Ndeshjet e tetorit sollën edhe skuadrat e para që siguruan matematikisht biletën për në Euro 2024. Kompeticion ku deri më tani kanë të siguruar prezencën 8 skuadra. Duke nisur natyrisht nga Gjermania.
3 herë fituesit e Europianit mikpresin kompeticionin për herë të parë që nga bashkimi i Gjermanisë dhe kanë të garantuar vendin pa marrë pjesë në kualifikuese. Skuadrës së Nagelsmann ju janë bashkuar dhe skuadra të tjera, duke nisur nga:
AUSTRIA
Mposhti Azarbajxhanin më 16 tetor duke siguruar kualifikimin nga grupi F bashkë me Belgjikën. Për herë të tretë radhazi dhe për të katërtën në histori. Trajneri i tyre Ralf Ragnick është gjerman dhe shumica e skuadrës së tij luan në Bundesliga.
BELGJIKA
Mposhtën rivalët e tyre kryesorë në grupin F, Austrinë 3-2 në 13 tetor për të konfirmuar vendin e tyre në europianin e tretë radhazi për ta nën drejtimin e italo-gjermanit Domenico Tedesco. Belgjika ka qenë cerekfinaliste në dy Europianët e fundit, por dështuan të kalonin fazën e grupeve në Botërorin e 2022.
ANGLIA
U kualifikua në finalet e Europianit për herë të 9 në 10 edicionet e fundit të këtij turneu, pas fitores 3-1 ndaj Italisë në Wembley. Trajneri Gareth Southgate shpreson t’i ecë më mirë se herën e fundit, kur “Tre Luanët” humbën finalen e Euro 2020. Pikërisht ndaj Italisë në Wembley.
FRANCA
Dy herë fituesit e kompeticionit nuk mungojnë në një fazë finale Europiani që nga 1988. Mikpritës në 2016 kur humbën ndaj Portugalisë në finale, Les Bleus drejtohen nga Didier Deschamps që nga 2012. Ata u kualifikuan me fitoren 0-2 ndaj Holandës më 13 tetor.
PORTUGALIA
Kaloi rivalët kryesorë të grupit J, Sllovakinë 3-2 më 13 tetor për të siguruar finalet e para të Europianit nën drejtimin e trajnerit të ri Roberto Martinez. Nëse përzgjidhet, Cristiano Ronaldo do të marrë pjesë për herë të 6-të në një kampionat Europian në Gjermani. Ai gjithashtu mban rekordin si lojtari me më shumë gola, 14. Dhe më shumë prezenca, 25 në këtë turne.
SKOCIA
Skuadra e Steve Clarke u konfirmua ndër finalistët, pasi Norvegjia nuk mori tri pikë në shtëpi ndaj Spanjës më 15 tetor. Skocia kualifikohet për herë të dytë radhazi në Europian, ndërkohë që në të tri prezencat e saj në këtë kompeticion është eleminuar që në fazën e grupeve. Ishullorët nuk fitojnë një ndeshje në fazën finale të kompeticionit që nga Euro 96.
SPANJA
Vetëm Gjermania ka marrë pjesë më shumë herë në një kampionat Europian se iberikët, që u kualifikuan për herë të 12 në këtë turne pasi mposhtën Norvegjinë 1-0 në Oslo më 15 tetor. Skuadra e Luis de la Fuente kërkon rekordin duke e fituar trofeun për herë të katërt në Gjermani, pasi ata aktualisht janë barazim me 3 Kupa Europe me vendin mikpritës.
TURQIA
Siguroi Europianin e tretë radhazi pasi u imponua 4-0 në shtëpi me Letoninë më 15 tetor. Ata janë eleminuar që në fazën e grupeve në dy paraqitjet e fundit, por shkuan deri në gjysëmfinale në 2008 kur humbën 3-2 në një sfidë “thriller” me Gjermaninë.