• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompania fantazmë e ‘Tigrave 1 dhe 3’ që do t’u zhvasë shqiptarëve, 300 milionë euro

22:04 : 13/10/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Pasi për disa javë me radhe, kemi numëruar disa nga faktet e megaskandalit të dy anijeve gjenerator, që nga qiraja absurde që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit plot 64 milion dollarë, e deri tek kompanitë offshore me të cilat KESH ka lidhur kontratë, na ka mbetur diçka e rëndësishme për të kuptuar në lidhje me Exelerate Renco, kompania e cila do të administrojë këtë kontratë miliona euroshe. Ku janë zyrat e kësaj kompanie e cila u formua në Prill të vitit 2022, si bashkim mes italianes ‘Renco SPA’ dhe ‘Exelerate Holding Albania’, e cila do të administrojë rreth 300 milionë dollarë nga taksat tona falë zemërgjerësisë së KESH.

Për te mësuar diçka, fillimisht hapim adresën zyrtare të kompanisë, në të cilën është publikuar numri i telefonit dhe provojmë t’i kontaktojmë. Pasi marrim adresën, nisemi për të verifikuar nëse ajo çfarë na u tha, është e saktë.

Por me të mbërritur, kuptojmë se ‘Exlerate Renco’ nuk ka asnjë zyrë në këto ambiente. Përkundrazi, atje ndodhet vetëm zyra ligjore ‘Boga Asociated’ e cila mesa duket, mes shumë kompanive, përfaqëson edhe ‘Exelerate Renco’. Me të drejtë, përfaqësuesja e Boga Asociated, nuk dha asnjë informacion për kompaninë për të cilën ne u interesuam, por në kartvizitën e studios ligjore që na dha, për çudi është i publikuar i njëjti numër me atë që ka depozituar ‘Exelerate Renco’ në QKB.

E njëjta gjë ndodh edhe me adresën e-mail të ‘Exelerate Renco’ të depozituar në QKB, e cila gjithashtu është e atashuar me studion ligjore ‘Boga Asociated’. Në këtë histori mund të mos ketë asgjë të paligjshme, por kur kemi të bëjmë me një kompani që do të paguhet disa qindra miliona euro nga shqiptarët, ngjan absurde që të mos ketë kontakte zyrtare të saj tëpublikuara në internet.

Dhe këtu disa dyshime lindin! Por sidoqoftë, le të mundohemi të gjejmë zyrat, nëpërmjet adresës së publikuar. Gjë që nuk ishte aspak e vështirë, deri ne momentin e përballjes me personat që gjetëm atje.

Lexo edhe:

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

Nuk mund të vihet ne dyshim se individët mund të jenë të punësuar nga kompania italiane ‘Renco’, por ama, ngjan qesharake kur pretendojnë se nuk kanë asnjë informacion për ‘Exelerate Renco’. Për më tepër që bazuar në adresën e publikuar në QKB, kjo kompani e themeluar mes ‘Exelerate Holding Albania’ dhe ‘Rencos’ italiane, është në të njëjtin ambient. Madje edhe vetë ‘Exelerate Holding Albania’ sipas QKB, rezulton në të njëjtin ambient. A nuk ju ngjan e dëgjuar kjo histori e strehimit të disa kompanive të lidhura me njëra-tjetrën, nën një zyrë të vetme?

Si rasti i kompanive të lidhura me skandalin e inceneratorëve, të gjitha në një ambient në qendër të bllokut në Tiranë? Dhe fundi i kësaj historie, dihet fare mirë se cili ishte. Nuk u kuptua shume qartë tendenca e punonjësve për ta fshehur faktin e bashkëjetesës së tre kompanive në një zyrë. Por ajo që kuptuam është se në Shqipëri kemi ‘Exelerate Renco’, një kompani qe nuk ka një zyre te saj, një adresë emaili të saj, një numër telefoni të saj, dhe KESH-i, me shume zemërgjerësi pritet ti japë në administrim mbi 300 milion euro…. nga paratë tona.

Etiketa: ballukuelektrikeenergjiTigrave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025
AKTUALITET

870 milionë euro për të “zëvendësuar” portin që iu fal Alabarit, rrugët e Shqipërisë në harresë

10:27 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bledian Dalipi i OSSH, 2.2 mln pa garë Bert Zykës, por Berati e Kuçova në krizë për drita

12:17 : 10/07/2025
AKTUALITET

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

18:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

I kërcënoi me shkarkime/ Rama mbërrin në bashkinë e Fierit (VIDEO)

16:14 : 08/07/2025
Para

Shefi i OKB-së: Edhe luftërat kanë rregulla

TË GJITHA

Dhurata e DSHQ-së për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025

Peng i vizës shqiptare, sulmuesi i Tiranës ngec në Afrikë

16:25 : 22/07/2025

Trafik droge nga Siria drejt BE-së/ GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur

16:23 : 22/07/2025

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

15:53 : 22/07/2025

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com