Vazhdon alarmi terrorizmit në Romë, pas një letre anonime të mbërritur në Ambasadën e Tunizisë.
Qëndra lluksoze tregtare “Rinascente” në qëndër të Romës është evakuar pak çaste më parë nga policia italiane pas një telefonae që lajmëronte vënien e një bombe në ambientet e saj.
Të gjithë punonjësit e klientët janë larguar nga godina.
Zona përreth është rrethuar dhe punonjësit e policisë shkencore po kontrollojnë gjithcka.