• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Netanyahu: Izraeli ka filluar fazën e dytë të luftës në Gazë

08:05 : 29/10/2023
në BOTA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu tha të shtunën se forcat izraelite kanë filluar fazën e dytë të luftës në Gazë, ndërsa vazhdojnë trysninë kundër militantëve të Hamasit me operacione tokësore.

Popullata e rrethuar e Gazës nuk ka asnjë komunikim me botën e jashtme pasi avionët izraelitë vazhduan bombardimet dhe ushtria izraelite tha se po përgatitej për ofensivën nga toka kundër militantëve të Hamasit.

Duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, kryeministri Netanyahu paralajmëroi se lufta do të ishte e gjatë dhe e vështirë dhe përsëriti apelin e Izraelit drejtuar civilëve palestinezë për t’u evakuuar nga pjesa veriore e Rripit të Gazës, ku Izraeli ka përqendruar sulmin.

Ai premtoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për të shpëtuar më shumë se 200 pengjet që janë rrëmbyer nga Hamasi.

Lexo edhe:

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

Putini i hapur për dialog, por me kushte

“Kjo është faza e dytë e luftës, objektivat e së cilës janë të qarta – të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe të kthejë pengjet në shtëpitë e tyre,” u tha zoti Netanyahu gazetarëve.

Izraeli ka izoluar dhe bombarduar Gazën për tre javë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor që shkaktoi vdekjen e 1400 izraelitëve në ditën më vdekjeprurëse të historisë 75-vjeçare të vendit.

Vendet perëndimore në përgjithësi kanë mbështetur atë që ata thonë se është e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje, por ka pasur shqetësime në rritje ndërkombëtare lidhur me numrin e bombardimeve dhe thirrje për një pauzë për të lejuar ndihmat të hyjnë në Gazë.

Autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës, me 2.3 milionë banorë, nën kontrollin e Hamasit, thonë se 7,650 palestinezë janë vrarë në fushatën e Izraelit për të zhdukur militantët.

Shumë ndërtesa janë kthyer në rrënoja dhe banorët e Gazës kanë mungesa në ushqime, ujë, karburant dhe ilaçe. Gjendja e tyre u përkeqësua të premten në mbrëmje, kur shërbimet telefonike dhe interneti u ndërprenë – pasuar nga bombardime të fuqishme gjatë natës.

Megjithëse nuk kishte shenja për një ndërhyrje masive, Izraeli tha se trupat e dërguara në Gaza të premten në mbrëmje vazhdonin të ishin në terren, duke vënë në shënjestër infrastrukturën, përfshirë rrjetin e gjerë të tuneleve të ndërtuar nga Hamasi./voa

Etiketa: Gazahamasizraellufte

Lajme të lidhura

BOTA

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026
BOTA

Putini i hapur për dialog, por me kushte

10:52 : 05/06/2026
BOTA

Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

15:55 : 04/06/2026
BOTA

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Regjistrimet e makinave bien edhe në maj, lufta frenon importet nga Koreja e Jugut dhe Kina

10:29 : 03/06/2026
BOTA

Ukrainasit përballen me pasojat e sulmeve masive ruse

15:14 : 02/06/2026
Para

Ku janë studentët shqiptarë?!

TË GJITHA

Takimi kthehet në monolog/ Rama ndërpret qytetarët dhe i ironizon për pamjen: Po nga pantallonat e kuptova…

19:54 : 05/06/2026

Jo vetëm Zvërnecit, Rama: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit!

19:44 : 05/06/2026

Aktori Malkaj thirrje Ramës: Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti!

19:35 : 05/06/2026

Ndërpritet protesta në Tiranë, vajza e mitur humb mes turmës

19:21 : 05/06/2026

Bizneset ‘i vënë kyçin’ derës: Jemi në protestë

19:11 : 05/06/2026

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

19:05 : 05/06/2026

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet giriş