Klajda Gjosha shprehet se Samiti i së hënës duhet të shfrytëzohet nga politika për të thithur sa më shumë fonde nga Bashkimi evropian.
“Është një mesazh që Samiti zhvillohet në Tiranë pasi Shqipëria nuk ka konflikte siç kanë vendete tjera të rajonit dhe BE e ka vlerësuar këtë. Populli shqiptar ka qenë gjithmonë mbështetës i procesit të integrimit. Nuk e di se sa hapësirë do të ketë Greqia për të diskutuar çështjet e saj të brendshme, ose çështjet me Greqinë, që nuk besoj se do të jetë momenti për këtë.
Ajo që është e rëndësishme që Shqipëria duhet të shfrytëzojë është se ato fonde që do të vihen në tryezë gjatë ditës së nesërme, do të duhet me të gjithë kapacitetet e saj të mundohet të thith sa më shumë fonde. Kjo do të ishte kryesorja dhe parësorja ditën e nesërme. Mendoj se është moment shumë i mirë për të diskutuar dhe për procesin e anëtarësimit. Duhet të gjendet një mënyrë se si duhet të ndërthuret procesi i anëtarësimit me tryezën e procesit të Berlinit. Është një moment kyç që Tirana mund të marrë dhe ndonjë lloj lidershipi në propozime të ndryshme që mund të hidhen nesër në tryezë”. tha Gjosha.