• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi ndaj Berishës, avokatët braktisin seancën, gjykata bën lëvizjen e papritur

16:56 : 25/10/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure seancën me dyer të mbyllura për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.

Pas dy orëve seanca është ndërprerë, pasi avokatët e Sali Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur gjyqin me argumentin se gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin duke mos pranuar kërkesën e tyre për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Pas daljes nga salla në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha se u kërkua që të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese vendimi për caktimin e kufizimeve ndaj Sali Berishës, por kjo nuk është pranuar.

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj: “Ne u paraqitëm sot në seancë, siç e dini kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqares dhe sot kemi bërë kërkesë që të na japin dhe procerverbalin audio dhe gjyqësor si pjesë të provave për të kompletuar praktikën dhe depozitimin e kërkesës në sekretarinë gjyqësore.

Kemi kërkuar që gjykata të na japë një kopje të akteve që Gjykata pretendon se e ka vendosur dje, dhe pa u njohur me aktet merr vendim që të vazhdojë seancën. Kemi kërkuar që Gjykata të marrë iniciativën dhe të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim çështjen e kufizimit apo heqjes së lirisë, që justifikon mosdërgimin e kërkesës përcaktimit masës së sigurisë, dhe masat që janë marrë Gjykata mori vendim për ta rrëzuar këtë kërkesën tonë dhe ne morëm vendim që të largohemi”

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

Sakaq GJKKO në një deklaratë për mediat sqaron formën se si u zhvillua seanca ndërsa njofton se ka vendosur të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar procedurën. Avokati kryesisht i seancave në vijim do të jetë Artan Simoni.

“Nga ana e mbrojtësve u parashtruan 2 kërkesa, e konkretisht: Për vënien në dispozicion të kopjeve së akteve të hetimeve paraprake të depozituara nga ana e organit procedues, CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj si dhe njëherazi kërkuan dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës,” – informon GJKKO.

Kjo e fundit bën me dije se ka pranuar kërkesën për vënien në dispozicion të CD-audio të seancës së shkuar gjyqësore dhe transkriptimin e saj, kundrejt tarifave respektive, por ka rrëzuar kërkesën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për gjykim incidental, lidhur me interpretimin e nenit 73, pika 2 të Kushtetutës.

 “Pas marrjes së mendimit të prokurorëve, në kushtet që 2 avokatët e zgjedhur nga ana e të hetuarit Sali Berisha, av.Sokol Mëngjesi dhe av.Genc Gjokutaj  u larguan nga salla e gjyqit, bazuar në nenin 6, 48 dhe 248 të K.Pr.Penale, gjykata vendosi të caktojë kryesisht avokatin Artan Simoni, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, në mbrojtje të interesave të ligjshme të të hetuarit Sali Berisha,” – informoi GJKKO.

Njoftimi i GJKKO

Po kush është avokati Artan Simoni?

Artan Simonin, u caktua nga Gjykata të përfaqësojë Berishën në seancë pas largimit të Gjokutajt dhe Mëngjesit. Por në rrjetet sociale para disa ditësh Artan Simoni shfaqet hapur kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi “misterioz” në rrjete sociale Simoni sulmonte hapur Berishën, teksa shkruante:

“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?!”.

Referuar këtij postimi, Gjokutaj, është shprehur se ky është avokati i caktuar nga GJKKO dhe Rama.

Kujtojmë që edhe një ditë më parë u shty sërish seanca për ish-kryeministrit Berisha, pasi avokatët e cilësuan të paligjshme masën, si dhe paditën në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka.

Edhe seanca e sotme gjyqësore është shoqëruar me debate të forta mes prokurorëve të SPAK dhe avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët e kanë cilësuar shkelje të Kushtetutës për masën e dhënë ndaj ish-kreut të qeverisë.

Etiketa: dosja pastizaniGJKKOSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
Para

Sfida e Ballkanit në Conference League, Ilir Daja: Pa presion dhe stres ndaj Astanës

TË GJITHA

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com