• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkup, debate për zgjedhjet e pritshme parlamentare dhe presidenciale

22:01 : 28/10/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Opozita maqedonase kërkon që zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të mbahen së bashku me zgjedhjet presidenciale, por për këtë nuk po mund të bien dakord me qeverinë. Opozita thotë se një datë e përbashkët do të ulte shpenzimet e procesit, por qeveria thekson se duhet respektuar Kodin zgjedhor, megjithëse nuk e përjashton mundësinë për mbajtjen në datën e njëjtë të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Ndërkohë, për partitë shqiptare kjo nuk paraqet ndonjë problem, megjithëse opozita shqiptare ka disa kushte.

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut po kërkojnë një zgjidhje lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale sa i takon një date për mbajtjen e tyre, ndërkohë që opozita maqedonase nuk ngul këmbë më për zgjedhje të parakohshme. Kjo e fundit tani kërkon që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen në një ditë me arsyetimin për t’iu shmangur shpenzimeve të panevojshme prej miliona eurove. Zgjedhjet e rregullta janë në pranverë të vitit që vjen.

Ndërkohë, drejtuesi opozitar, Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së dëshiron që me çdo kusht zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku, ndërsa akuzon rivalin e tij politik, kryeministrin dhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski se “nuk është në gjendje të ulet me partnerët e tij dhe të caktojë datën për këto zgjedhje”.

“Le të shkruajë në letër një datë të pranueshme për të dhe si do që të vendosë, ne do ta pranojmë atë, qoftë edhe afër festave të mëdha fetare të Ramazanit dhe Pashkëve”, tha zoti Mickovski.

Lexo edhe:

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Nga ana tjetër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për çësjhtjen e datës së përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale duhet të ketë një marrëveshje dhe se VMRO-ja duhet të dërgojë përfaqësuesin e saj në grupin e punës që aktualisht po diskuton për Kodin zgjedhor në Ministrinë e Drejtësisë.

“Vetëm VMRO-DPMNE-ja nuk ka deleguar përfaqësuesin e saj dhe nuk mundet një ose dy parti të vendosin për një proces ku bëjnë pjesë tridhjetë parti”, tha zoti Kovaçevski.

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka lënë të kuptohet se raundi i parë i zgjedhjeve presideciale duhet të mbahet jo më herët se data 14 mars dhe raundi i dytë jo më vonë se data 8 maj; ndërkohë që për zgjedhjet parlamentare thotë se “janë një çështje tjetër për çka ka ende kohë”. Ai pret nga drejtuesit e partive politike që ta njoftojnë deri para fundit të vitit nëse do të kenë arritur një konsensus për datat e zgjedhjeve.

Opozita shqiptare nga ana tjetër, çështjen e zgjedhjeve të përbashkëta e lidh me ndryshimet kushtetuese për çka ka disa kushte:

“Kushti i parë ka të bëjë me rrugëtimin drejt BE-së. Dhe për këtë ne nuk do të kemi asnjë kompromis. Kushti i dytë ka të bëjë me amendamentin kushtetues për mosvjetrimin e rasteve gjyqësore mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Ne do të bëjmë ç’mos që atë amendament ta vendosim në Kushtetutë dhe njerëzit e emëruar në detyra zyrtare të mos mund të pasurohen në kurriz të qytetarëve. Dhe kushti i tretë ka të bëjë me formulimin ofendues të gjuhës shqipe (20%)”, thotë Afrim Gashi, kryetar i partisë Alternativa.

Ndërkohë, lidhur me ndryshimet kushtetuese ku duhet duhet të përfshihet pakica bullgare, intensiteti i debateve duket se ka rwnë edhepse opozita maqedonase vazhdon të mbajë qëndrimin kundërshtues për këto ndryshime, të cilat paraqesin kusht për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian./VOA

Etiketa: shkupzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025
AKTUALITET

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

PD kërkoi pavlefshmëri të rezultatit në Qarkun e Kukësit, KAS rrëzon kërkesën

10:15 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS jep nesër vendimin për Kukësin! Fieri dhe Durrësi shtyhen për javën e ardhshme

21:20 : 04/06/2025
Para

SHBA, Mike Pence tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com