nik Gjeloshaj.

Ky akt vjen pasi me betimin e qeverisë së re, ai do të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, si dhe do të mbajë njëkohësisht edhe postin e ministrit të Ekonomisë. Shqiptarët në total do të kenë 3 ministri. Fatmir Gjeka, ministër i Pakicave dhe Marash Dukaj, ministër i administratës publike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjeloshaj ka njoftuar dhe përfundimin e rrugëtimit të tij në krye të komunës së Tuzit. Ai ka falenderuar qytetarët dhe bashkëpunëtorët për punën e kryer gjatë 55 muajve që ai ishte në krye të kësaj komune

“Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi. Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë. Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne.

Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit! Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë. Të gjithë këto punë të mira që bëmë sëbashku në 55 muaj, e kanë bërë Malësinë më dinjitoze. Dhe ju premtoj që edhe me drejtimin e ri të Komunës tonë, do vijojë e njëjta filozofi pune dhe përkushtimi! Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto 55 muaj si drejtues të Komunës së Tuzit, ishin elementë thelbësorë që mundësuan edhe rezultatin historik në zgjedhjet e Qershorit për Forumin Shqiptar, rezultat i cili na ngarkon me më shumë përgjegjësi për të bërë më shumë punë jo vetëm për Tuzin, por për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.

Lexo edhe:

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

Ura mbi Bunë peng i burokracive

Unë sigurisht që nuk jam i mjaftuar me punën e bërë në Tuz, sepse e di që ka edhe shumë punë përpara dhe pikërisht për këtë arsye, unë kam vendosur të marr përgjegjësinë që na ngarkuan qytetarët për tu bashkuar në qeveri dhe për të bërë shumë më shumë punë për Tuzin dhe për të gjitha komunat shqiptare dhe shtetin e Malit të Zi.

Ky ishte një vendim i vështirë për mua, sepse emocionalisht Tuzi dhe skuadra e komunës tonë janë shumë të shtrenjta për mua, por, ishte momenti për të parë përtej vetes dhe për të marrë përgjegjësi që tu shërbejmë të gjithë shqiptarëve!

Jam i vetëdijshëm për sfidat që na presin, sepse siç thashë, kjo është një maratonë për të punuar dhe zhvilluar Malësinë dhe shqiptaret! Rrugëtimi do të jetë sfidues, por përpjekja ime do të jetë maksimale për t’i qëndruar fjalës së dhënë!

Dhe këtë do ta bëj me mish e me shpirt siç e kam bërë në Komunën e Tuzit. Nuk mund ta mbyll këtë komunikim me ju pa shprehur disa falenderime shumë të përzemërta. Falemindërit të gjithë qytetarëve të Tuzit për besimin dhe ndjesë për çdo punë të pakryer, por me besoni që kam bërë më të mirën që kam mundur dhe ditur! Faleminderit super skuadrës së Komunës për punën dhe përkushtimin! Pa ju nuk do mund tia dilja! Faleminderit diasporës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Malësisë! Jeni oksigjeni ynë! Kjo është thjeshtë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë, sepse, punën që kemi nisur do ta vijojmë tanimë me praninë në qeverinë e re!”-shkruan Nik Gjeloshaj në rrjetet sociale.

Etiketa: mali i ziminister ekonomieNik Gjeloshajzv.kryeminister“Forumit Shqiptar”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dezinformimi tërheq klikime, faktet ndërtojnë besimin

19:59 : 26/06/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë peng i burokracive

16:32 : 17/06/2025
BOTA

Analiza: Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

15:46 : 16/06/2025
BOTA

Serbia: Jemi të shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës

20:14 : 12/06/2025
BOTA

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

19:10 : 12/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
Para

Gjendet e vdekur një grua në Lushnje, çfarë dyshon policia

TË GJITHA

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025

Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

09:03 : 29/06/2025

Irani dhe Izraeli raportuan vde*jen e tij, zyrtari i lartë iranian shfaqet me bastun

09:00 : 29/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri

08:48 : 29/06/2025

SHBA/ Senati jep dritën jeshile për debatin mbi projektligjin të shpenzimeve të Trump

08:45 : 29/06/2025

Lëvizje surprizë/ U largua nga Tirana, Përgjoni kalon te rivalët e Superiores

08:33 : 29/06/2025

Këmbimi valutor! Euro në pikiatë, çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

08:33 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com